Satirë/ Vuçiqi në prag të luftës qytetare, thërret konferencë urgjente për shtyp

Opinione

Satirë/ Vuçiqi në prag të luftës qytetare, thërret konferencë urgjente për shtyp

Nga: Sherif Ramabaja Më: 20 gusht 2025 Në ora: 11:57
Sherif Ramabaja

“Serbia është sulmuar!”, ishte fjalia e parë e Vuçiqit.
Fashistët dhe nazistët po e sulmojnë Serbinë. Ende nuk kam shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, as nuk kam nxjerrë ushtrinë e tanket në rrugë, por për mbrojtjen e demokracisë do të marr masat e duhura.

Ai tregoi se kundër “demonstruesve nazistë e fashistë” tashmë, krahas policisë, janë angazhuar edhe grupe simpatizantësh me shkopinj bejzbolli. “I falënderoj nga zemra që po i dalin zot Serbisë”, shtoi ai.

Vuçiqi u kujtoi gazetarëve se gjithmonë ka qenë president i dashur për popullin serb dhe rus:
Unë i mbrojta të gjithë ata që luftuan kundër shqiptarëve, boshnjakëve, kroatëve e sllovenëve. Asnjërin asnjëherë nuk e çova para gjyqit, pavarësisht se çfarë kishin bërë në Kosovë, Bosnje, Kroaci e Slloveni. Mos mendoni se nuk kisha presione ndërkombëtare, por detyra ime si kryetar shteti ishte, ti mbroja qytetarët e mi, popullin dhe Serbinë.

 Krimet ua faturoja shqiptarëve, kroatëve, boshnjakëve e sllovenëve, sepse ata, ishin të parët që e nisën konfliktin. Ne vetëm mbroheshim! Ata bënin krime e gjenocid ndaj popullit serb, e jo ne ndaj tyre.”

Pra sot pikërisht, këta që i mbrojta atëherë, sot ma ndezën zjarrin në Serbi dhe u ngritën kundër meje, vazhdoi ai.

Vuçiqi pranoi se tashmë ka kërkuar ndihmën e Rusisë dhe Putinit. Do t’i drejtohem edhe Dodikut e Republikës Serbe në Bosnje, si dhe serbëve të Kosovës. Dodiku ka milici, ushtri, paramilitarë – forca të mjaftueshme për ti luftuar bashkë, kundër fashistëve e nazistëve në Serbi.

Po ashtu pres shumë edhe nga serbët e Kosovës, sepse ata e dinë çfarë kam bërë unë për ta. T’i marrin shkopat e bejzbollit, armët ilegale që kanë, e të hyjnë në Serbi. Unë u premtoj se ndihmën do ua kthej dyfish. Rastin e Banjskës e keni të qartë – plani ishte perfekt, thjesht diçka dështoi në zbatim. Herën tjetër, personalisht do ti marr detyrat vetë përsipër.
Unë ditë e natë i luftova shqiptarët, Kurtin dhe Kosovën. Përkraha Republikën Serbe në Bosnje e Dodikun. Me Vulinin, Gjuriqin, Daçiqin, Bërnabiçi - kën, Grenellin e të tjerë thurnim plane për ‘Botën Serbe’. Na duhej vetëm përkrahja amerikane – Gjuriqi e Grenell po punonojnë në atë drejtim, të tjerët janë të angazhuar në rajon. Kurse unë me Vulinin, mbuloja Rusinë e Kinën. Por ja çfarë na bënë nazistët dhe fashistët! Jam në dilemë: si do ta emëroja nxjerrjen e ushtrisë e tankeve, ndaj nazistëve dhe fashistëve. Ta quaj operacion special, sikurse Putini, luftë qytetare apo si ?

Në fund, ai e mbylli konferencën me një paralajmërim:
Kjo nuk është e rastësishme. Perëndimi, shqiptarët dhe kroatët i kanë futur hundët këtu. Ata janë të vetmit dhe përgjegjës për gjendjen e tanishme në Serbi. Ndoshta më duhet të nxjerr ushtrinë dhe tanket më shpejt se sa mendova. Serbinë nuk ma marrin dot.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat