Dialogu Strategjik? Jo, Monologu Amerikan me Kosovën

Opinione

Dialogu Strategjik? Jo, Monologu Amerikan me Kosovën

Më: 12 shtator 2025 Në ora: 22:39
Kimete Berisha: “Dialogu Strategjik është monolog”

Kimete Berisha ka reaguar ndaj pezullimit të Dialogut Strategjik mes Kosovës dhe SHBA-së, duke e cilësuar atë jo si dialog, por si “monolog”. Sipas saj, Amerika e do Kosovën, por vetëm nëse ajo sillet sipas vullnetit të saj – një marrëdhënie që ajo e krahason me një raport të pabarabartë emocional.

Berisha thekson se SHBA, duke e marrë në shënjestër Albin Kurtin, tenton ta izolojë atë nga populli. Në këtë mënyrë, krijohet një klimë frike dhe pasigurie. Por sipas saj, problemi qëndron më thellë: shqiptarët nuk dialogojnë as mes vete, e jo më me serbët – prandaj gjithçka shndërrohet në monolog.

Ajo e quan këtë raport një “agresion emocional”, ku Kosova ka mbetur e varur nga një dashuri që nuk është reciproke. Nëse një marrëdhënie e tillë vazhdon, shkruan Berisha, nuk ka të ardhme. “Dialogu Strategjik nuk u prish nga mungesa e dialogut, por sepse pati dialog të njëanshëm,” thekson ajo.

Më poshtë gjeni tekstin e plotë të opinionit të saj:

Të dua shumë, por s’dua të flas me ty!

- Amerika e ka ndërprerë Monologun Strategjik me Kosovën, që ata e quajnë Dialog!

- Amerika thotë se e do Kosovën shumë, por nuk do të flasë me të.

- Po, është kontradiktore.

- Po unë? E njëjta gjë.

E dua shumë, por s’dua të flas me një person që provokon e manipulon…

dhe nuk do t’i flas, edhe nëse toka dhe qielli bashkohen.

- Ky nuk është thjesht zemërim.

Është ndjesia se nëse unë nuk mund ta kontrolloj atë...pastaj nuk mund ta kontrolloj as veten.

- Tjetër shpjegim nuk kam për momentin.

- Amerika, në zemërimin e saj me Albin Kurtin, tenton të izolojë Albin Kurtin nga populli.

- Kur populli dëgjon se Amerika nuk i flet Kurtit, krijohet frikë...

- Ideja është e thjeshtë dhe origjinale: je me Albin Kurtin apo me Amerikën?

- Në këtë lojë, Amerika e bën Kurtin… Amerikë.

- Zemërimi i Amerikës duket i zbrazët, kontradiktor dhe kopje emocionale.

- Nuk ka arsyetim logjik.

- Kush i ka thënë Amerikës se populli i Kosovës dëshiron dialog?

- Dialog për çfarë?

- Shqiptarët jetojnë nga paqartësia dhe nga rrenat… nuk dialogojnë shqiptarët mes vete, e jo me serbët.

- Strategjia jonë nuk është Dialogu, por Monologu!

- Kudo ku dialogojnë dy veta, përfundon me shamje dhe rrahje.

- Kudo ku vendos veç njëri, ka razi mes njerëzve.

- Dallimi mes meje dhe Amerikës është i papërfillshëm:

- Amerika thotë se dialogu mund të kthehet “kur të vijë koha”, pra, kur gjërat të bëhen sipas saj.

- E...Unë, vetëm jam shkëputur nga agresori emocional, pa asnjë kërkesë dhe s'ka kthim mbrapa.

- Ky qëndrim i imi ekstrem më bën të dukem ortodokse, por më mirë ortodokse.

- Në zemërimin e saj me Albin Kurtin, Amerika ka një qëllim të qartë...dhe qëllimin e cakton ajo.

- Unë nuk kam qëllim të përbashkët me 'agresorin tim emocional'.

- Thjesht zhdukem, dhe lë të kuptohet se nuk ka më përgjigje nga unë.

- Koha do ta tregojë a kam qëllim.

- Amerika thotë se mbetet e përkushtuar në Kosovë, por vetëm kur Ne të sillemi siç duan Ata.

- Unë kam mbyllur dyert e mia.

Agresori emocional mund të sillet si të dojë, por s’ka më përgjigje nga unë.

- Se...Sa herë flas, ndjej sikur gjuaj xhevahire para derrave.

- Dialogu Strategjik nuk u prish sepse nuk pati Dialog, por u prish sepse pati Dialog.

- Nuk bëhet fjalë për Dialog Strategjik, por për Monolog Strategjik.

- Amerika gjithmonë ka folur vet me vete.

- Sa për mua, unë ndjehem superfuqi:

kur flas, nuk dua që muhabeti të zgjatet dhe fjalët e mia të vihen në dyshim.

- Arroganca ime është amerikane, s’shkoj në debate apo emisione, sepse ndjej se 'di' më shumë se çdo njeri që njoh.

- Askush nuk mund të më tregojë mua diçka “të Re'!

- Gabimi Strategjik i Albin Kurtit është se flet pa marrë leje në Ambasadë.

- Por...në zgjedhje do ta mund edhe opozitën “amerikane”.

Ashtu si agresori emocional që mund të më mund mua… po jo tani.

P.S. Autorja, e rritur nga dy prindër Akrep (në zodiak)...Pra, asi që nuk i shprehin emocionet...edhe nëse i kanë.

- E kjo do të thotë se Dashuria nuk trashëgohet!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat