Jeta në vendlindje është e vlefshme vetëm për politikanët

Opinione

Jeta në vendlindje është e vlefshme vetëm për politikanët

Nga: Sulejman Mehazi Më: 19 gusht 2025 Në ora: 14:14
Autori Sulejman Mehazi

Vendlindja është e vlefshme dhe e dashur vetëm për politikanët dhe bandat e tyre, të tjerët sa më larg aq më mirë.

Le të kënaqen e freskohen politikanët shqiptarë me nxënësit e zbrazur nëpër shkollat shqiptare, le të kënaqen me largimet masive të rinisë shqiptare nëpër vendet e ndryshme evropiane.

Politikanët janë patriotë dhe e duan vendlindjen e jo ne. Ata jetojnë në parajsën e vendlindjes, jo si ne që e lëmë ferrin e vendlindjes e ikim për të kërkuar jetë parajsore diku tjetër.

Le të kënaqen politikanët me zbrazjen e fshatrave dhe qyteteve shqiptare!

Le të kënaqen me zhdukjen e fshatrave të cilët pas disa viteve do mbeten të zbrazura si ato të Rekës.

Le të kënaqen politikanët me qytetet e zbrazura të Shkupit,Tetovës, Strugës, të Kumanovës, Dibrës, Kërçovës që do shkrihen me shqiptarë sikurse Manastiri i Alfabetit.

Le të kënaqen politikanët me largimin e djemve dhe vajzave shqiptare drejt Evropës, SHBA-së e kurrsesi drejt vatrës.

Le të kënaqen politikanët me partitë e LSDM-së e VMRO-së, me shtetin, stemën dhe flamurin e maqedonasve.

Po tani të nderuar politikanë shqiptarë a do kënaqeni dhe me pyetjen e parashtruar!?

Kush është fajtor për largimin e shqiptarëve nga trojet e veta?

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat