Nga inatet e liga ndaj Kurtit po përgëdhelet Lista Serbe

Opinione

Nga inatet e liga ndaj Kurtit po përgëdhelet Lista Serbe

Nga: Dedë Preqi Më: 1 shtator 2025 Në ora: 22:19
Dedë Preqi

Nga inatet e liga ndaj Albin Kurtit, duke e mos votuar asnjërin nga kandidatët serb për nënkryetar të Kuvendit, qëllimshëm po shkakëtohet një lloj ngërçi i ri në konstituimin e Kuvendit, të cilën shansë po e shfrytëzon Lista serbe, duke e dërguar ankesën në Gjykaten Kushtetuese të Kosovës, që asnjëherë më herët nuk e kishin dërguar një gjë të tillë, por vetëm për të zvarritë procesin dhe për të ndërlikuar situatën.

Lista serbe, është një marionetë e Vuçiqit, që nuk e kanë pranuar shtetin e Kosovës, që me këmbëngulje e dëshirojnë kandidatin e vet të caktuar Sllavko Simiq, edhe pse ky kandidat bashkë me disa të tjerë nuk e marrin votën e mjaftueshme nga deputetët e Kuvendit.

Në garë ishte edhe Nenad Rashiq, nga partia serbe për Liri, Drejtësi e Mirëqenje, i cili është një politikan dhe aktivist i njohur serb, që është angazhuar për të drejtat e tyre dhe do të ishte shansi më i mirë që ky kandidat të merr postin e nënkryetarit të Kuvendit, duke e plotësuar këtë normë ligjore e kushtetuese.

Por, nëse e pyesim vetën se çka po ndodh me shoqërinë tonë, me këtë paraqitje të  vet shkatërrimit dhe çnderimit të këtij vendi, me përshtypjen se nuk është diçka e pa pritur dhe e pa organizuar, por e  përgaditur mirë nga një kalibër i individëve të caktuar, që me vetëdije apo pa vetëdije do të vepronin në këtë mënyrë.

Opsioni se pse «pushteti» i Albin Kurtit, po urryhet në këtë mënyrë dhe me aq vrazhdësi nga PDK, LDK, AAK dhe Lista serbe, në të cilin kanë filluar shigjetimet që në ditët e para të qeverisjes së tij, mirëpo, a duhet kuptuar se në kuadër të këtij realiteti të dukshëm, ashtu siq e parasheh dhe kërkon njeriu i këtij vendi me qeverisjen, kulturën dhe zhvillimin e vet, nuk ka asnjë përkufizim tjetër, që do të kishte një term pushteti më të saktë për t’u përdorur.

Dihet fare mirë se Kosova, gjendet përballë një situatë të pa lakmueshme politike dhe në anën tjetër problemet e këtij vendi shtohen kur bëhët fjalë për një organizatë të rrezikshme, siq është Lista serbe, në mesin e sëcilës kanë dalë kriminel të njohur dhe terrorista kundër këtij vendi, dhe sot e njëjta pretendon të abuzojë me ligjet dhe Kushtetutën e këtij vendi.

Dhe kushdo që thotë se Lista Serbe, duhet të bëhët pjesë e zgjedhjeve të ardhshme lokale e  parlamentare në Kosovë, nuk mbetët tjetër veçse ky popull duhet ti kuptojë dy gjëra shumë të rëndësishme, si ajo në kuptimin historik dhe tani në kuptimin e një realiteti të dukshëm, që po na i vërbon sytë, për të vendos për një përgjegjësi të tillë.

Pikërisht këtu qëndron edhe mundësia e një rreziku, që mund ti kanoset kësaj shoqërie njerëzore në Kosovë, jo vetëm e një etniteti shumicë, por dhe e gjithë etniteteve tjera që jetojnë në këtë vend pa dallim, në kuptimin e së keqës dhe shkatërrimit të këtij vendi.

Në Mitrovicën veriore u shkakëtuan me dhjetra e qindra trazira nga serbët dhe në këto organizime ishin vërejtë  shumë anëtarë dhe deputet të Listës Serbe, të cilët ishin edhe organizator të këtyre grupeve kriminale, me çrast prej këtyre grupeve u rrahën brutalisht dhe u plagosën disa ushtarë të KFOR-t, polic të Kosovës, dhe shumë gazetar shqiptar të vendit.

Lista Serbe, që prej themelimit të saj dhe deri me tani nuk i shërbeu as popullit të vet serb, që të përkujdeset për gjendjen dhe mirëqenjen e tyre, por nga kjo Listë serbe, e derigjuar nga Vuçiqi, e ndihmuan krijimin e strukturave  paralele serbe dhe formimin e organizatave të ashtuquajtura « Brigada e veriut », « Mbrojtja civile » dhe shumë grupe të tjera, të cilat kanë kryer vepra me elemente terroriste në Kosovë.

Nga kjo Listë Serbe, ishte edhe nënkryetari i saj Millan Radoiçiq, i cili ishte udhëheqës i sulmit më të rrezikshëm terrorist në Banjskë të Zveçanit, poashtu dhe sulmi i fundit në kanalin Ibër-Lepenc,  mund të kishte përmasa të mëdhaja të një rreziku të pa imagjinueshëm për banoret e shumë fshatrave dhe qyteteve të këtij rajoni, që furnizoheshin me ujë të pijës përmes këtij kanali.

Dhe do të ishte e pa mundur që organizimet e aksioneve të tilla, të mos kordinohen me planet e figurave të Listës Serbe, apo të kësaj ndërmarrje kriminale, e cila deri më tani as që është distancuar fare nga këto sulme terroriste.

Lista Serbe, e cila ka dominuar gjithnjë në zgjedhjet e kaluara nga komuniteti serb, duke manipuluar dhe falsifikuar me votat e qytetarëve serb për të fituar 10 vendet e rezervuara të këtij komunitetit, për të cilët Kuvendi është i Prishtinës, ndërsa Kosova është « Kosovo-Metohija ».

Prandaj ata, që kësaj vepre po i japin kurajo dhe mbështetje, duke e çertifikuar Listën Serbe, që mund të merr pjesë në zgjedhjet e ardhshme lokale apo parlamentare, dhe mbështetja për të marrë postin e nënkryetarit të Kuvendit, sigurisht se po ia bëjnë një favor vetëm Vuçiqit, por jo Kosovës dhe këtij populli.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat