- Ramush Haradinaj, ish-komandant i UÇK-së, invalidi i luftës që ngjitet majë më majë...dhe milioneri i vetëshpallur, ka pasuri që duket si një mini shtet privat.
- Pasuria e tij është më shumë se ekonomi: është një sistem akuzash dhe teorish:
1. Shtëpia 950 m²:
- Është qendra e strategjisë.
- Dhomat janë pa zërim, perdet janë të rënda, kadife, dhe lejohet hyrja vetëm me papuçe.
- Në të gjitha dhomat dëgjohet një e njëjta muzikë pa tekst, që lehtëson pëshpëritjet në vesh.
- Këtu ndodhet edhe selia e “fakteve magjike”, ku çdo lëvizje e qytetarit bëhet provë për spiunim.
2. Shtëpia 800 m²:
- Është baza rezervë e komandantit.
Aty është Depoja e spiunëve imagjinarë.
- Çdo derë që hapet, nxjerr një teori të re për Albin Kurtin.
- Në çdo skaj është një mikroskop magjik që regjistron 'serbizimin' në ajër.
- Këtu nuk lejohet fjala me gojë,
komunikohet veç me shkrim, dhe në përdhesë ndodhet një shpajz pa dritare, për kalljen e fjalëve të shkruara në bllok.
3. Toka 2,000,000 m²:
- Është territori i pafund i UÇK-së.
- Aty ndodhet Laboratori kryesor i strategjisë, dhe zhvillohen takimet për “integrimin e Serbisë” në akuza kundër shqiptarëve.
- Aty...gjashtë futbollistë mund të luajnë me top, pa e gjetur fundin...
Çdo top që humbet regjistrohet si korrupsion.
- Aty ndodhet edhe një shupë, e quajtur 'shupa e mallkimit'.
Në shupë, tri plaka, njëra thuhet nga Tropoja, që aktivizohen vetëm kur propaganda dështon.
4. Truall 344 m²:
- Zona taktike për Bankën Qëndrore të gjykimeve.
- Në katin e dytë gjendet Zona e gjykimeve të nxehta;
në katin e tretë gjendet dhoma e gjykimeve të ftohta; në bodrum dhoma e gjykimeve të pafundme.
- Secili metër katror është i mbushur me mbishkrime frymëzuese, si për shembull: 'Ajo që është e imja, është edhe e jotja'.
'Në atë botë asgjë nuk merr me vete përveç sekretet e CIA-s',
si dhe 'E vërteta është luks', që përdoret si moto.
- Aty...Lejohet vetëm një lopë, si dëshmitare e përjetshme e takimeve sekrete....
5. Shtëpia 500 m²:
- Shërben për vizitat e papritura të qytetarëve.
- Dritat në atë shtëpi fikën në orën tre të natës, si pjesë e një rituali misterioz.
- Aty ndodhet edhe Biblioteka e ekspertëve të shpikur; librat nuk lexohen, por shërbejnë për të justifikuar pasuritë.
6. Shtëpia 623 m²:
- Këtu ndodhet laboratori për akuza të shpejta dhe Stacioni i kontrollit, ku çdo kritikë regjistrohet automatikisht si “spiunim”.
- Çdo hap në oborr aktivizon sistemin që lëshon akuza automatikisht.
- Në verandë qëndron një papagall i verdhë me kokë të kaltër, që përsërit pafund: 'Albin Serbia'.
7. Vila 405 m²:
- Në këtë vilë ndodhet Qendra e mendimeve të larta dhe selia e ambasadorëve.
- Aty jepen çmime për çdo deklaratë kundër Kurtit, pa nevojë për punë.
- Pasqyrat reflektojnë milionat, dhe varfëria konsiderohet krim.
Parafund:
- Republika e Kosovës i ka 120 deputetë.
- Republika e Ramushit i ka mbi 120 dhoma.
- Në Kosovë, qytetarët presin me vite për një vendim gjykate.
- Në Republikën e Ramushit, çdo derë e shtëpisë hap një gjykim të ri.
Fund teatror
- Perdet kadife mbyllen.
Papagalli i verdhë përsërit edhe një herë: “Albin Serbia!”.
- Në sallë mbetet vetëm heshtja e varfanjakëve dhe jehona e një shteti privat që duket më i madh se Republika.
- Publiku qesh…sepse s'ka lot të qajë.
Fund politik
- Ramushi ka pasuri milionëshe: ka shumë shtëpi, toka e vila.
- Në Kosovë, drejtësia nuk banon në asnjë nga ato shtëpi, ajo jeton me qira, bashkë me popullin.
P.S. Sonte s'ka P.S.