Përderisa opozita citohet dhe mbahet mend nga shteti i Serbisë se ata ishin të ndëgjueshëm dhe tepër sjellshëm, kokëdhembja e sotme për Serbinë është kryeministri në detyrë, Albin Kurti! E njëjta dhimbje është edhe për opozitën, pse Albini nuk është në burg, por në pushtet!
Strategjia e viktimizimit në traditën e politikës serbe përherë ngarkonte shqiptarët, por kësaj rradhe këta përzgjedhin të ngarkojnë vetëm Albinin! Interesant, vetëm ky është i pa përshtatshëm për të dy palët!
Kjo bëhet në të njëjtën kohë kur shpifjet e politikës opozitare “për faqe t’zezë ”, nuk ndalojnë, por vazhdojnë rrugëtimin me dreqin dhe t’birin për të largua Albin Kurtin nga pushteti!
Kush është në rolin e “aleatit”, kur pretendohet se Albini është vrasës, shkatërrues i vendit dhe “burgosës i rinisë serbe” edhe në banderolën e dorës serbe, të zbuluar përpara amerikanëve?
Është e trishtushme dhe tepër e dhimbëshme të vendoset kjo shenjë e barazimit në mes të sjelljeve të politikës serbe, me të gjitha sjelljet e opozitës në krah, me disa mediume në front, kundër Albin Kurtit!
Këto fakte janë të dëshmuara prej se ish pushtetarët mbetën në opozitë!
Kjo fushatë e egër është më shumë se armiqësore! Kam bindjen se ky mentalitet i opozitës e ka të garantuar votën e Serbisë edhe në ferr, prandaj vetëm vazhdoni!
Kush nga politikanët e opozitës është në këtë garë të drejtëpërdrejtë me Serbinë për të gjitha pretendimet e turpshme që i bëhen qeverisë në detyrë? Kam bindjen se janë që të gjithë ata që e kanë krahasuar Albinin Kurtin me Milosheviqin, dhe me shumë të tjera krahasime banale.
Një pjesë e opozitës, deklaron se në Gjykatën e Hagës nuk po tentohet të dënohet UÇK-ja, por vetëm individët, (këtë e thonë vetëm ata të LDK), ndërsa ata nga PDK janë të bindur, se në Hagë po dënohet UÇK-ja! Kjo përzierje interesash( vetëm për pushtet bjen n’desh me vlerën e shtetit! Dallimet e sulmeve të Serbisë ndaj Albin Kurtin janë të përafërta me ato të opozitës! Thuaja se gjithëçka është rregull me shtetin tonë, por
fatkeqeësia është Albin Kurti, sepse filloi të vepron si shtet ndaj Serbisë!