Pezullimi i dialogut me Serbinë nga ShBA-të, nuk ka të bëjë me Kurtin

Opinione

Pezullimi i dialogut me Serbinë nga ShBA-të, nuk ka të bëjë me Kurtin

Nga: Dedë Preqi Më: 12 shtator 2025 Në ora: 21:34
Dedë Preqi

Pse po lidhet ky pezullim i dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë, nga SHBA-të, për shkakun e Albin Kurtit, i cili fare nuk është mëkatar i këtyre marrëveshjeve, por përkundrazi ka qenë dhe është ithtar i një marrëveshje fqinjësore dhe paqësore në mes këtyre dy vendeve.

Prej gjitha bisedimeve dhe marrëveshjeve të deritanishme në mes palëve, ajo që nuk ishte e disponuar dhe nuk akordohej për asnjë marrëveshje esenciale ishte Serbia dhe udhëheqësi i saj serb Aleksandër Vuçiq, duke treguar se nuk do paqe dhe marrëveshje me shqiptarët e Kosovës.

Të gjitha takimet e marrëveshjeve me palën shqiptare ishin të menduara të planifikuara dhe të prodhuara nga njeriu kryesor i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili me strukturën e organizuar nga serbët e katër komunave veriore në krye me Listën serbe, të gjitha të arriturat e shtetit të pavarur të Kosovës, pretendojnë ti shkatërrojnë.

Pezullimi i këtij dialogu nga SHBA-të, nuk vjen për shkak të Albin Kurtit, sepse nëse dikush mendon kështu, atëherë i shtojmë edhe këto elemente, ndonëse një pjesë e madhe e opozitës në Kosovë e ka humbur rrugën e vet, por që duken të zakonshëm dhe mbarohen aq të akorduar me SHBA-të, vetëm për shkakun se janë mësuar që të gjitha detyrat të ua kryejnë të tjerët.

Vizioni i SHBA-ve, është i pa imagjinueshëm, të cilët kanë vizion të qartë dhe të jashtëzakonshëm që i paramendojnë gjërat shumë më herët që ndodhin, prandaj politika dhe strategjia e tyre e ka të qartë se, Kosova dhe Serbia, nuk mund të arrijnë një marrëveshje paqësore në mes vete për deri sa në pushtet ekzistojnë mbeturinat e Millosheviqit, sikur që është edhe Aleksandër Vuçiq.

Prandaj, është një turp i partive politike të Kosovës, në veçanti turp për opozitën aktuale në krye me PDK, LDK dhe AAK, që reagojnë në mënyrë  të tillë, duke iu gëzuar pezullimit të dialogut me Serbinë, dhe shumë rasteve të tjera për shkak të Albin Kurtit, dhe duke iu revanshuar pa asnjë arsye, sepse po të pyetej Kurti, dialogu kishte përfunduar deri me tani.

Pse kjo opozitë e çakorduar nuk reagon ndaj politikës serbe dhe ndaj Vuçiqit, sepse këtu është nyja kryesore e këtij dialogu, por ligji moral, përgjegjësia, nderi, vigjilenca e ndërgjegjes nuk mund të humbej dhe zhduket ndryshe vetëm në këtë mënyrë, sepse këtë e kanë humbur edhe më herët vlerën e tyre edhe për një kohë të gjatë.

Të gjithë ata që thonë se Albin Kurti, do na prish me Amerikë, kjo nuk është e vërtetë, sepse këta njerëz dhe grupe interesi janë vetë anti amerikan, të cilët Amerikën e kanë në konsideratë vetëm për ta goditur pushtetin aktual të Albin Kurtit, sepse nuk kanë tjetër rrugëdalje për të ardhur edhe njëherë në pushtet.

Nuk e beson askush se Amerika, do e merr Albin Kurtin, si pretekst të pezullimit të dialogut me Serbinë, sepse administrata amerikane ka njohuri edhe më të gjëra në lidhje me politikën e Vuçiqit, si një aleat besnik dhe të dalluar në Ballkan e rajon ndaj Rusisë dhe politikës së Putinit.

Dhe këtij të fundit i ka hyrë uji nën b… nga protestat e gjithmbarshme dhe gjithë popullore serbe, të cilët protestojnë për disa muaj të tërë nëpër gjitha vendet e Serbisë, duke u ankuar për udhëheqjen e vet prej një autokrati, siç është Vuçiq, të cilit do i lëkundet pushteti së shpejti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat