BE-ja, zhvillimet e protestave në Serbi, sikur nuk po i bëjnë aq shumë përshtypje dhe me çfarë problemi lidhen këto shqetësime të studentëve dhe qytetarëve të këtij vendi, e cila ngjarje nuk rrjedh nga diçka e zakonshme, e cila po përjeton diktatin e një regjimi të egër dhe autoritar serb, që zanafillën e ka të hershme me popujt jo serb, dhe tani vazhdon edhe ndaj popullit të vet serb, sepse si duket i ka ardhë fundi…
Dhe Brukseli, sikur po e humb besimin nga udhëheqja e njerëzve të saj, e cila nuk e merr seriozisht çështjen e Serbisë dhe udhëheqësit trashëdent të Millosheviçit, kryetarit Aleksandër Vuçiq, i cili nga mënyrat dhe sjelljet diktatoriale ndaj studentëve dhe protestuesve të tjerë të këtij vendi kundër këtij regjimi, janë forma të vrazhda dhe abuzuese ndaj të drejtave njerëzore , apo qytetari çfarë do qoftë.
Serbia dhe regjimi serb në Kosovë, ndaj shqiptarëve, do të ishte regjimi më i egër ndërnjerëzor që e përjeton një popull, duke mos harruar luftën dhe represaljet e fundit fashist serb, ku tendencat e Serbisë, ishin të tilla, që populli shqiptar i Kosovës, të mos ekzistoi në trojet e veta, apo të zhdukej nga faqja e dheut, por falë vullnetarizmit dhe heroizmit të vetë këtij populli me rezistencën e UçK, e ndihmuar nga forcat e NATO-s, sot ky popull jeton dhe frymon i lirë.
Serbia edhe sot është e njëjtë dhe e pa ndryshuar ndaj shtetit dhe popullit shqiptarë të këtij vendi, duke e kërcënuar dhe shantazhuar përmes formave të saj armiqësore, poashtu edhe përmes grupeve kriminale serbe në veri të Mitrovicës, që i organizon dhe i financon Vuçiqi dhe regjimi i tij serb, për të destabilizuar dhe penguar zhvillimin e demokracisë në këtë shtet dhe rajon.
Serbia, që nga viti 2012, do të ishte kandidate për anëtarësim në BE, por me këto sjellje dhe regjime diktatoriale e autoriale të këtij shteti dhe presidenti, duket se do të ishte largë përshkak të mos zbatimit dhe ndryshimit të reformave të nevojshme dhe ka shqetësime të tjera, kur ky vend po i afrohet përditë e më shumë Rusisë se sa BE-së, por kjo e fundit, sikur nuk po reagon, apo sikur do të ishte diçka normale e qeverisjes dhe administrimit në këtë vend.
Pikërisht kjo gjendje shqetësuese e studentëve dhe e qytetarëve protestues të këtij vendi kundër sistemit dhe regjimit të Aleksandër Vuçiq, që zgjat më muaj të tërë në këtë vend, duhet të jetë edhe një alarm shqetësues edhe për BE-në dhe tërë bashkësinë ndërkombëtare, nëse dhuna dhe malltertimet e protestuesve janë abuzive dhe vazhdojnë të jenë të pa mëshirshme nga policia dhe përkrahësit e Vuçiqit.
Këto ditë edhe në Kosovë, organizohen protesta nga qytetarët serb, por në këtë rast në favor të Vuçiqit, duke e përkrahur regjimin e tij, sepse ky është pengmarrësi dhe punëdhënësi i këtyre grupeve dhe veglave, të cilët po i përdor në forma të ndryshme, në njërën anë i përdor për ta destabilizuar Kosovën dhe tani po i përdor për ta destabilizuar vet vendin e vet Serbinë.
E gjithë kjo ka një kuptim të dyfisht për ta kuptuar më mirë bota se kush është Vuçiqi, që do të ishte më pak ose më shumë se një bartës dhe vazhdues i regjimit të kriminelit Millosheviç, që paraqet rrezik dhe kërcënim për sëcilin popull liridashës e paqdashës pa dallim.
Prandaj, reagimet e Brukselit zyrtar ndaj Serbisë, janë zë i mekur dhe i pa dëgjueshëm, pothuaj se nuk theksohet dhe emërtohet mëkatari dhe shkakëtari i gjithë kësaj skene të rrezikshme, që bie në sy për çdo ditë e më shumë dhe që duhet menjanuar apetitet e një diktatori të tillë, siq është Vuçiq, me garniturën e tij kriminale, para se do të kërcënonte jo vetëm një popull, por edhe tërë rajonin.