Kanë kaluar tashmë 5 vite që kur Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Serbisë në Beograd, në vitin 2020, e botoi dhe e shpërndau nëpër botë librin serb në anglisht me titull “Gjenocidi shqiptar ndaj serbëve në shekullin e 20-të” – Albanski genocid nad sërbima u 20 veku, libër fund e krye me gënjeshtra dhe falsifikime ekstreme e të turpshme të fakteve dhe dëshmive historike.
Dihet qartësisht se hordhitë e egra serbe nga Karpatet erdhën në Ballkan në shekullin e gjashtë dhe u vendosën në rajonin e Beogradit të sotëm, që asokohe ishte nën Mbretërinë Ilire.
Këto hordhi të egra serbe, përplot me egërsi bishash, filluan ta shtrijnë territorin në trojet ilire me luftëra e gjenocide të tmerrshme ndaj ilirëve, paraardhësve të vetëm të shqiptarëve, por më vonë edhe në trojet e tjera shqiptare.
Ky libër serb, përplot me rrena e falsifikime të historisë, i shpërndarë nëpër botë, me siguri e ka arritur efektin e tij mashtrues diplomatik serb ndaj shqiptarëve autoktonë e fisnikë, sepse ata që u ka rënë në dorë dhe e kanë lexuar këtë libër skandaloz, nuk kanë pasur rastin ta lexojnë librin “Gjenocidet shekullore serbe ndaj shqiptarëve”. Përkundër disa shkrimeve tona sugjeruese, këtij libri gënjeshtar serb duhet t’i përgjigjen Akademia e Prishtinës dhe ajo e Tiranës bashkërisht, fuqishëm e germë për germë, me përgatitjen, botimin dhe shpërndarjen e një libri me titull “Gjenocidet shekullore serbe ndaj shqiptarëve”, sepse gjenocidet shekullore serbe ndaj shqiptarëve janë e vërtetë historike që edhe kanë ndodhur.
Në historinë shqiptare ekzistojnë mijëra e mijëra dokumente, prova, dëshmi, argumente të pakontestueshme dhe fotografi për gjenocidet shekullore serbe ndaj shqiptarëve, por që, për fatin tonë të keq, Akademitë tona në Prishtinë dhe në Tiranë nuk e kanë realizuar një gjë të tillë për të vërtetën shqiptare, edhe sot e kësaj dite!
Të rikujtojmë se Akademia Serbe e Shkencave është luftëxitësja, kreatorja dhe skenaristja e synimeve hegjemoniste të Serbisë ndaj trojeve shqiptare dhe në Ballkan, akademi vrasëse e cila duhej ta kishte përballë, si demaskim, librin “Gjenocidet shekullore serbe ndaj shqiptarëve” si përgjigje demaskuese, argumentuese dhe frenuese shqiptare, të hartuar nga Akademia në Prishtinë dhe ajo në Tiranë, gjë që deri sot nuk e kanë pasur!
Mbarë shqiptarët e dimë se në Prishtinë dhe në Tiranë e kemi nga një akademi, të mbushur përplot me akademikë që punojnë në kushte jashtëzakonisht komode dhe me paga të majme, por nga zëri i këtyre akademive tona shqiptare nuk jemi duke dëgjuar se çka janë duke punuar tërë këta akademikë shqiptarë, të cilët vetëm po heshtin!
Do të dëshironim që nga këto dy akademi tona të informohemi publikisht, konkretisht dhe në hollësi, se çka janë duke vepruar e punuar!
Akademia në Prishtinë dhe Akademia në Tiranë po heshtin e s’po e ngrenë zërin e tyre edhe pse konsiderohen si truri kombëtar shqiptar. Nuk po dëgjohen as tani, kur Kosova është duke kaluar një situatë të vështirë politike nga brenda dhe një presion të padrejtë ndërkombëtar nga jashtë, në favor të Serbisë gjenocidale, ku një qëndrim, udhëzim apo sugjerim i drejtë nga Akademia e Kosovës apo nga Akademia e Shqipërisë do të ishte i mirëseardhur dhe shumë i dobishëm.
Akademisë së Kosovës nuk ia dëgjuam zërin as gjatë luftës çlirimtare të UÇK-së, as për keqpërdorimin e parave që mërgimtarët tanë i dërgonin për UÇK-në, as për vëllavrasjet për pushtet gjatë luftës dhe pas luftës. As për veprimtarinë e Klanit ROGNER e Klanit PRONTO. As për themelimin e Gjykatës së Krimeve të Luftës në Hagë. As për dhjetëra miliona euro që Kosova është duke i paguar për mbrojtësit e shumtë e të shtrenjtë në procesin gjyqësor në Hagë. As për fryrjen e numrit të veteranëve të luftës që tashmë ka arritur 60 mijë. As për keqpërdorimet që i kanë bërë udhëheqësit e Kosovës në 22 vitet e kaluara. As për hajnitë multimilionëshe të këtyre udhëheqësve të derisotëm të Kosovës. As për bandat kriminale serbe që vepronin në veri të Mitrovicës. As për masakrën e muajit shkurt të vitit 2000, kur bandat ilegale serbe vranë e plagosën dhjetëra shqiptarë autoktonë e të pafajshëm dhe dëbuan 15 mijë shqiptarë nga veriu i Mitrovicës, para syve të Hashim Thaçit, Agim Çekut dhe KFOR-it francez. As për protestat dhe bllokimin e rrugëve në veri të Kosovës nga bandat e armatosura ilegale serbe me urdhër të Beogradit. As për sulmin e bandave të armatosura serbe ndaj paqeruajtësve të KFOR-it, ku mbetën të plagosur më shumë se 90 paqeruajtës të KFOR-it. As për sulmin terrorist serb të organizuar nga Serbia, të udhëhequr nga kryeterroristi Millan Radojçiq te Manastiri Ortodoks Serb i Banjskës në Zveçan, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku dhe ku u konfiskua një armatim i madh ushtarak. As për faktin se serbët e veriut të Kosovës tashmë 24 vite nuk e paguajnë rrymën elektrike që e shfrytëzojnë, e që Kosovës i kushton dhjetëra miliona euro në vit.
Akademia e Kosovës nuk foli asnjë fjalë as për mbylljen e Urës së Ibrit nga KFOR-i francez. As për punën e suksesshme të Qeverisë së Albin Kurtit në katër vitet e kaluara që e shtriu sovranitetin e Kosovës edhe në veri të Kosovës, duke e vendosur euron monedhë shtetërore dhe duke e flakur dinarin serb, duke i mbyllur strukturat paralele ilegale serbe dhe duke i konfiskuar pasuritë e patundshme ilegale serbe në veri të Kosovës të krijuara me kontrabandë.
Akademia e Kosovës nuk foli asnjë fjalë as për pozitivitetin e ndërtimit të dy urave të reja mbi lumin Ibër që është duke i realizuar Qeveria në detyrë e Albin Kurtit.
Akademia e Kosovës u bë e shurdhër dhe e verbër dhe nuk e pa të arsyeshme të japë të paktën një mendim, udhëzim apo sugjerim për tejkalimin e ngërçit në konstituimin e Parlamentit të Kosovës dhe sidomos për vendimin konfuz që ditë më parë e dha Gjykata Kushtetuese e Kosovës, ku janë instaluar gjykatës e gjykatëse të Hashim Thaçit, Isa Mustafës, Ramush Haradinajt, Edi Ramës dhe Aleksandër Vuçiqit.
Akademia e Kosovës duhet ta marrë guximin e të tregojë se a është më mirë që Kosova të ketë një qeveri të pastër me në krye Albin Kurtin, apo një qeveri “uniteti” me partitë PDK, LDK, AAK dhe Listën Serbe, të dëshmuara me një të kaluar tradhtare, vëllavrasëse dhe hajnie multimilionëshe!
Akademia e Tiranës duhet të marrë guximin ta demaskojë narko-qeverinë e Edi Ramës të fituar me vjedhje të votave. Ta demaskojë Edi Ramën për veprimet e tij tradhtare, destruktive e të dëmshme ndaj Kosovës dhe për jaraninë e tij me Serbinë gjenocidale dhe me kriminelin Aleksandër Vuçiq, që synojnë ndarjen e Kosovës dhe imponojnë “Ballkanin e Hapur” për ta bërë Serbinë gjenocidale perandori të Ballkanit!
Akademia e Tiranës nuk reagoi me asnjë fjalë kur, para disa vitesh, Edi Rama si kryebashkiak i Tiranës, në shenjë respekti, ia dhuroi Çelësin e Tiranës këngëtarit çetnik antishqiptar Goran Bregoviqit. Akademia e Tiranës nuk reagoi fare kur, në Festivalin e Birrës në Korçë, para dy vitesh, Edi Rama, në cilësinë e kryeministrit, i mundësoi këngëtarit çetnik serb Goran Bregoviq të marrë pjesë në këtë festival, përkundër apeleve dhe rezistencës së miliona shqiptarëve.
Akademia e Tiranës nuk reagoi fare as për synimet e Edi Ramës për t’ia dhuruar dhjetë milje të detit Jon Greqisë. Akademia e Tiranës nuk është duke reaguar as për zbrazjen e Shqipërisë nga të rinjtë shqiptarë që migrojnë nëpër botë sepse e kanë humbur shpresën për të jetuar në Shqipëri. Akademia e Tiranës nuk ka reaguar fare as për blerjen e vajzave shqiptare për 2-3 mijë euro nga dhëndurët serbë, për t’ia shtuar natalitetin Serbisë gjenocidale dhe për ta mbushur Shqipërinë me agjentë serbë, si pasojë e këtyre martesave dhe lidhjeve familjare shqiptaro-serbe.
Akademia e Prishtinës duhet të këmbëngulë, nxisë dhe ndihmojë që Kosova sa më parë ta padisë Serbinë gjenocidale në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, ta padisë sa më parë për gjenocidin e kryer në Kosovë në vitet 1998/99.
Akademia e Tiranës duhet të këmbëngulë, nxisë dhe motivojë Qeverinë dhe Parlamentin e Shqipërisë që sa më parë të miratohet rezoluta se Serbia, në vitet 1998/99, ka kryer gjenocid në Kosovë, sepse është turp kombëtar që Parlamenti i Shqipërisë një rezolutë të tillë ende nuk e ka miratuar, për shkak të obstruksioneve të Kryeministrit Edi Rama, për të cilin më e rëndësishme është Serbia gjenocidale sesa Kosova vëllazërore shqiptare!