Me 11 tetor 2025, do zhvillohet ndeshja në mes Serbisë dhe Shqipërisë, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botërorne në futboll, e cila do të ishte ndeshja më e përfolur dhe më e druar e «FIFA-s, 2026», që do zhvillohet në Leskovc të Serbisë, edhe pse ndeshja mund të zhvillohet pa spektator brenda fushës, organizimet e huliganëve serb nuk do të mungojnë.
Edhe pse zhvendosja e ndeshjes nga Beogradi do zhvillohet në Leskovc, sepse kjo është tak-tikë e Vuçiqit, për të larguar tubimet e protestuesve në qendrat e Beogradit, por edhe kjo nuk e ndryshon fare çmendurinë e huliganeve serb, sepse ata janë kudo në Serbi të njëjtë, që kanë plane dhe qëllime të njëjta për ti fyer dhe njollosur shqiptarët, duke vepruar në kuadrin e domosdoshmërisë dhe jo të ndërgjegjës, apo mënyrës sportive.
Pse e themi se do të jetë ndeshja më kstravagande e këtij Kampionati Botëror 2026, sepse Serbia, nën udhëheqjen e presidentit të vet, i ka formuar edhe grupet e caktuara përmes të cilave i kontrollon kundërshtarët e tij dhe e mbanë tiparin e pushtetit të fuqishëm dhe të dhunshëm, duke e shdërruar edhe sportin në politikë, duke i futur nën ombrellën e vet autoritare.
Serbia kohën e fundit, sikur ecën nëpër tehun e një shpërthimi të brendshëm nga revoltat e studentëve dhe qytetarëve të saj përshkak të politikave autoritare, dhe tani më kjo popullatë është e lodhur nga politikat dhelpërake të Vuçiqit, por do të ishte e disponuar për të shfrytëzuar dhe shpërthyer në raste të tilla, qofshin duele sportive dhe të tjera.
Nuk do harrohet 14 tetori i vitit 2014, kur në stadiumin e Beogradit, u zhvillue ndeshja në mes Serbisë dhe Shqipërisë, e cila ndërpritet pas 42 minutave përshkak të një droni me simbole shqiptare, që fluturoi mbi stadionin serb, ku do ti tërbonte huliganët serb, të cilët u futën me dhunë në fushë duke i sulmuar futbollistët shqiptar.
Dhe një prirje e tillë serbe e gjenë shprehjen e vet dhe shkon më tutje si koncept që mbështetet njëri përmes tjetrit pa e analizuar mirë qëllimin ndërveprues dhe vëzhguesi apo vrojtuesi i mirë dhe real, do ta merrte përbazë ndjenjën e përgjegjësisë, sikur në këtë rast qeveria e Serbisë, poashtu edhe reagimet e Evropës, gjegjësisht të FIFA-s, ishin mjaftë reagime të dobëta ndaj veprimeve të tilla dhe sportit të Serbisë.
Mirëpo, sporti është sport, që nuk duhet të ndërhyjë apo të përzihet politika, por rsyeja e cila qëndron pas arsyes racionaliste, nuk mund të bindet në veçanti me këtë lloj dueli sportiv, që shdërrohet në dhunë, që nuk i përket sportit dhe as njerëzimit sportdashës.
Pak sa më ndryshe dhe në mënyrë sportive zhvillohet ndeshja e fundit në mes Serbisë dhe Shqipërisë, me 7 qershor 2025, e cila ishte një ndeshje tjetër dhe pa incidente të theksuara, ku shqiptarët u treguan më të përmbajtur, me ç’rast futbollistët shqiptar në fushën e tyre e patën shansin e fitores përmes një penaltie, të cilin për fat të keq nuk e realizuan.
Sjelljet arrogande të huliganëve serb do ti kemi edhe kësaj here brenda ose jashta stadionit të Leskovcit, që do ta shfrytëzojnë organizatoret e porositur dhe të përgaditur përmes simboleve dhe propagandave antishqiptare, duke e nxitur situatën deri te ndonjë shpërthim i mundshëm në mes turmave serbe, ku në njërën anë do ndahen ana protestuese kundër shqiptarëve dhe ana tjetër e përkrahësve dhe qeverisë së Vuçiqit, duke shpërthyer në një konflikt dhe kaos të pa parë në mes vete.
Serbia, tani hapur e mbanë krahun e Rusisë dhe Kinës, dhe me kryeneçësinë e saj del në pah para çdo opinioni dhe mediumi politik, duke mohuar rrethanat dhe kundërthënjët e lëvizjeve të saj me përmbajtje dhe qëndrime armiqësore, duke aluduar në fqinjët e vet, ndërsa në anën tjetër jep mesazhe të fuqishme për një «Serbi të madhe» dhe më të armatosur në rajon, për atë as që u kërkon falje për të kaluarën e saj kriminale dhe gjenocidiale asnjërit.
Në veçanti Kosova dhe lidershipi i saj, po përpiqen së paku të krijojë marrëveshje për marrëdhënie fqinjësore dhe paqësore me Serbinë, edhe pse nuk mund të harrohet ajo histori e trishtë që e ka përjetuar populli shqiptarë i Kosovës, por edhe ai i Shqipërisë, duke e ndarë së bashku të njëjtin fat dhe sakrificën ndërvëllezërore për mbi jetesë dhe atë për liri.
Do ta kuptonte sëcili shtet demokratik në botë se, energjia e shtetit serb dhe e kryetarit të Serbisë, Aleksandër Vuçiqit, po hargjohet sot në të kundërtën dhe po kthehet e tëra në një energji negative, kur sëcilën nismë për të marrë vendime të nevojshme për të gjetë një rrugë të përbashkët të stabilitetit dhe mirëqenjes, Vuçiqi, e përdor modelin e Millosheviqit, duke kërkuar luftë.
Madje, Serbia do mburret me aleatët e saj të fuqishëm, Rusinë dhe Kinën, përmes të cilëve është armatosur deri në dhëmbë, e cila e reklamon përditë armatën e saj për rreth kufirit me Kosovën, duke e kërcënuar «botën e lirë njerëzore», dhe sa herë që bëhët fjalë për Kosovën shtet, çdo gjë dhe gjithçka para vetës e kanalizon dhe e konstrukton për qëllime të caktuara politike kundër këtij shteti demokratik.