Pse opozitën e rëndon mungesa e pushtetit me ndjenjën pushtuesit ndaj qeverisë në detyrë?

Opinione

Pse opozitën e rëndon mungesa e pushtetit me ndjenjën pushtuesit ndaj qeverisë në detyrë?

Nga: Hamdi Rafuna Më: 12 gusht 2025 Në ora: 16:28
Autori Hamdi Rafuna

Ndonëse fizikisht jemi të lirë, mentalisht ndjehehemi në lëkurën e robit për pushtet! Të gjithë pa dallim!

Shitemi për besnik, por nuk i besojmë askujt!

Mafton të ndalemi në “bindjet” e opozitës me portalet e tyre në front, ndaj qeverisë në detyrë dhe shtetit? Dallimi është se lëkurën e robit për pushtet e kanë të kamufluar me dres dhe kravatë, ndoshta për të denigruar edhe më qenqe individin, shtetin, lirinë dhe njëri tjetrit!

Reklama e fundit nga telallët e këtij turpi ndaj shtetit dhe qeverinë ishte rasti makabër në Gjilan! Vetëm vazhdoni kështu me të tjera reklama dhe gjykoni sipas të njëjtës shije dhe në të njëjtën hije!

“Është art me qenë i ndershëm” thotë titulli i librit të hebreut, Stefan Eihorn, por përjetimet e gjyshit të tij më përkujtuan diçka të ngjajshme, sepse edhe ne shqiptarët kemi kalua nëpër shtigje të gjata të robërisë me fatalitet!

Sot, me qenë i sinqert ndaj pushtetit vetëvetes dhe kombit është në harmoni me realitetin, sepse e kishim mungesë lirinë, ndërsa e kundërta është pasqyrë e veglave qorre të cilat luajnë rolin e aktorit me ëndrra për pushtet, por nën ndikimin e lakmisë për pasuri! Po ndalem pak te tregimi Stefanit për gjyshin e tij;

“Babai im më ka treguar për një incident gjatë Luftës së Dytë Botërore. Meqenëse familja jonë është hebreje, ata u futën në një kamp pune. Babai im ishte rrobaqepës dhe ajo që ndoshta i shpëtoi jetën familjes ishte fakti se gjermanët e lanë të qepte rroba për ta. Një ditë, babai ishte në dhomën e rrobaqepësisë dhe po provonte një palë pantallona për një oficer gjerman i cili kishte edhe një koleg me vete. Derisa ai ishte gjunjëzua për të marrë masën pranë këmbëve të njërit oficer, tjetri gjerman e pyet: Çfarë thonë hebrenjtë për mënyrën se si do të shkojë lufta e Gjermanisë?

Babai im ishte tmerrua, por nuk do të gënjente përpara gjermanëve. A do të thoshte ai atë që mendonin të gjithë, se Gjermania do ta humbiste luftën? Pasojat e kësaj të vërtete mund të përfundonin më të keqen, pra ai edhe mund dënohej me një plumb!

Ai kishte heshtë për një kohë, ndërsa oficeri tjetër thotë ashpër: "A nuk e dëgjove pyetjen?" Pastaj gjyshi i autorit të librit, përgjigjet me zë të ulët: "Jo vetëm hebrenjtë, por e gjithë bota e di se Gjermania e Goethe-s dhe Schiller-it, kurrë nuk mund të zhduket." Gjermanët shikojnë njëri-tjetrin të hutuar dhe pastaj e ndryshojnë bisedën! Duke iu referuar thesareve kulturore gjermane, gjyshi i Stefanit me zgjuarësi e  kishte gjetur portën e shpëtimit për të dalë nga situata!

Pra, ky tregim i hebreut më bëri përshtypje të përafërt me një tregim të ndëgjuar një nga një plak i rrespektuar, një mik i mikut tim! Plaku i menqur Zenel nga Tërpeza ( ndjesë past) i anës së Vitisë tregonte për një shqiptar të cilin e kishin ndalua për kontrollë, policia serbe! I shkreti në kohën e krizës ekonomike kur inflacioni ishte në kupë të qiellit në vitet e 1990-ta, me vete kishte dy tre bidona me derivate të naftës. Si duket policët e pikës së kontrollit e kishin njoftë më përpara, por atë ditë e ndalojnë dhe e kërcënojnë me një pyetje shumë provokuese! Kushti kishte qenë që ai të përgjigjet drejtë dhe mirë, (kuptohet siç kishin dëshirë policët serb) përndryshe i konfiskohet malli, do të shkoqet me dajak dhe do të dënohet! “Çfarë thua ti, kush është popull më i mirë dhe kush më i keq, ne serbët apo ju shqiptarët? 

I shkreti nxinet ngusht por pa u mendua gjatë përgjigjet si në flakë;

“Njeri ma t’keq se kur shqiptari është i keq, nuk gjenë në këtë botë, ai është në gjendje të bëj të gjitha t’zezat, të shpiunon, të mashtron, të tradhton, të pret në besë, por edhe të vret për pak para!

Po më i miri? Njeri m’a të mirë se kur shqiptari është i mirë, nuk mundesh me gjetë po ashtu në këtë botë! Ai është i fjalës, nuk të pret në besë, është shpirtë mirë, të ndihmon, të bën konak pa të njoftë dhe të mbronë sikurse anëtarin e familjes nëse i hyn në konak! Policët mbesin gojëhapur, sepse pyetja me spec ishte, që ai të i të ankohet për serbët dhe pastaj…)

Pra, tregimi i axhës Zenel më bën të kuptoj se, përgjegjja e shqiptarit në krizë, burimin e përgjegjes së sinqert e kishte te përvoja e kohës me pjatalëpirësit tanë, diçka shumë e përafërt edhe me regjinë e regjisorit në filmin “Edhe malet flasin”!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat