Demokracia në Shqipëri-një Karikaturë e Kapitalizmit Perëndimor

Opinione

Demokracia në Shqipëri-një Karikaturë e Kapitalizmit Perëndimor

Nga: Pirro Prifti Më: 12 gusht 2025 Në ora: 10:34
Pirro Prifti

Shumë e kanë analizuar se si në Shqipëri u kalua nga sistemi komunist në sistemin kapitalist perëndimor të tregëtisë dhe të konkurencës së lirë, nga ekonomia e centralizuar në ekonominë e tregut, nga diktatura në një demokraci perëndimore.

Sidoqoftë askush nuk ka analizuar se përse Ramiz Alia i ndodhur në presionin e OSBE, nën pamjet e frikëshme të vrasjes së Çausheskut, dhe nën shpërbërjen e kampit socialist- zgjodhi të realizojë pluralizmin me njerëz të besuar sipas tij por edhe me njerëz të rekomanduar nga UDB jugpsllave dhe politika greke. Shumë kush përmënd rekomandimet e Katovicës si strumbullari për të mbajtur pushtetin edhe në kapitalizëm nga klasa sunduese komuniste nëpërmjet drejtuesve komunistë, nëpërmjet ish bashkëpuntorëve të sigurimit dhe nëpërmjet ish spiunëve dhe të afërmëve të tyre. Duke vepruar kështu do të minimizohej konfliktet e përgjakshme midis `armiqve të partisë`-- pra protestuesve që kërkonin `E duam Shqipërinë si gjithë Europa`- dhe shtetit dictatorial.

Tani pas 35 vitesh shohim që nëpërmjet arkivave të komunizmit na del se shumica dërmuese e të rinjve studentë dhe pedagogë që takuan Ramiz Alinë ishin ish bashkëpuntorë të sigurimit ose AGBV me merita të veçanta në spiunimin e shokëve.

Kushdo mund të shohë pseudonimet e tyre. Interesant është fakti që të katër partitë e krijuara patën kryetarë ish bashkëpuntorë të Sigurimit ose sigurimsa të komanduar nga Ramiz Alia dhe në çdo Parti u futën si antëarë përkatës ish sigurimsa dhe ish bashkëpuntorë të sigurimit që më vonë u bënë deputetë, kryetarë të Parlamentit, ministra,, kryetarë bashkie të cilët përfshinë në organikat përkatëse militantë dhe të përndjekur politikë të cilët edhe sot e kësaj dite shumica e tyre nuk kanë kërkuar pafajësi në gjykata duke nënkuptuar se shumë nga ata nuk kanë qënë të përndjekur të vërtetë por shkelësa të ligjeve të atëhershme si hajdutë, kurvarë, vrasës, madje dhe anëtarë partie që morën kartën e të përndjekurit, duke e kthyer systemin e ri demokratik në një çorbë të vërtetë anarkie dh e cila ka penguar dhe pengon edhe sot vendosjen e nje demokracie perëndimore ku respektohet dhe zbatohet ligji. Dikur Azem Hajdari edhe ai I komanduar të të tjerët në një moment kthjellësie tha në Parlament në mënyrë alegorike se rreth 1 milion ishin spiunët bashkpuntorët e sigurimit dhe sigurimsat në Shqipëri……..

Këto manovra të Ramiz Alisë i cili detyroi edhe Byronë politike të atëhershme konservatore, që të miratonin planet e tij- me pretekstin se -- këta `do na vrasin nëse nuk veprojmë me dinakëri `- ishin një plan i studjuar jo vetëm nga Katovica porse Ramiza Alia ka qënë një bedel i UDB që nga koha e l-nac-cl, dhe se vendimet e tij të detyruara nga këto agjensi inteligjente jugosllave dhe greke për të shkatërruar jo vetëm komunizmin në Shqipëri por edhe për ta coptuar atë në të ardhmen për të krijuar- krijuar një Shqipëri totalisht të varfër, plot përplasje politike, fetare, sociale dhe kryesiht ekonomiko-financiare dhe të përcarë si etni duke krijuar artificialisht minoritete koti me nga 100 -1000 veta si grekër, egjiptianë?!, maqedonas?!, bullgarë?!, serbë?!, malazes?! etj, pasoja të presioneve të fqinjëve.

Shqipëria e viteve `90-93 ishte si një Shqipëri si e pas luftës me të katër Anarkitë që përmëndi Fan Noli për kohën e Zogollit.

Çfarë detyrash i lanë shërbimet inteligjente perëndimore dhe serbe-greke Ramiz Alisë?

-të shkatërronte të gjithë industrinë dhe bujqësinë shqiptare, Pra u shkatërruan ~530 fabrika , uzina, kombinate

-të nxirrte tërë puntorët në asistencë. Dhe ata i nxori Ramiz Alia me asistence 70%.

-të krijonte një parti opozitare kryesore që ta drejtonin ata. Ramiz Alia vendosi një spiun serb në drejtim të PD dhe plot spiunë dhe bashkëpuntorë të sigurimit në PD, PS, PSD, PPDNJ, PR, të cilat gjatë gjithë kohës së tyre e deri më sot kanë dëmtuar Shqipërinë sa herë që e kërkonin shërbimet inteligjente

-Të gënjente popullin me `çekun e bardhë` dhe Ramiz Alia vendosi një idiot në krye të Opozitës i cili nuk rreshti së propaganduari këtë hipokrizi kapitaliste, derisa e kuptoi ç`kishte bërë. Ndonjë Universitet privat përkujton këtë debil ekonomist akoma.

- të mos realizonin gjatë demokracisë së re të ashtuquajturin `Lustracion` pra largimin nga skena politike të drejtuesve komunistë, hetuesve, prokurorëve, gjykatësve, spiunëve dhe ish bashkëpuntorëve të sigurimit, tu hapeshin dosjet në mënyrë që të shiheshin veprat e tyre që kishin abuzuar me ligjin e asaj kohe, pra të mos drejtonin më ish drejtuesit e lartë, të mesëm dhe të vegjël,

Dalin disa Pyetje bazike:

Përse Shqipëria nuk ndrroi sistemin diktatorial në atë kapitalist njëlloj si vëndet e tjera të bllokut sovjetik të cilat nuk e shkatërruan ekonominë e tyre në atë farë feje si Shqipëria?

Përse ato vënde ruajtën pronën private, ruajtën industrinë dhe bujqësinë, madje lanë dhe religjionet, dhe i bënë ndryshimet gradualisht, kurse këtu ndodhi një katrahurë?

Pyetja tjetër. A ishte presioni perëndimor i njëjtë si për Shqipërinë ashtu dhe për vëndet e bllokut komunist apo për Shqipërinë u veprua ndryshe?

Pyetja tjetër, mos vallë këta drejtues të diktaturës kishin lidhje me shërbimet inteligjente të huaja sidomos me UDB serbe dhe Asfalinë greke që u shkaktua kjo katrahurë?

Pyetja tjetër: përse u vendosën në drejtim të tre pushteteve qëndrore dhe pushtetit lokal njerëz jo me integritet as professional, as meritokratik por u prish zinxhiri professional dhe kriteret e vendosura për të marrë një vënd drejtues në administrate qëndrore, lokale dhe kudo?

Pyetja e fundit : mos vallë këto pasoja ishin dëshirë e vetë shërbimeve inteligjente që të kishin një Shqipëri të pastabilizuar politikisht dhe ekonomikisht për ta copëtuar në të ardhmen?

Këto pyetje kërkojnë shkurtimisht një analizë se kush e drejtoi pushtetin dictatorial në Shqipëri gjatë 50 viteve.

Vonë mësuam se Enver Hoxha kishte një kontratë më shërbimet inteligjente engleze dhe i vetmi rast kur ai nuk i dëgjoi shërbimet inteligjente engleze ishte rasti kur i u rrezikua pushteti nga Koçi Xoxe, dhe për të mbajtur pushtetin u lidh me rusët. Me rusët pati përfitime sepse ata e ndihmuan për të forcuar politikisht pushtetin e tij por edhe ekonomikisht si dhe për të krijuar Universitetin shtetëror, Kinematografinë shqiptare, për të ndërtuar uzina dhe fabrika, për të kualifikuar në BS shumë punonjës, për të forcuar ushtrinë dhe sigurimin e shtetit, madje BS i atëhershëm e shpëtoi Shqipërinën ga zija e bukës sepse ktheu vaporin me grurë për në Egjipt dhe e solli në Shqipëri duke e shpëtuar Diktaturën nga falimentimi..

Pati një periudhë përmirësimi ekonmik dhe kulturor dhe kjo nuk duhet mohuar.

Përse themi që Diktatori ishte në shërbim të Englezëve?

Sepse Atij nuk i hyri gjëmb në këmbë kur u prish me jugosllavët në 1948, me rusët në 1961, kur doli nga traktati i Varshavës në 1968, kur u prish me Kinën aq sa dhe kryetari Mao u neverit nga pabesia e Diktatorit. Në të njëjtat raste rusët ndërhynë me tanke në Hungari në 1956, ndërhynë në Çekosllovaki në 1968, ndërhynë në Poloni më Jaruzelskin, por në Shqipëri nuk ndërhynë!!

Kjo tregon se Shqipëria kishte një aleat të fshehtë të siguruar që nga Jalta kur ajo u la në dorë të Jugosllavisë dhe nuk i u përmënd emri në Jaltë. Dihet që Tito kishte këshilltar personal djalin e Çurçillit dhe i kishte premtuar Diktatorit që do të ndihmonte Kosovën me idenë që edhe Shqipëria të bëhej një Repulikë e shtatë, në kuadrin e një Federatë Ballkanike të drejtuar nga Tito. Këtu Stalini u përplas me Titon dhe idenë e Federatës ballkanike ja dha Dimitrovit të Bullgarisë. Pra diktatori për nga veprat duhej të ishte një i kontraktuar i shërbimeve speciale engleze për shkak se i shpëtoi luftës me BRSS.

Këtë e vërteton edhe një spiun shqiptar Agim Hamiti (sot jeton në Belgjikë), i cili shkroi një libër me dy volume `Odiesa e një Dedektivi` ku tregohet se kush e drejtonte Degën e Sigurimit të Jashtëm në kohën kur Diktatori ishte i sëmurë pas prishjes me Kinën. Ky sektor drejtohej nga Ilir Hoxha me pseudonimin Dofeni (ose siç thonë francezët, djali i madh i mbretit), i cili u vendas pas Mehmet Xhafës. Sidoqoftë drejtimi i Shqipërisë pas vitit 1979 u la në dorë të Nexhmije Hoxhës dhe Dofenit që sigurisht ishin nën inteligjencën Servis englez nëpërmjet jugosllavëve.

Gafat që u bënë gjatë kësaj kohe e shkatërruan ekonominë e Shqipërise duke i hequr pronën private, duke i larguar fshatarit bagëtinë duke vendosur `tufëzat dhe arrëzat` e Ramiz Alisë. Ngjarjet do të kishin rrjedhur ndryshe sikur përplasja se kush do ta drejtonte vëndin pas vdekjes së Enverit do ta merrte atij që i takonte -Mehmet Shehut. Lufta për pushtet midis Ramiz Alisë së servirur nga Nexhmija dhe ilir Hoxha të orientuar nga englezët kundër Mehmet Shehut që ishte i lidhur me CIA amerikane përfundoi me vrasjen e Mehmet Shehut dhe largimin e shokëve të tij nga drejtimi, dhe triumfin e inteligjencës Britanike ndaj CIA-s amerikanë. Shqipëria u la në fatin e vet si diktaturë.

Shumekush mund të pyesin : Përse Diktatori që ishte lidhur me englezët nuk e bëri vendin si Jugosllavia por e la të varfërohej aq shumë me reformat idiote të heqjes së fezë, të pronës private, të krijimit të tufëzave dhe arrëzave duke e lënë Shqipëirnë pa bukë e ushqime? Ka vetëm një spjegim: englezët e përdorën Diktatorin vetëm kundër BRSS, por në punët e brëndëshme e lanë të bënte si donte vetë, por ama DSJ e Dofenit, i la të gjithë punonjësit e sigurimit që punonin jashtë vëndit që ti përdornin britanikët si rastin e Hamit Meles dhe të Agim Hamitit i cili botoi librin për të treguar të vërtetën. Ky ishte dhe shkaku që ata protestuan por rregjimi disa i vrau e disa i burgosi. Vetëm me rënien e Murit të Berlinit inteligjencë servisi englez e la fatin e Shqipërisë në dorë të SHBA dhe SHBA që pas vitit 1992 e këtej ka ndihmuar Shqipërinë dhe Kosovën (1999) për tu bërë një demokraci e vërtetë.

Fatkeqësia qëndroi se edhe pas marrjes së pushtetit nga PS në 1998, drejtimi ngeli në duart e ish bashkëpuntorëve të Sigurimit dhe ish drejtuesve të PPSH dhe miqve të tyre të cilët ashtu si vëllezërit e tyre siamezë të PD nuk bënë reforma të plota për të hapur dosjet e sigurimit, për të bërë ligjin e lustracionit, dhe për të vendosur meritokracinë dhe profesionistët në drejtim; i vetmi që nuk kishte lidhje me këtë katrahurë ishte Edi Rama, dhe ndoshta ky fakt dhe puna e tij bënë që zgjedhjet të fitohen nga ai për katër mandate rresht për të mirën e Shqipërisë.

Integrimi në BE në 2027 apo në 2023 i cili është dhe qëllimi i Kryeministrit të sotëm, kërkon shumë reforma, por akoma grupet e vjetra ish bashkëpuntorë të UDB dhe të Greqisë vazhdojnë të pengojnë vendsojen dhe zbatimin e ligjeve dhe të vazhdojnë veprimtarinë përcarëse. Këtu vazhdon të ndikojnë dhe politikanët kosovarë të cilët edhe ata të blerë apo të shitur tek fqinjët nuk po kuptojnë se bashkimi në një Federatë me Shqipërinë do të ishte një fat i mirë për shqiptarët sepse do të bëheshim një shtet i fuqishëm.

Shpresojmë që SHBA të na ndihmojnë së bashku me BE, sepse po të mos integrohemi, ne nuk mund të plotësojmë detyrat që na ka lënë BE, por do të vazhdojmë të kemi korrupsion të lartë, emigracion të lartë, megjithë punën e SPAK-ut.

Si përfundim mund të them se Shqipëria megjithse edhe në kohën e Zogut edhe në kohën e Diktaturës, drejtuesit ishin të shitur tek fqinjët, sot në kohën e Demokracisë Perëndimore, megjithë të këqiat që na kanë bërë dikur shtetet e fuqishme europianë, më ndihmën e SHBA dhe të BE, Shqipërija ka mundësi të ecë përpara e stabilizuar nga ana ekonomiko-financiare dhe politike.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat