Albin Kurti dhe sulmet e jashtme dhe të brendshme politike ndaj tij

Opinione

Albin Kurti dhe sulmet e jashtme dhe të brendshme politike ndaj tij

Sulejman Mehazi Nga Sulejman Mehazi Më 8 shtator 2025 Në ora: 08:05
Albin Kurti

Nëse dikush do të merret me politikë, shembull klasik e të pamohueshëm e kemi Albin Kurtin, i cili u jep lekcione jo vetëm politikanëve shqiptarë, por edhe politikës dhe diplomacisë evropiane e botërore. Çfarë e dallon kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, nga të tjerët? E dallojnë principet e palëkundura e të hekurta politike në mbrojtje të Kosovës. E dallojnë sulmet  dhe sfidat e njëpasnjëshme ndaj tij, e ai  stoik e kryelartë qëndron i patundur ndaj principeve e qëndrimeve të forta  politike në mbrojtje të sovranitetit të Kosovës. Albin Kurti sa më shumë të sulmohet bëhet më i fuqishëm e më i fuqishëm. Albin Kurti është politikan që dramatizon situatat për të fituar jo ai, por Kosova.

Jashtëzakonisht rëndë u sfidua me Borellat e Lajçakat, por ai i patundur fitoi, në Banjskë rëndë u sulmua e u sfidua nga terroristi, Radojçiq dhe gjenocidiali serb, Aleksandar Vuçiqi, por ai me guxim e pa frikë pastroi veriun nga kriminelët serbë, largoi çdogjë serbe, letrat identifikuese, targat serbe, bankat serbe, pushtetin lokal serbe, largoi nga qeveria  bandat e Radojçiqit të Listës serbe që rrezikonin mëvetësinë e Kosovës në veri të vendit.

U sfidua edhe nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Ram dhe kryetari i  BDI-së, Ali Ahmeti, me Ballkanin e hapur të presidentit gjenocidial serb, Akeksandar Vuçiqin, por ai ishte stoik ndaj principeve politike në mbrojtje të Kosovës.

Shkojmë më tej, Albin Kurti u sulmua brendësisht nga opozita me 40 seancat e dështuara për të hapur rrugën institucioneve me zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit, por Albin Kurti përsëri fitoi, pas gjithë këtyre sulmeve tani sulmohet edhe nga shpirti i shtetit që e udhëheq, Kushtetuta e Kosovës për shkak  se Albin Kurti do të eliminojë nga skena politike Listën Çetnike serbe, gjersa Gjykata  Kushtetuese e Kosovës me veprumet e fundit duket sikur me qenë gjykatë kushtetuese serbe që LVV-në e Albin Kurtit në pushtet ta mposhtë përballë Listës Terroriste Serbe.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat