Kush po i mbron të drejtat e shqiptarëve në Kosovën Lindore?

Opinione

Kush po i mbron të drejtat e shqiptarëve në Kosovën Lindore?

Nga: Milazim Maraj Më: 25 shtator 2025 Në ora: 06:24
Milazim Maraj

Çka po arrihet në mbrojtje të drejtave të shqiptarëve, të lënë pas dore nga dy shtetet shqiptare. Përzierja e Islamit politik në këtë pjesë të robëruar nga Serbia dhe e njerëzve të dëshmuar për tradhti si Demo Berisha tani edhe imami Nexhmedin Saqipi.

Deputeti i vetëm shqiptarë në parlamentin e Serbisë Shaip Kamberi kërkon mbështetje të fuqishme diplomatike nga faktori ndërkombëtar dhe nga dy shtetet shqiptarë që për fat të keq, po merren me krijimin e krizave dhe menaxhimin e tyre në vendet e tyre.

Deputeti Shaip Kamberi së bashku më kryetarin e këshillit kombëtar Enkel Rexhepi, kërkojnë të zbatohet plani prej shtat pikash që kërkojnë hapjen e dialogut dhe kërkesat tjera të shqiptarëve të përfshira në këtë plan. Ata kërkojnë mbështetje. Kush u zgjodh për të përfaqësuar interesa shqiptarë në Luginë. Shaip Kamberi apo Demo Berisha dhe Nexhmedin Saqipi, ose edhe ndonjë person tjetër i humbur në këtë mjegull.

Pse duhet të ndryshohet ky planë? Të shtunën pa fije turpi Imami Nexhmedin Saqipi mori pjesë në paradën kërcënuese të Serbisë në Beograd. A krenoheshe më këtë kërcenim hoxhë zeza. Kjo paradë provoj të kërcënoj shqiptaret dhe kroatët si që tha krimineli Vuçiq apo të kërcënoj serbet që nuk pajtohen me këtë izolim që disa muaj.

Por Imam Nexhmedin Saqipi u deklarua së do të merret tani me politikë dhe do të kërkojë në çdo derë të shtetit serb që të realizohen të drejtat e shqiptarëve( apo ndoshta atje do të i quaj myslimaneve) nga se kështu i sheh, dhe ky është misioni i tij. Ndërkohë që dyvjetorin e sulmit të kriminelëve serb në Kosovë të komanduar në Vuçiq, ai shkon në SHBA. Fotot që i ka tani i prezanton sikur ka mbështetjen e shtunë shqiptarëve për mes të Saqipit dhe Demo Berishës. Vuçiq në KS. OKB shtroj çështjen e të drejtave të serbëve të cilët sipas tij po shkelën nga shteti i Kosovës.

Në këtë kohë misionar të shtetit kriminel serb bëjnë gjiro rrugëve të ndryshne në SHBA, me fotografi të kryeministrit të Kosovës ku kanë vendosur mbishkrime propaganduese për të bindur opinioni me gënjeshtrat e veta. Këtë formë e kanë përdorur tradicionalisht dhe kanë fituar nga kjo.

Në Ranilluk një fshat më shumicë serbe disa serb kanë hyrë në grevë urie për të protestuar nga shtypje që u bënë lista serbe e përkrahur nga kriminelet i Serbisë Aleksander Vuçiq. Pse po sillën kështu të zgjedhurit tonë në dy shtetet tona, para një gjendje kaq komplekse kundër shqiptare? Tani janë në fushatë zgjedhore dhe çështjet të kësaj natyre nuk u bëjnë shumë përshtypje. Cili problem është më me rëndësi tani? Më cilin problem do të duhej të merremi në këtë moment shumë të rëndësishëm?. Pse duhet të lejohet hoxha në Preshevë të krijoj përçarje në mes të shqiptarëve të shtypur nga Serbia dhe që janë nënshtruar dhunës, presionit dhe gjenocidit të heshtur, të fshirjes së adresave të tyre?

Çka e bashkon atë me tradhtarin Demo Berisha që vendi i tij e volli dhe nuk e duron më. Çka e lidh këtë hoxhë më interesat serbe, ruse, me Dudiqin dhe misionarët tjerë antishqiptarë. Pse këta sakrifikojnë shqiptarët vëllezër dhe besimtarë të vet, që u paguajnë hakun që nuk e kanë farë borxh, për interesat e Botës ruse dhe Serbisë së madhe.

A nuk e panë sa i respekton Serbia myslimanet në Bosnjë, Sanxhak dhe sa po i respekton shqiptaret shqiptarët besimtarë të këtij hoxhe; shpirt shitur të pa fytyrë dhe tru shpërlarë. A beson ky hoxhë në zot. Nëse po; a frikohet nga dënimi i zotit që po nëpërkëmb interesat themelore të vëllezërve të vet të gjakut dhe të besimit? Këndelluni o shqiptar! Koha nuk pret. Mos veni në lojë fatin tonë kombëtarë.

Mjaftë kemi vuajtur me shekuj. Koha është të duam njeri tjetrin, të respektojmë, të ndihmojmë, të bashkëpunojmë në të mirë të njeri tjetrit. Këtë ua kemi borxh, të parëve tonë që më shpirt ndër dhëmb, që na ruajtën këtë komb, këtë gjuhë, dhe vlerat kombëtare më të cilat krenohemi dhe na i ka lakmi bota. Këtë ua kemi borxh fëmijëve tonë që i kemi në vendin tonë dhe atyre që detyrimisht janë shpërngulur dhe jetojnë nëpër botë, me vuajtje dhe nostalgji për vendin e tyre dhe gjuhën e kulturën e tyre.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat