Sulmet ndaj Donika Gërvalla janë sulme qyqarësh

Opinione

Sulmet ndaj Donika Gërvalla janë sulme qyqarësh

Nga: Dedë Preqi Më: 25 gusht 2025 Në ora: 11:19
Dedë Preqi

Shihet se një gjendje e tillë kaotike politike e krijuar në Kosovë, është pasojë e një garniture politike me vizion të dobët, e cila në veçanti, njeriun e ditur dhe ambicioz të këtij vendi nuk e vlerëson, por e shantazhon dhe nënvlerëson, duke vënë në rrezik çdo zgjidhje pozitive, sepse nuk mirret parasysh ajo që ka vlerë.

Propozimi i partisë fituese LVV, duke prezentuar Donika Gërvallën, për kryetare të Parlamentit të Kosovës, do të ishte një shërbim i drejtë dhe interes qytetar, si dhe respektiv për Kuvendin, por jo edhe në të kundërtën, të cilën po e akuzojnë e fyejnë me thashe thënme të pa qena nga opozita.

E meta e saj më e madhe është, që e ka me traditë familjare e atdhetare, kjo zonjë nuk do bëhët shërbëtore e atyre « bandave » që shërbejnë vetëm si forca të errëta të këtij vendi me propaganda dhe shantazhe, që po e rrisin zërin edhe këto ditë pas shpinde.

Është mirë që të ia vëjmë veshin fjalëve të saj dhe mënyrës së shprehjes që ajo përdor gjatë fjalimeve, e cila asnjëherë nuk i shmangu meritat e UçK-së, duke e respektuar dhe nderuar çdo gjë lidhur me organizimin e  kësaj kohe , duke mos harruar edhe ndihmën e forcave të NATO-s, në krye me SHBA-të.

Këta propagandues ndaj Donikës , sikur po flasin për një njeri tjetër, jo për Donikën e vërtetë, sepse kjo nuk do bëhet vegël dhe shantozhohet përmes këtyre intrigantëve, të cilët më shumë se 20 vite, Kosovën e bënë arenë të korrupsionit dhe krimit të organizuar, të cilët edhe tani po mundohen ta kryejnë këtë mision të shëmtuar, por për fat të keq, këtë herë u ka hasë sharra në një gozhdë të fortë.

PDK, AAK dhe LDK, nuk duhet ta quajnë vetën si idhuj të UçK-së, sepse UçK, është sëcili prej atyre, jo vetëm që e rroku pushkën dhe dual përballë armikut, por edhe ata të cilët e ndihmuan këtë ushtri të popullit me bukë dhe gjëra tjera për të arritë një qëllimi të përbashkët, sikur që ishte çlirimi dhe liria e këtij vendi.

Nuk është e drejtë të sulmohet kryediplomatja e Kosovës, z.Donika Gërvalla, apo kinse në fjalimet e saj nuk e përmend emrin e UçK-së, ku gjithçka këtu është vetëm një hamendje e këtyre forcave të errëta, që bëjnë përpjekje për të futë përçarje në mes partive opozitare dhe LVV, me mundësinë e një shkatërrimi në mes tyre.

Është imazh i keq dhe i turpshëm për kombin tonë të sulmohet qëllimshëm dhe për shkaqe e motive të ulëta të nënçmohet femra jonë shqiptare, kryediplomatja dhe ministerja e Jashtme e Kosovës, dhe e Diasporës, zonja Gërvalla, bija e heroit kombëtar Jusuf Gërvalla, që ishte ndër të parët së bashku me vëllaun Bardhoshin dhe Kadri Zekën, që u sakrifukua për të drejtat dhe lirinë e popullit shqiptar.

Është vështirë të thuash diçka më të saktë rreth kësaj çështjeje, por do të ishte më mirë që të mblidhnim mendjen dhe mos të shpërfillim përpjekjet tona në vijën e zhvillimit dhe kërkimit më të mirë për vendin dhe njerëzit eminent të saj, sepse nga këto shpërfillje dhe acarime, do të përfitojë dikush tjetër, për ti realizuar qëllimet e veta kundër këtij populli dhe vendi.

Z. Donika Gërvalla, nuk e ndien vetën të kërcënuar dhe të shantazhuar nga propagandat e tilla, sepse punën e vet e kryen me nderë, përkushtim dhe dinjitet, por ky lloj shqetësimi e paralizon tërë shoqërinë tonë shqiptare, që e shkatërron mënyrën e të qenit e të vetëvetës dhe të konceptuarit që po gllabërohet njeriu i këtij vendi, i cili, sikur akoma nuk po e gjenë dhe ndien vetën të lirë ne lirinë e vendit të vet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat