Mosmarrëveshjet e mëdha dhe ngërçi politik që po ndodh në kohë të fundit në Kosovë e ka burimin nga ata që si marrin përgjegjësit pas zgjedhjëve.
LVV dhe partnerët i kanë fituar zgjedhjet, por Z. Albin Kurti është i mllefosur se nuk arriti ti fitojë të gjitha karrikat e pushtetit, si në vitin 2021 ku përmes të majtës ekstreme, ekstremizmit fetar, Listës Guxo dhe individëve të zhgënjyar në LDK fitoj mbi 51 %. Në zgjedhjet e 9.2.25 sovrani e përcaktoi fitues LVv, por për krijimin e instituicioneve duhej koalicion për krijimin e shumicës në Kuvend. z.Kurti gjat zgjedhjeve ka deklari se pas zgjedhjev nuk do të bëjë koalicion me partitë e „regjimit“ të kaluar. Njejt ju janë përgjegjë edhe LDK, PDK dhe AAK se nuk do të bëjnë koalicion më LVV. Deri tani partit janë besnik në premrimin e dhënë. Partit politike janë ngatrru dhe me kot po mundohen presidentja Osmani dhe GjK. Një problem që nuk ështė problem është bërë problem.
Gënjeshtra si politikë
Në opinion eshtë ngritur një gënjeshtër nga vet ata se kinse ka ndarje në mes presidentës znj. Osmani dhe kryeministrit Z. Kurti. Kjo gënjeshtër po shitet në opinion si qarje,por në fakt ëdhtë një marrëveshje në mes tyre për pushtet.
Znj. Osmani po mendon për të ardhmen e vet politike. Pas mbarimit të mandatit si presidente e venidit, ajo po mendon së me LVV është mundësia e mirë. Por si do të arrihet kjo mbrtet për tu parë. Ndoshta sërish duke kriju një subjekt të ri politik, ku anëtarësia e zhgënjyar e LDK nga qeverisja e dobët e LVV dh Listës „Guxo“ të cilet në këto zgjedhje e votuan LDK. LVV e partneri i saj Lista Guxo patën ramje. Znj.Osmani ndoshta llogarit atë anëtarësi ta rikthehen prap në subjektin e saje e me ato vota në zgjedhje të jetë prap në krihet e z.Kurtit, por kjo mbetet pët tu pritur!
Në kryesi të LDK, kundër LDKsë
Shumë individ që ishin në strukturat e larta të LDK për vite e gënjyen elektoratin e saj, në Kosovë dhe mërgatë. Në fund i hoqën maskën dhe iken duke e ofenduar LDK dhe manipuluar elektoratin e LDK. Një sjellje të tillë e bëri edhe Lista Guxo e cila iku nga LDK dhe me flamurin dardan dhe vulen e Presidentit Rugova u strhuan në LVV për pushtet.Ata në zgjedhjet e vitit 2021 e fituan pushtetin sebashku më LVV pa koalicion.
Tani simbolika e Presidentit Rugova ëhtë bartur në LVV, tek Z. Albin Kurti kundërshtari i Presidentit Ibrahim Rugova, i cili madje nuk ka marr pjesë as në varrimin e tij.
Një intervistë ekskluzive në telivizion
Në një intervistë në TV, z.Shpend Ahmeti, trego se në kohën sa ishte kryetari i Prishtinës nga LVV, kishte pasur presion nga Z. Kurti për rrënimin e bustit të Presidentit Ibrahim Rugova në sheshin para Kuvendit në Prishtinë (Intrvista e Z.Ahmeti në TV.)
Z.Ahmeti në kohë kur e jep këtë intervistë nuk ishte anëtar i LVV dhe as kryetar i Pishtinës.
E majta e kundërshton të majtën
PDK kundërshton të majtën e krijuar dikur për ta kritikuar LDK dhe Presidentin Ibrahim Rugova.
Partitë e majta të dalura nga PDK janë: LVV, Nisma sociol demokratike, Partia socildemokratike, Partia e drejtësisë, grupe e individ të ndryshëm dhe individ nga ilegalja-LPK.
LVV dhe frika për koalicion
Z. Albin Kurti ka frikë koalicionin më PDK. Ai ndien rrezik nga PDK edhe pse deputet të LVv ju pelqën koalicinin e tillë, se ata dikurë ishin anëtarë të PDk. Z.Kurti ka frikë koslicionin e tillë, se në zgjedhjet tjera LVv do të këtë ramje, se shumë figura të LVV mund të kthehën në shtëpin e vjetër.
Z.Albin Kurtit i pëlqen koalacin më individ të LDK dhe PDK, jo një koalicion i gjanë.
Lista „Guxo“ në garë për ta rritur LVV
Lista „Guxo“ guximin e merr nga Z. Kurti për ta kritiku LDK dhe individut të caktuar. Partia s‘ka program, është në vijë politike me LVV.
Lista Guxo e mban vetën si parti e djathtë por janë në vijë me politikat e LVV. Kjo s‘ka asgje të keqe. Jemi në demokraci, orjentimi politik dhe kritikat e siqerta nuk janë të ndaluara, ofendimet dhe linçimet nuk falën.
Znj. Osmane dhe individetë e Listës Guxo për vite qënduran në LDK, kishin pozitët e larta. Ata u zhgënjyen nga mos suksessi dhe kur s’mundën ta pushtojnë nga mbërnda LDK atëhere si të zhgënjyar ikën duke e kritikuar LDK kinse po e dëmton vendin dhe ka deviju rrugën rugovijane.
Znj. Osmani dhe LDK
Znj. Osmani në vitin 2019 si kandidate e LDK për kryeministre e vendit në zgjedhje për pak vota humb nga kundërshtari politik Z. Albin Kurti. Pas zgjedhjeve në koalicioni LVV-LDK znj, Osmani nga LDK zgjidhet kryetare e Kuvendit, kurse Z. Kurti kryeministre i vendit.
Me një keqëqeverisje dhe mosmarrëveshje të kryeministrit Kurti me SHBA, dhe në momentin kur SHBA e kërcnon Kosovën për tërheqje të ushtarve Anerikan nga Kosova, LDK nuk heziton kur është në pytje siguria e venditë ajo terhiqet nga koalicioni me LVV.
LVV nuk arrin të krijoj koalicion e dytë më PDK dhe AAK, atëhere LDK si parti e dytë i ipet e drejta për krijimin e qeverisë, atëhere LDK bënë koalicion me AAK dhe krijohet qeveria e Z. Avdulla Hoti që ishte një qeverisje e sukseshme për një kohë të shkurtë. Qeveria Hoti nuk votohet nga 3 deputet të LDK.
Znj.Vjosa Osmani presidente e Kosovës vetem më votën e LDK
Në ndërkohë më ngritjën e aktakuzesë për Z.Thaqi nga Gjykata speciale e Kosovës me seli në Hage, president z. Hashim Thaqi jep dorëheqje nga posti i presidentit të Kosovës. Pas këti akti znj. Osmani (LDK) si kryetare e Kuvendit e merr pozitën e ushtruesës së detyrës së presidentes së Kosovës dëri në zgjedhjën e presidentës, presidentit të ri të vendit.
Qeveria Hoti bije, paraqitën zgjedhjet e jashtëzakonshme
Nga parregullsit në zgjedhjen e qeveris Hoti, nga një deputet i pakices i cili ishte qertifiku kur aji kishte pas probleme gjygjësore, vota e ti nga GjK anulohet dhe me vendim GjK e rrezon qeverin Hoti dhe vendi shkon në zgjedhje të parakohshme që caktohen me 14.2.2021.
Nga mosknaqësit që paraqitën në vend, LDK pëson kritika të mëdha nga prishja e koalicionit me LVV që pas vetëm 51 ditëve qeverisje në kohë pndemie, Covid 19.
Krijimi i subjektit të ri politik nga znj. Osmani me emërin Lista Guxo
Znj. Osmani me lajmërimin e zgjedhjev të reja, krijon një subjekt të ri politik me emrin Lista „Guxo“. Ajo duke e shfrytëzuar mosknaqësin mbrenda LDK, duke e fajsu LDK si dëmtuse e sigurisë së vendit në kohë pandemi Covid 19, largimi i partis nga kursi rugovist dhe duke manipulimit elektoratin e LDK, ajo në koalicion parazgjedhorë me LVV në zgjedhje fitojnë mbi 51 % , kurse LDK pëson ramje të madhe.
Znj. Osmani pas zgjedhjeve , me votën LDK, zgjidhet presidente e venditë. Znj. Osmani përmes votës së LDK i arrin të gjitha pozitat e shtetit.
LDK në zgjedhjet e vitit 2021 pati ramje nė 12%, kurse më 9.2.2025 arriti një rritje të lehtë në 18 %.nga qeverisja e keqe e LVV dhe Listës „Guxo“
Në LDK u forcuan për ta luftuar LDK
Individet e Listës Guxo për vite qëndruan në pozita të larta të LDK në Kosovë e mërgatë, por një ditë për interesa përsonale iken nga LDK dhe u stehuan në LVV, për një grimë pushtetë të kundërshtari politik i LDK dhe presidentit Rugova.
Një koalicin i drejt LVV-PAN
Koalicionit LVV me PDK do të ishte një koalicion i partive të majta. Një koalicion të tillë nuk e pelqën vet Z, Albin Kurti dhe Lista Guxo.
Përderisa PDK-ja kamufloni kufo si parti e „djathte“ fallco, LVV nuk e fsheh majtizmin ekstrem dhe originë e saj nga LPK.
„Lidhje“ në logon e LDK është e tepërt
Pytje për LDK, Pse e keni shtu fjalin „lidhja“ në logon e LDK. Kjo fjalë është e tëpërt dhe e panevojshme. Tek anëtersi po jep huti. Me këtë shkrim apeloj të Z. Abdigjiku ta heq fjalën lidhja nga logoja e LDK .