Mbretëria e individualizmit në shoqërinë tonë shuan aftësinë e diskutimeve të nuancuara dhe të shëndosha me njëri tjetrin, për publikun, për shtetin dhe për ardhmërinë e shqiptarisë!
Me thënë të drejtën, duket sikur njerëzit janë detyruar të mbyllen në guacat e partive politike të cilat u premtojnë shpërblimin ose të qëndrojmë si të ngrirë nga trishtimi pranë atyre “dhomave të jehonës për turp” nga të cilat rrjedh vetëm vrerë nga argatët panelistë! Ata duket si kur bëjnë detyrat e shtëpisë me zellin më të madh për X shefin e tyre, të cilit vetëm lekun ia njohin!
Kështu rrugëton shoqëria jonë, kështu shkon përpara shoqëri e lirë e shtetit tonë, sepse pragu për të duruar shqetësimin e të qëndruarit ballë për ballë me njëri tjetrin, (me të cilin edhe mund të mos pajtohemi) është bërë shumë i lartë! Nga ky prag i pa kalueshëm buron edhe venitja e vullnetit të masës për të qenë sa do pak kurioze ndaj (të, pa)vërtetës së problemeve sociale dhe shtetërore në përgjithësi të cilat kërkojnë zgjidhje urgjente nga njeriu me mendje të shëndoshë dhe jo nga lakmiqarët për pushtet!
Të supozojm se vetëm këta “lakmiqarët tanë” janë njerëz normal, ndërsa të tjerët në përgjithësi vetëm instiktivisht kërkojmë përgjigje për (të) (pa)vërtetën dhe kuptimin e plotë të problemeve si shoqëri!
Por cilat janë ato mediume ose portale të shoqërisë në përgjithësi, për të cilat as shteti nuk mundet me kërkua llogari, se kush i paguan këta argatë të kalbur të demokracisë?
A shpërblehet individualizmi i tyre nga njerëzit tanë të “pa ndërgjegjshëm” apo nga armiqtë e përbetuar të shqiptarisë?
Kam frikën se shumica e portaleve anë e mbanë viseve të shqiptarisë, me iluzionin e tyre si një kuadër i “sigurt profesional mediatik” stimulohen nga X, X -at e globalizmit të Lindjes për interesa e tyre të errëta,! Këta paguajnë tepër shtrenjët që të kokoriset edhe atëherë kur ishte dashtë me të ardhë turp! Sot, mjafton të gjejnë një pikë refereruese, për t'a lidhë identitetin tuaj personal me një komplot i cili mund të ndiqet deri në fundin e botës si një kauzë e veçantë dhe linçuese! Sipas tyre askush nuk bën të reflekton për të mirë nëpër kohë, sepse, nëse vetëm një herë gabon me (pa) dashje ky të mbjellë fundin. Më kujtohet një ish deputet i LDK-s ( nëse nuk gagboj është fjala për A.H) cili rrëfehet kështu; sikurse t’a kisha kuptue së është gabim me votue Gjykatën Hagës, kurrë për jetë nuk do e kisha ngritë dorën!
Të nesërmen e gozhduan të shkretin për pendesën, pse e gjeti kohën me reflektua për të mirë! Ky mentalitet i mbrapsht betonon njerëzit dhe shoqërinë tonë!
Secili debat është më i tërbuar se tjetri, ndërsa njerëzit të cilët nuk janë përmbrenda atyre mureve në “dhomat jehonës” thellësisht ndihen të turpëruar dhe të lodhur shpirtënisht nga kjo ç’menduri e individualizmit fanatik.
Ëndrrat janë kah shuhen, peisazhi është bërë futë i zi, përderisa betimin e djeshëm, thuaja se të gjithë e kemi gëlltitë!
Sot nuk ndjehesh i sigurt,natyrshëm të diskutojsh edhe jashtë atyre “dhomave të jehonës”, sepse kemi fillua të mos ndjehemi mirë nga shantazhi digital i teknologjisë artificiale! Populli ynë e ka thënë edhe më heret; edhe mos me pas bisht, ta ngjesin!