Kamxhiku i Shqipes!

Opinione

Kamxhiku i Shqipes!

Kimete Berisha Nga Kimete Berisha Më 20 gusht 2025 Në ora: 20:15
Shqipe Selimi

- Shqipe Selimi u hidhërua me Donika Gërvallën e iu hakmor Albin Kurttit.

- Kur Imer Imeri, vëllai i mësuesit të vrarë Haki Imeri, e akuzonte Shqipe Selimin se si ajo e ka rrahur gjatë luftës me shkop...

- për sherr mua më dukej sikur një skenë groteske, si ata burrat që gjejnë kënaqësi në dajak… dhe për çudi, më vinte për të qeshur.

- Bile pata mëkatuar, e ndjej, se i pata thënë Imer Imerit 'simpatik je me të rrah'.

- Ndoshta pse unë jam romantike dhe klasike, nuk mund ta marr me mend veten me kamxhik në dorë...!

- Burrin që e rrah, lirisht 'puthe'.

'Rrahja' ka diçka intime, personale...përveç tjerash nuk është e moralshme...

- Bile serbët e kanë një idiomë që thotë se 'Kush duhet - rrahet'!

- Ama, koha ka dëshmuar se unë jam naive.

- Sepse, askush nuk ka besuar se deputetja Shqipe Selimi sot e 'nxjerr kamxhikun nga burgu i kujtimeve të largëta' dhe papritur, midis Kuvendit i hyn dajak Albin Kurtin....

duke ia refuzuar për kryeparlamentare Donika Gërvallën.

- Shqipe Selimi ia ka mbajtur në mend Donika Gërvallës një fjalë 'kundër' burrit të saj...

- Fjala është për fjalën e Donikës, se 'Rexhep Selimi është i dyshuari i Hagës'.

- Po është, de.

- Pra, Donika Gërvalla e ka thënë të vërtetën!

Sepse, Rexhep Selimi është 'i dyshuar i Hagës'! .

- Vetëvendosja sot është nën kamxhikun e Shqipe Selimit...

prandaj Unë do ta përjashtoja nga partia (pa kamxhik) për të mirën e saj.

- Se s'ka 'bën me Donika Gërvallën në koalicion', por s'bën me Donika Gërvallën si kryeparlamentare.

- Ose bën, ose s'bën me Donikën.

- Nuk e di a e ka parashikuar Albin Kurti 'kamxhikun' e Shqipes...

por e di se vet të burgosurit e Hagës e dinë se janë të 'dyshuar për krime kundër njerëzimit'.

- Dhe krejt ne e dimë...edhe avokatët e tyre e dinë...sepse shkruan në aktakuzën kundër tyre...

- Ata nuk akuzohen që kanë luftuar për Liri...

- Lëre Ti.

- Pra, kjo nuk është arsye që Shqipe Selimi t'i hakmerret Albin Kurtit...

me nijet që t'i hakmerret Donika Gërvalles.

- Hakmarrja është primitive.

Dhe më e shëmtuara është kur gratë marrin hak për burrat e tyre....

kjo nuk merr bojë.

- Kur....një grua ordinere e mbron burrin e saj 'komandant' nga gratë e tjera!

- Është normale që burri i saj nuk i pëlqen Donika Gërvallës...

- Nuk duhet të jetë kriter dashuria ndaj burrit të saj..për konstituimin e Kuvendit...

- Nuk do të duhej të kushtëzohej zgjedhja e kryetarif të Kuvendit me simpatinë apo me antipatinë ndaj burrit të saj: sepse ky nuk është konkurs për nuse...!

- Vuajtjet e gruas për burrin e saj në burg nuk do duhej të bllokonin Kuvendin....

- Shih Shqipen:

Nëse e do burrin tim - bëhesh kryeparlamentare,

nëse s'e do burrin tim s'bëhesh.

- Kemi dëgjuar që vota shitet, blihet, korruptohet, e çfarë jo, veç që vota përdoret për hakmarrje erotike, këtë nuk e kemi parë deri sot.

- Ajo Shqipja s'e kupton se burri i saj është një mizantrop mendjemadh.

Prandaj....S'ka më kollaj se ta urresh atë.

- Dashuria e Shqipes është primitive, siç është dashuria kolektive shqiptare; hakmarrëse, kontrolluese, dyshuese, e cekët, dhe posesive.

- Dashuri që ngjan në kadastër!

- Se, siç kam thënë me një

rast, nuk mund të jetë e thellë dashuria e njerëzve të cekët, dhe nuk mund të jetë e mençur dashuria e budallenjëve.

P.S. Natën e mirë, Mërzia ime e dashur!

Ti je e vetmja që s’rrah, por gjithmonë hakmerresh dhe nuk ka gjykatë të të dënojë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat