Zoti kushton më shtrenjtë në Hamburg!

Opinione

Zoti kushton më shtrenjtë në Hamburg!

Nga: Kimete Berisha Më: 10 shtator 2025 Në ora: 23:24
Kimete Berisha

- Në Kishën e Hamburgut, i ndeza dy qirinjë.

Në qiriun tim u luta që Zoti të më ruaj nga mendimet e ftohta;

- u luta që ta kryej këtë libër dhe të ndahem nga njerëzit.

- Zoti. Ai di se unë e kam mërzi...

njëqind herë e kam lutur:

- Mos më lë vetëm.

- Kisha katolike mua nuk ma ka pranuar asnjë lutje,

nganjëherë dyshoja mos ndoshta pse nuk ia paguaj qirinjtë...

prandaj këtu në kishën protestante Shën Pjetri dua ta rishkruaj lutjen time, ta reformoj, si Martin Luteri fjalën e Zotit.

- Dhe, fjala u bë lot.

- E loti u bë varg.

- E vargu u bë litar....

- Do të isha varur sonte në vargjet e mia.

- Dola nga kisha, me shumë lot.

Kori këndonte:

'Në sheher timin kur t'kaloni, thoni ka vdekë ai djali i ri'!

- Nuk e di pse u prek shpirti im, kur e luta Zotin: të më mbroj nga mendimet e ftohta.

- Sikur nuk u lut shpirti im, por sikur mendimet e mia janë lodhur nga unë...

- Në rrugë, m'u afrua një djalë me shumë flokë ngjyrë mjalti, me sy të kaltër të gëzuar.

Më foli gjermanisht, ia ktheva anglisht...pyetjes:

- A e di ku bëhen kapuccionet e mira!

-....sapo kisha fshirë lotët e ngrohtë të mendimeve të ftohta...

- Më ftoi ta zbulojmë bashkë kapuccinon më të shijshme në Hamburg.

- Çfarë mashkulli i lumtur, mendova!

- Pasi qesha me pyetjen naive:

I thashë, tregomë ti mua...

- Ma kërkoi numrin e telefonit.

Mendova pse unë kurrë nuk ia kam kërkuar askujt numrin e telefonit...

- Dhe...e shkroi numrin e tij në një letër dhe ma la në dorë.

- Unë erdha këtu në këtë vend ku jetohet vetëm nga mendimet e jo nga ndjenjat,

e ku banojnë shpirtërat e frohtë...

....erdha për t'i dhënë fund tregimit tim të pashkruar të dashurisë,

e jo të rishkruaj tregime të dashurisë që pihet...dasjurisë që hahet...tregime që fillojnë me 'ftesë për kafe'.

- Nuk e dija çfarë po tërhiqte kështu prania ime...

se Lutja ime ishte shumë e qartë:

Më ndaj nga njerëzit, o Zot!

- Dhe, vazhdova rrugën e panjohur...

vetëm.

- Duke dalë nga një pijetore, një djalë me flokë të gjata, ma çeli derën.

- Dhe filloi...më vinte pas.

- Më pyeti diçka në gjermanisht.

Ia ktheva anglisht: Të lutem, bëma një foto.

- Ra në të dy gjunjët, më tha, 'shiko anash' dhe më fotografoi.

- Më pyeti kush jam!

Mund të isha kushdo që doja...e nuk doja të isha askush që njoh.

- Por i tregova kush jam.

Mendova: kur e sheh në blogun tim shkruan 'journalist', ai do të largohet.

- U nisa për në Kishë, ku kori i Filharmonisë do ta mbante koncertin.

- E përjetoja një realizëm magjik, sepse çfarëdo që mendoja, bëhej e vërtetë. Sidomos mendimet e errëta për të tjerët.. shtatë copa mendimesh m'u plotësuan!

- Qiriu që më plotësonte dëshirat e ftohta kushtonte një euro e gjysmë.

- Zoti në Hamburg kushtonte më shtrenjtë se Zoti në Dusseldorf.

Atje kushtonte 30 centë, anipse Martin Luteri e ka bërë që mëkatet të mos shlyhen me pare...

- Pasi përfundoi koncerti, burrin me flokë të gjata e pashë në Kishë.

M'u afrua.

- Të pashë që hyre në Kishë, tha, erdha pas teje, pyeta çfarë ngjarje ndodh aty...dhe ja....

- Me siguri për të më hyrë në qejf, e lavdëroi koncertin, që për mua edhe sikur të ishte koncerti më i keq në botë, nuk do t'më prishte punë.

- Të kam shkruar mesazh, tha, ta kam gjetur numrin në Facebook...

(Nuk e kam lexuar çfarë ka shkruar).

- E përshëndeta dhe u ktheva te flaka e qiriut që më kushtoi shtrenjtë.

- Unë isha shumë e qartë në lutjen time: më ndihmo o Zot të ndahem nga njerëzit...ishte kërkesa ime....

por duke u rilutur...u kuptova se vargu i parë i Lutjes sime ishte në kundërthënie me vargun e dytë dhe të tretë...

1. Më ndaj nga njerëzit, o Zot

2. Dhe ti e di...Mos më lë vetëm.

- E pamundur: Unë ende nuk di të

lutem, pa bërë gabime!

- Ndjehesha si një magnet që tërheq Ata:

- që e kanë humbur rrugën;

- ata që e kërkojnë dikë si mua që t'ia tregojnë qejfin;

- ata që kujtojnë se jam e lumtur;

- ata që kanë shumë qejf të më shohin të më mundin e dorëzojnë;

- ata që mendojnë se jam 'dikushi',

- ata që mendojnë se duhen të më kenë 'frikën'...

- Ata që e dinë se unë e kthej përditshmërinë në mit.

- Nata ime ishte real magjike, si tregim i shkruar nga një shenjëtor!

- Pastaj u takova vetëm me shqiptarë, që më 'adhuronin' për shkrimet e mia.

- Dikujt i pëlqeja shumë,

dikujt nganjëherë i pëlqeja e nganjëherë s'i pëlqeja,

por s'e takova asnjë sbqiptar që nuk më njihte.

- E unë nuk kërkoja adhurues, unë isha shumë e qartë në Lutjen time:

thjesht kërkoja të ndahem nga njerëzit.

- Në katër të mëngjesit në Dusseldorf, e dëgjova këngën 'Lamtumirë Dashuria ime'.

- Duke dashur t'i jap fund tregimit të

pashkruar të dashurisë, u kujtova se dashuria ime ka vdekur!

- Nuk u mërzita kur u ndava nga vdekja...!

U çlirova!

- Se unë nuk kërkoj asgjë tjetër, përveç:

- të shpëtoj nga mendimet e ftohta!

- Të ndahem nga njerëzit,

- Dhe, të mos mbetem vetëm!

- Ndjejjat e mia, e luftojnë dhe e vrasin njëra-tjetrën, përditë, në perëndim të diellit!

- S'ka mbetur ndjenjë e paplagosur.

...ka mbetur pa u vrarë vetëm besimi!

Besimi...se fundi nuk është ndëshkim, por ëshrëështë nevojë!

P.S. Kur u ktheva në Kosovë, më ra në

mend se jo Lutja por fustani im i shkurtër ishte magjik...!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat