Mediosfera dhe gazetaria si art e arti si filozofi...

Opinione

Mediosfera dhe gazetaria si art e arti si filozofi...

Nga: Agron Shabani Më: 24 gusht 2025 Në ora: 18:23
Autori Agron Shabani

hoqëria e sotme moderne ose bashkëkohore ndodhet në një moment të ri revolucionar, evolutiv, empirik dhe historik, në të cilin dominojnë dhe mbivlerësohen mediat e shkruara dhe elektronike, të cilat me kalimin e kohës i kanë projektuar, ngritur, krijuar dhe formuar edhe elitat ose superstrukturat e larta shkencore, intelektuale, kulturore dhe politike, së bashku me edukatën, kulturën, agjendën, narrativën, formulën dhe sintezën e re të mendimit, konceptit, perceptimit, akceptimit, formimit dhe artikulimit të moralit (etikës), ndërgjegjes dhe vetëdijes së përgjithshme shtetërore, nacionale, kulturore, politike, historike etj.

Si arkitekt ose instruktor (konstruktor) i mendimit, rolit dhe ndikimit krucial dhe ambivalent të mediosferës dhe teorisë së re mediale ose gazetareske, konsiderohet Herbert Marshal McLuhan, i cili që në fillim e shquan, portretizon, studion, analizon dhe fokusohet në rolin primar ose ambivalent të lajmit ose informacionit, duke i konceptuar, perceptuar dhe definuar ata si mesazhin kryesor në filozofinë e medias së shkruar dhe elektronike (lexo: Philosophy of Media is the Medial Message and Information).

Gjithnjë sipas tij, në esencën ose substancën e filozofisë editoriale dhe redaksionale të masmediumeve moderne ose bashkëkohore ndodhen përmbajtja, natyra, karakteri, validiteti, serioziteti dhe burimi i lajmit, informacionit, vështrimit, studimit dhe analizës mediatike, gazetareske ose publicistike; vërtetësia dhe saktësia e tyre gjuhësore (linguistike), teorike, shkencore dhe metodologjike, dhe kështu me radhë.

Ndërkaq, gjuha kyçe e mediave të sotme moderne ose bashkëkohore është pesha dhe fuqia e fjalës, së bashku me moralin (etikën), estetikën, formulën dhe filozofinë editoriale dhe redaksionale.

Kjo për faktin se mediat e shkruara dhe elektronike, në kushtet dhe rrethanat e sotme moderne ose bashkëkohore, nuk i takojnë veç aspekteve verbale, monitoruese, observuese, komerciale dhe profitabile ose afariste si dikur, por ato sot e krijojnë, nxisin, stimulojnë dhe artikulojnë “mbretërinë e lartë” të ligjeve dhe fenomeneve të ndryshme institucionale, kushtetuese, qeveritare dhe politike, në forma dhe mënyra të ndryshme praktike dhe teorike, përmes krijimit të mendimit dhe realitetit kulturor e politik, si dhe përmes krijimit ose prodhimit të vazhdueshëm ose sistematik të edukatës, kulturës, vetëdijes dhe disiplinës së njohur intelektuale, kulturore, shkencore ose akademike.

Kjo për faktin se e vërteta qëndron mbi shpatullat e studimit, hulumtimit, analizës, provës dhe vërtetësisë së njohur praktike dhe teorike. Si për shembull, nëse dikush shkruan, raporton, studion, vështron, reflekton ose analizon mbi bukuritë ose atraksionet e njohura të florës dhe faunës shqiptare… mbi ato troje të shtrenjta, të dashura, të bukura, fisnike, krenare dhe kryengritëse në domenin e njohur historik, natyror, kulturor dhe arkitektonik, ku, si në mite, epose dhe legjenda, shfaqen, shpalosen, shfletohen, grishen ose gërvishen shkëlqimet e njohura të shekujve ose historisë së lashtë shqiptare.

Ato troje të lashta dhe aq të lavdishme të Shqiponjave dhe të Kastriotit, mbi të cilat u ngritën, lulëzuan dhe shkëlqyen dikur historia, kultura dhe civilizimi i lashtë iliro-shqiptar, ndër më të lashtët në kontinentin plak dhe më gjerë.

Aty janë edhe bredhat shtatëhedhur dhe lisat e gjatë, si të lindurit ose “fëmijët e parë” në tokën e bekuar shqiptare, që të duken akoma më të bukur përmes syrit të mprehtë të një gazetari, publicisti, studiuesi, krijuesi ose artisti të spikatur dhe profesionist.

Kodrat, malet, bjeshkët e larta dhe tepër krenare ose kryengritëse… kurorat e bardha të atyre maleve ose alpeve të njohura shqiptare… kanionet e thella dhe kumbues, natyra e mrekullueshme dhe relievi i ashpër shqiptar. Uji i ftohtë, puset e thella dhe lumenjtë e vrullshëm shqiptarë që burojnë atje, diku lart, në majat e bardha të atyre alpeve të shtrenjta dhe kryelarta, për t’u derdhur shlirshëm ose të shpërnguar në detrat e njohur të Jonit dhe Adriatikut.

Bregdeti ose riviera e bukur shqiptare… deti i pastër, qielli i kaltër (blu) dhe tepër i kthjellët në horizontin e parë që fillon nga aty e nuk i duket fundi. Gocat (vashat) dhe çunat (djemtë) e njohur shqiptarë… ritmi, takti, zhurma dhe gjallëria mpirëse e tepër mahnitëse nëpër qytetet ose vendbanimet e njohura shqiptare ose kosovare. Dallëndyshet që shkojnë e vijnë… këngët e njohura të bilbilit… orkestra, simfonia, melodia ose polifonia magjepëse dhe kushtrimtare e atyre zërave të njohur të kohës dhe shpirtit të pavdekshëm shqiptar, si në notat pikante dhe ekzotike të pentagramit të njohur muzikor. Ndërkaq, kulti i njohur luftarak ose kalorësiak, së bashku me epikën, lirikën, heroiken dhe (melo)dramatikën e njohur shqiptare, janë ose do duhej të ishin, si të thuash, elementët ose instrumentet më të rëndësishme ose kryesore të librave, romaneve, shkrimeve, reportazheve, studimeve, hulumtimeve ose analizave të njohura gazetareske ose publicistike, të cilat provojnë dhe vërtetojnë praninë ose ekzistencën e pasosur të kultit të lartëpërmendur luftarak ose kalorësiak në pothuajse të gjitha fazat ose periudhat e mundshme të historisë së shqiptarëve, respektivisht epikën, lirikën, dramatiken dhe heroiken tradicionale të njerëzve ose popullit (kombit) tonë gjithandej.

Dhe jo shkrimet, raportet, kronikat ose ricidivet monotone ose monologjike mbi politikanët dhe politikat e ndryshme ditore ose periodike në Kosovë dhe Shqipëri! Absurd ose reaksion i llojit të vet. Paradoks.

Ndonëse, pa i harruar në këtë kontekst cytjet, tendencat ose synimet e hetueshme filozofike ose metaestetike të një gazetari, publicisti, studiuesi ose analisti të specializuar dhe profesionist, për t’i kapur ose zënë në “kurth” shpirtin, intimitetin dhe autenticitetin e paprekshëm të qenies së pavdekshme iliro-shqiptare, përmes formave, metodave, metaforave, simboleve, portreteve ose profileve të ndryshme impresioniste, ekspresioniste, dadaiste, ataraksioniste, inkarnative, metafilozofike, metaestetike, sociofilozofike, sociopsikologjike dhe të tjera, të cilat në instancë të fundit kanë për qëllim “kthimin kah brendia” ose “kthimin kah vetëvetja” e njohur nacionale (etnike), historike, gjeografike, gjenealogjike ose struktural-gjenetike të njerëzve dhe popullit (kombit) tonë shqiptar.

Mbase, të ngritura, projektuara dhe skalitura në shkallë kushtrimi dhe amaneti të përjetësuar mbarëkombëtar.

Gjithmonë pa i harruar këtu studimet, analizat, përsiatjet dhe qëmtimet e njohura etike dhe metaestetike që kanë për qëllim shquarjen, enkodimin, dekodimin dhe artikulimin e “subjektivitetit modern” dhe “substancialitetit antik” në çështjet dhe aspektet e njohura fetare, socio-kulturore, socio-psikologjike dhe socio-filozofike të popullit ose kombit tonë, të cilat i shpalosin ose detektojnë ndërkohë edhe çiltërsinë dhe fisnikërinë e shpirtit, së bashku me “metafizikën e moralit” të njohur intelektual, profesional dhe kulturor tek gazetari, opinionisti, artikullshkruesi ose publicisti i mprehtë dhe ekselent, dhe së bashku me këto të fundit edhe thellësinë e mendimit dhe veprimit (reagimit) të hollë dhe tepër të ndërgjegjshëm e racional në çështjet dhe aspektet e mësipërme etike dhe metaestetike të artit të njohur letrar, kulturor, gazetaresk ose publicistik.

Me fjalë të tjera, objekt (objektivë) kryesor ose esencial (substancial) i shkrimeve të njohura letrare, gazetareske ose publicistike janë ose duhet të jenë: arti dhe jeta, arti dhe filozofia, jeta dhe filozofia, arti dhe dialogu… etika dhe estetika e njohur krijuese ose artistike etj.

E bukura, e dashura, shija, teknika, praktika dhe teoria e njohur shkencore, profesionale dhe metodologjike mbi ngritjen, projektimin (projeksionin), ndërtimin, shquarjen dhe artikulimin e vlerave të larta krijuese (artistike), historike, patriotike dhe të tjera.

Qenia, materia, krijesa, ekzistenca ose vetë jeta dhe bota e njohur e njeriut shqiptar që lëvizin ose penetrojnë vazhdimisht diku në kufirin e “lirisë së rrezikuar” dhe “robërisë së qetë”…!

Kumti, mesazhi dhe petku i njohur lirik dhe metaforik i gjakut, palcës dhe limfës së njohur krijuese ose profesioniste…

Gjaku dhe delli (damari) i njohur krijues dhe patriotik i poetit, shkrimtarit, gazetarit ose publicistit.

Ndërkaq, subjekti i tij do duhej të ishte shpirti i pavdekshëm i njeriut dhe popullit (kombit) tonë shqiptar, si feniksi apo si flaka e njohur olimpike.

Ndjenjat, tundimet, përjetimet, frakturat, pezmatimet, plazmimet, betimet dhe kushtrimet e brendshme skeletore dhe gjenetike.

“Erosi” dhe “etosi” i njohur kombëtar ose patriotik, së bashku me higjienën, edukatën, kulturën, disiplinën, etikën dhe estetikën e njohur intelektuale dhe profesionale.

Aty janë edhe një sërë çështjesh ose aspektesh të tjera etike dhe metaestetike që e shquajnë një poet, shkrimtar, gazetar, studiues ose analist të specializuar dhe kompetent, dhe jo mitet, eposet ose legjendat e ndryshme mbi politikanët ditorë ose periodikë.

“Të thuash (të flasësh) dhe të shkruash gjithmonë të vërtetën, është arti më i rëndë dhe më i rrezikshëm nga të gjitha artet tjera.” (Maksim Gorki). Shkurt e shqip, gazetaria, shkrimi, kultura, publicistika ose arti i njohur gazetaresk ose publicistik është ose duhet të jetë në çdo rast “fuqia e katërt” e njohur morale, kulturore, shoqërore, njerëzore dhe shpirtërore.

Arti i njohur i kulturës, shkencës, dijes, vlerave, mendimit dhe reagimit politik, shoqëror, njerëzor, kombëtar, profesional dhe intelektual.

Në njërën anë, qëmtimet, analizat, studimet, përsiatjet ose shkrimet dhe artikujt e ndryshëm gazetaresk ose publicistik për temat ose çështjet e ndryshme shkencore, politike, kombëtare, ndërkombëtare, njerëzore, morale, filozofike dhe metaestetike, janë gjithmonë elementë, instrumente dhe formula tejet të rëndësishme ose të domosdoshme për sqarimin, shquarjen, analizimin, hetimin, elaborimin, deponimin, arkivimin ose ndriçimin e çështjeve ose problemeve të ndryshme ose të ndërlikuara shkencore, politike, kombëtare, shoqërore, morale, njerëzore, filozofike, metaestetike etj.

Ndërsa, në anën tjetër, mediat e njohura të shkruara dhe elektronike (gazetat, revistat, radiot, televizionet ose portale të ndryshme informative) janë ose duhet të jenë gjithmonë elementë ose instrumente të rëndësishme ose kryesore të formësimit, orientimit, artikulimit ose pasqyrimit të tërë jetës ose ekzistencës së njeriut, popullit ose kombit tonë shqiptar në përgjithësi.

Tërë jetëshkrimit, kronikës, përditshmërisë, përvojës dhe historisë së tij njerëzore, shpirtërore, shoqërore, politike, profesionale, intelektuale, kulturore ose krijuese.

Mediat e shkruara dhe elektronike përfaqësojnë gjithmonë një fuqi ose forcë të katërt të njohur morale, shoqërore, kulturore, shpirtërore ose intelektuale në shoqëri.

Ato janë zëri, syri dhe veshi i një kombi ose populli, që dëshmon, evidenton dhe arkivon përditë rrëfimin e tij të madh historik, shoqëror dhe kombëtar. Gazetari dhe publicisti, përveç rolit të raportuesit ose analistit, janë edhe krijues të artit të shkrimit. Gjuhë e pasur, figuracioni, metafora, simbolet dhe stili i spikatur i japin shkrimit karakter artistik dhe e transformojnë atë në një vepër kulturore.

Çdo fjali, çdo përshkrim dhe çdo interpretim i gazetarit është një mënyrë për të sjellë në jetë realitetin, për ta bërë atë të prekshëm, emocionues dhe frymëzues.

Përmes këtij arti të fjalës, gazetari jo vetëm pasqyron ngjarjet, por i japin kuptim, duke i lidhur ato me traditën, kulturën dhe historinë e kombit shqiptar. Ai transformon informacionin në përvojë estetike dhe reflektim filozofik, duke e bërë lexuesin pjesëmarrës aktiv të mesazhit dhe emocioneve që artikulohen.

Ky rol i gazetarit si krijues arti nuk është vetëm dekorativ, por i domosdoshëm për të ruajtur kujtesën historike, identitetin kombëtar dhe vetëdijen kulturore. Ai është urë mes të kaluarës dhe të ardhmes, mes realitetit të njohur dhe vizionit për progres, liri dhe emancipim. Kjo është pra fuqia magjike, morale, institucionale dhe funksionale e medias së shkruar dhe elektronike, si mjete të fuqishme luftarake, agjituese dhe propagandistike; si instanca të larta morale dhe kulturore; si institucione të njohura mendore, ideore (ideologjike), kulturore dhe informative; si monitoruese, observuese, menaxhuese dhe “referente globale e universale” të pozitës dhe opozitës, përmes ngritjes, krijimit, avansimit dhe artikulimit intelektual, profesional dhe inteligjent të lajmit, informacionit, kumtit dhe mesazhit të njohur medial ose gazetaresk në kohëra krize, lufte, katastrofe, konfuzioni, kaosi ose anarkie totale.

Ndryshe nga kjo, për Hegelin: arti i pandarë nga feja ose religjioni, dhe filozofia e pandarë nga gjenealogjia e natyrës, janë dy format dhe subjektet vetme dhe kryesore të shpirtit suprem dhe absolut, për të cilat nuk ka aspak rëndësi ndryshimi dhe dallimi mes meje dhe teje, apo atij dhe asaj.

Se këndejmi, gazeta “Bota Sot” gjatë këtyre ditëve shënoi 30-vjetorin e daljes (botimit) ose editorimit të saj jubilar.

Gazeta “Bota Sot”, pos tjerash, na mëson, mobilizon dhe udhërefen vazhdimisht se bartësi dhe përcjellësi kryesor i vlerave, edukatës, kulturës, nderit, moralit, karakterit, vetëdijes, disiplinës dhe emancipimit të gjithëmbarshëm shtetëror, nacional, politik, fetar, kulturor, historik, gjeografik etj., në radhë të parë është njeriu, respektivisht personi ose individi i edukuar, kulturuar, emancipuar dhe patriot.

Ndërkaq, bartës dhe promotor kryesor të civilizimit, zhvillimit dhe përparimit të gjithëmbarshëm individual dhe kolektiv janë shteti dhe shoqëria e gjithëmbarshme njerëzore ose qytetare.

Në këtë frymë të njohur integrale, avangarde dhe pozitiviste, caku ose qëllimi kryesor i edukatës, kulturës, emancipimit, moralit, karakterit dhe disiplinës së njohur individuale ose personale është morali dhe pushteti i njeriut mbi vetveten, së bashku me pushtetin e tij moral, profesional, intelektual dhe patriotik mbi të tjerët, përmes edukatës, kulturës, moralit, karakterit, disiplinës dhe traditës së njohur personale, familjare dhe profesionale.

Përderisa caku, qëllimi, ideali, vizioni dhe lajtmotivi kryesor i evolucionit, emancipimit dhe civilizimit të përgjithshëm njerëzor, shoqëror, qytetar dhe kulturor është pushteti i njeriut mbi natyrën dhe ambientin e njohur jetësor ose qytetar, përmes artit, kulturës, informacionit, arsimit, shkencës dhe teknikës. Kjo është pra fuqia magjike, morale, institucionale dhe funksionale e medias së shkruar dhe elektronike, si mjete të fuqishme luftarake, agjituese dhe propagandistike; si instanca të larta morale dhe kulturore; si institucione të njohura mendore, ideore (ideologjike), kulturore dhe informative; si monitoruese, observuese, menaxhuese dhe “referente globale e universale” të pozitës dhe opozitës, përmes ngritjes, krijimit, avansimit dhe artikulimit intelektual, profesional dhe inteligjent të lajmit, informacionit, kumtit dhe mesazhit të njohur medial ose gazetaresk në kohëra krize, lufte, katastrofe, konfuzioni, kaosi ose anarkie totale.

Ndryshe nga kjo, për Hegelin: arti i pandarë nga feja ose religjioni, dhe filozofia e pandarë nga gjenealogjia e natyrës, janë dy format dhe subjektet vetme dhe kryesore të shpirtit suprem dhe absolut, për të cilat nuk ka aspak rëndësi ndryshimi dhe dallimi mes meje dhe teje, apo atij dhe asaj.

Se këndejmi, gazeta “Bota Sot” gjatë këtyre ditëve shënoi 30-vjetorin e daljes (botimit) ose editorimit të saj jubilar.

Gazeta “Bota Sot”, pos tjerash, na mëson, mobilizon dhe udhërefen vazhdimisht se bartësi dhe përcjellësi kryesor i vlerave, edukatës, kulturës, nderit, moralit, karakterit, vetëdijes, disiplinës dhe emancipimit të gjithëmbarshëm shtetëror, nacional, politik, fetar, kulturor, historik, gjeografik etj., në radhë të parë është njeriu, respektivisht personi ose individi i edukuar, kulturuar, emancipuar dhe patriot.

Ndërkaq, bartës dhe promotor kryesor të civilizimit, zhvillimit dhe përparimit të gjithëmbarshëm individual dhe kolektiv janë shteti dhe shoqëria e gjithëmbarshme njerëzore ose qytetare.

Në këtë frymë të njohur integrale, avangarde dhe pozitiviste, caku ose qëllimi kryesor i edukatës, kulturës, emancipimit, moralit, karakterit dhe disiplinës së njohur individuale ose personale është morali dhe pushteti i njeriut mbi vetveten, së bashku me pushtetin e tij moral, profesional, intelektual dhe patriotik mbi të tjerët, përmes edukatës, kulturës, moralit, karakterit, disiplinës dhe traditës së njohur personale, familjare dhe profesionale.

Përderisa caku, qëllimi, ideali, vizioni dhe lajtmotivi kryesor i evolucionit, emancipimit dhe civilizimit të përgjithshëm njerëzor, shoqëror, qytetar dhe kulturor është pushteti i njeriut mbi natyrën dhe ambientin e njohur jetësor ose qytetar, përmes artit, kulturës, informacionit, arsimit, shkencës dhe teknikës. Në këtë sfond të njohur lukrativ, eksplorativ dhe kompetitiv, kultura dhe mjetet e njohura të informacionit u përkasin ose takojnë njeriut, popullit (kombit), shtetit, etnisë, artit, arsimit, shkencës, teknikës, industrisë, ekonomisë, politikës, diplomacisë, ushtrisë, policisë, filozofisë, sociologjisë, psikologjisë, politologjisë, qyteteve, fshatrave ose vendbanimeve të ndryshme, kulturës urbane dhe asaj rurale etj.

U mor vesh se fusha, akti dhe arti kryesor i bordit editorial dhe redaksional të gazetës nacionale “Bota Sot” (por edhe disa mediave të tjera shqiptare) gjatë këtyre mbi 30 viteve të daljes (botimit) ose editimit të saj, kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë: liria (çlirimi), shteti, pavarësia, sovraniteti, integriteti, identiteti, ekskluziviteti, autenticiteti dhe dinjiteti i përgjithshëm shtetëror, nacional, territorial dhe politik i Kosovës dhe shqiptarëve.

Ndaj, të gjithë aty… sikur janë aktorë, akterë ose protagonistë të rëndësishëm dhe relevantë të ngjarjes dhe ndodhjes së njohur shtetërore dhe nacionale në kuptimin e kontrollimit, koordinimit dhe menaxhimit të fatëve të kombit dhe atdheut si “referente globale ose universale” dhe si fuqi e katërt morale, profesionale dhe prestigjioze e shtetit dhe shoqërisë.

Në instancë të fundit, caku dhe qëllimi final i një gazete ose mediumi të fuqishëm, renomativ dhe autoritativ, është ngritja, formimi, artikulimi dhe avansimi i mendimit të transcenduar, të kualifikuar, komplementar dhe suplementar, së bashku me ngritjen, krijimin dhe promovimin e masës (shtresës) së lartë shkencore, intelektuale, kulturore, politike dhe akademike.

Mediosfera, në radhë të parë, e krijon terrenin dhe promovon atmosferën për liri, edukatë, kulturë, emancipim, disiplinë dhe përparim të gjithëmbarshëm individual dhe kolektiv, duke njohur, pranuar, duruar dhe përballuar lirinë dhe përgjithësinë, së bashku me arritjet, sukseset ose rezultatet e larta mbi bazat e preferuara shtetërore, nacionale, intelektuale, kulturore, profesionale etj. Sipas George Orwell, mënyra më efektive për t’i shkatërruar dhe asimiluara njerëzit, popujt ose kulturat e ndryshme gjithandej globit, është t’u mohosh dhe shkatërrosh aftësinë për të kuptuar, menduar dhe besuar në lirinë, suksesin, të kaluarën, historinë, kulturën dhe traditat e tyre.

Ai thekson se shumica e njerëzve nuk dëshirojnë të jenë ose të jetojnë të lirë, sepse liria përmban edhe përgjegjësi dhe obligime të larta morale, ligjore, shtetërore dhe kombëtare. Ndaj, shumica frikësohen nga përgjegjësia dhe preferojnë robërinë dhe varfërinë.

Freud, duke u ndalur te psikologjia e individit, e mbështet këtë ide duke theksuar se përgjegjësia shpesh frikëson njeriun dhe pengon përdorimin e potencialit të tij për liri, krijimtari dhe emancipim.

Në këtë kontekst, media e shkruar dhe elektronike ka një rol jetik: ajo nuk është thjesht pasqyrë e realitetit, por edhe mjet edukativ, emancipues dhe mobilizues. Përmes saj, individi dhe shoqëria mësojnë të kuptojnë, të perceptojnë dhe të veprojnë me përgjegjësi, duke ruajtur identitetin, kulturën dhe dinjitetin e kombit.

Kështu, media bëhet instrument kyç për të garantuar lirinë e mendimit, zhvillimin e përgjegjësisë morale dhe kulturore, si dhe për të mbrojtur qytetarin nga manipulimi, desinformimi ose asimilimi. Në përfundim, gazetaria dhe media, qofshin të shkruara apo elektronike, nuk janë thjesht mjete informacioni, por institucione morale, kulturore dhe intelektuale që formojnë ndërgjegjen kombëtare dhe qytetare.

Roli i gazetarit dhe publicistit është të jetë gjithmonë bartës i së vërtetës, kritik dhe reflektues i realitetit, udhërrëfyes për lexuesin dhe përforcues i identitetit kulturor dhe historik të kombit shqiptar.

Fuqia e medias qëndron në aftësinë për të mobilizuar mendimin kritik, për të mbrojtur lirinë dhe për të promovuar vlerat morale, etike dhe intelektuale. Ajo është ura mes të kaluarës dhe të ardhmes, mes traditës dhe progresit, mes individit dhe shoqërisë.

Në këtë kuptim, çdo shkrim, raport, analizë apo studim publik, kur është i përkushtuar ndaj së vërtetës dhe artit të fjalës, shndërrohet në një vepër kulturore që ruan kujtesën historike dhe frymëzon për veprim të përgjegjshëm.

Përmes gazetarisë dhe medias, individi mëson të perceptojë realitetin me qartësi, të veprojë me përgjegjësi dhe të respektojë lirinë dhe identitetin e vet si dhe të kombit të vet. Kështu, media bëhet jo vetëm pasqyrë e jetës, por edhe mision shpirtëror dhe kombëtar, që lidh artin, filozofinë, kulturën dhe etikën me ekzistencën dhe emancipimin e njerëzve dhe shoqërisë.

Në fund, të gjitha këto e tregojnë qartë se fuqia reale e mediave nuk qëndron vetëm te informacioni, por te ndërtimi i mendimit, formimi i ndërgjegjes dhe afirmimi i identitetit kombëtar. Liria, kultura, arsimi, morali dhe etiketa intelektuale e shoqërisë varen nga mënyra se si media dhe gazetaria e trajtojnë të vërtetën, bukurinë dhe vlerat e përbashkëta të njerëzimit.

Në këtë kuptim, gazetari ose publicisti, shkrimi, publicistika ose arti i njohur gazetaresk nuk janë dhe nuk duhet të jenë vetëm një thjeshtësi e zakonshme e perceptimit të një dukurie, por një reflektim i thellë, i ndjeshëm dhe i përgjegjshëm për të vërtetën.

Gazetari i mirëfilltë nuk është vetëm një raportues i thjeshtë i ngjarjes, por edhe një vëzhgues i thellë, analist, hetues dhe krijues i një tabloje më të gjerë, që e lidh faktin e përditshëm me fatin historik dhe shoqëror të kombit.

Ai duhet të jetë gjithmonë një zë i ndërgjegjes kritike, që i shërben së vërtetës, lirisë dhe së mirës së përbashkët.

Gazetaria dhe publicistika, në këtë mënyrë, bëhen jo vetëm pasqyrë e realitetit të shoqërisë shqiptare, por edhe udhërrëfyese, sinjalizues i rreziqeve dhe mundësive, arkiv i kujtesës dhe frymëzim për veprim.

Përmes fjalës së shkruar, gazetari dhe publicisti mbrojnë identitetin, kulturën, gjuhën dhe dinjitetin e kombit shqiptar, duke e lidhur të tashmen me të kaluarën historike dhe me vizionin e së ardhmes.

Në këtë mënyrë, shkrimi gazetaresk dhe publicistik mbetet një mision shpirtëror e kombëtar, që i jep kuptim dhe peshë vetë ekzistencës së tij.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat