Raporti i Gallup, një mesazh sigurie për Kosovën

Opinione

Raporti i Gallup, një mesazh sigurie për Kosovën

Nga: Dedë Preqi Më: 23 shtator 2025 Në ora: 17:17
Autori Dedë Preqi

Historia do të fillonte me çdo njeri, në çdo orë dhe në secilën jetë njerëzore, që nënkupton përvojën dhe fitoren mbi vetveten, një qëndrim të cilit mund ti bashkëngjitet secili për mirë, duke kuptuar plotësinë e fjalës «dëshiroj» apo dua të bëjë më të mirën për vendin dhe popullin tim.

Raporti i «Gallup» që vjen tani në këtë kohë të kryeministrit Kurti, duke e marrë apo jo parasysh, që më rëndësi është çasti i referimit ndaj vendit tonë, që ndoshta për njeriun primitiv duken përceptime jo reale, të cilat shkojnë përtej një realiteti të mundshëm, por që do të thotë shumë dhe ndjesi e prekshme dhe serioze për njeriun e këtij vendi.

Mund të theksojmë faktin, se fusha e veprimtarisë së njeriut të përkushtuar, që përkon përmes arritjes, që në thelb e ka efektin e punës, jo me fuqi, por të paktën me guxim dhe devotshmëri, duke e shdërruar në gjendje të mirëfilltë, që do ta bënte të pranueshme dhe të besueshme ta përjetojë përmes ndjenjës njerëzore.

Kosova dhe populli i këtij vendi, do vlerësohet shumë në këto rrethana nga mesazhet e tilla të raporteve ndërkombëtare, siç është edhe ky raporti i fundit për sigurinë, që shpeshherë kritikat dhe propagandat ndaj këtij vendi janë aq të pa vërteta dhe të pa kapshme, sidomos për njeriun e përllogaritjeve të gabuara, që nuk ia duan të mirën këtij populli.

Prandaj, publikimi i Raportit «Global Safety 2025» nga Instituti « Gallup », në të cilin Kosova, do renditet e para në Evropë, në Indeksin e Ligjit dhe Rendit, si dhe e treta në botë për ecje vetëm gjatë natës, do të ishte një sukses i madh për këtë vend.

Dhe ky indeks i organizatës amerikane i quajtur «Gallup» që bënë matjen e perceptimit lidhur me sigurinë e qytetarëve, besimin e tyre ndaj organeve të rendit, pikërisht këto janë treguesit e drejtpërdrejtë që shpjegojnë rrolin e sigurisë dhe cilësisë, që emërtohet si «siguri» e jetës së qytetarit të një vendi, në këtë rast, sikur po citohet e flitet edhe për Kosovën nga raporti në fjalë.

Kosova dhe populli i saj, duke e përforcuar imazhin e vet të mirë në këtë mënyrë, si një vend i sigurt për të jetuar dhe për të investuar, në këto rrethana do të ndikonte edhe përmirësimi i marrëdhënieve të njeriut me veprën e tij, që do të ndryshonte edhe marrëdhëniet ndër njerëzore të këtij vendi.

Ndaj këtij raporti reagoi edhe kryeministri i Kosovës, z.Albin Kurti, duke e vlerësuar, se ky raport përveç tjerash, do të ishte një histori e suksesit të këtij vendi, dhe për Kosovën dhe popullin e këtij vendi, ka pikë referimi vlerën më të rëndësishme të jetës, siç është edhe siguria.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat