Gjuriqi - propagandën e ka dhunti ndërsa gënjeshtrën traditë

Opinione

Gjuriqi - propagandën e ka dhunti ndërsa gënjeshtrën traditë

Nga: Dedë Preqi Më: 24 shtator 2025 Në ora: 13:11
Dedë Preqi

Ministri serb i Puneve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriq, propagandën e ka dhunti, ndërsa rrenat i ka traditë, të dyja këto veti i ka hyse të trashëguara, që i takojnë në vend të «fisnikërisë» dhe kulturës tradicionale njerëzore, kur e gjithë historia e përcjell me luftëra rrënuese, që shprehen përmes mitit, duke e shpallur gjithherë vetën fitues edhe në humbje.

Fjalët e pa matura të Gjuriqit, si reagime ndaj presidentes së Kosovës, z.Vjosa Osmani, që ndërlidhen me situatën Kosovë-Serbi dhe presidentin e SHBA-ve, z.Donald Trump, e nxjerrin edhe një herë në shesh tërë vrerin dhe urrejtjen që ka Serbia, ndaj Kosovës dhe popullit të saj.

Presidentja e Kosovës, z.Vjosa Osmani, po qëndron këto ditë në SHBA, në kuadër të Mledhjes së Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, e cila në një intervistë në Fox News, e vlerësoi tërë përpjekjen e popullit amerikan, që kanë bërë për Kosovën, poashtu edhe kontributin e presidentit të tanishëm të z.Trump, i cili parandaloi shumë konflikte, ndër të cilat edhe atë në mes Serbisë dhe Kosovës, në maj të këtij viti.

Edhe vet presidenti i SHBA-ve, z.Donald Trump, në fjalimin e tij në OKB, e përsëriti një gjë të tillë, duke përmendur të gjitha konfliktet në gjithë botën, që në një mënyrë, duke i parandaluar gjakderdhjet e mundshme, një ndër ato edhe në mes Serbisë dhe Kosovës, në maj të këtij viti, që kishte një tentativë shpërthimi, të përgaditur nga Serbia.

Ndërsa, reagimet e Marko Gjuriqit, ishin me motive të ulta dhe urrejtëse, duke i quajtur deklaratat e z.Vjosa Osmnai, si të pa vërteta, që Serbia, do të planifikonte një gjë të tillë, sipas të cilit përpjekjen për të zhdukur tiparin e përgjegjësisë, sikur edhe më herët që Serbia, nuk i pranon krimet dhe gjenocidin e kryer ndaj popullit të Kosovës.

Dhe sipas Gjuriqit, deklaratat e presidentes së Kosovës, z.Osmani, janë hedhur poshtë edhe nga Richard Grenel, si një mik i Vuçiqit dhe Serbisë, padyshim ky këndvështrim shprehet në forma të dyshimta, se si një bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit Trump, mund të jetë edhe përson i dyshuar, që qëndron në një marrëdhënie të ngushtë me njerëz të krimit dhe gjenocidit.

Reagimet e Gjuriqit shkojnë edhe më largë, i cili e përmend edhe pezullimin e Dialogut Strategjik, nga SHBA-të, që sipas tij, qeveria e Kosovës, tregohet se është anti-Trump dhe anti-amerikane, poashtu edhe anti-vlerave Evropiane, duke e vënë në shënjestër popullin shqiptarë, i cili do të ishte populli më pro-amerikan në botë dhe më pro-evropian në Evropë.

Në këtë rast do të thotë, se Gjuriqi dhe të tjerët me format e sjelljes dhe veprimet e tyre nuk qojnë drejt nevojës së përmirësimit të marrëdhënieve dhe për një të ardhme më të mirë në mes këtyre dy popujve, sepse shpifjet dhe propagandat nuk kanë më kuptim, duke e humbur fuqinë e domethënjës gjatë rrugëtimit të tyre, dhe se nuk janë më bindëse për njeriun normal dhe për ti qëndruar kohës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat