Barazi gjinore apo barazi e shumëfishtë gjinore?

Opinione

Barazi gjinore apo barazi e shumëfishtë gjinore?

Nga: Pirro Prifti Më: 15 nëntor 2025 Në ora: 10:14
Pirro Prifti

Projektligji për “Barazinë Gjinore” u miratua në Kuvend me 77 vota pro të mazhorancës dhe 36 kundër të deputetë të opozitës. OKB e cilëson ligjin një fitore për familjen dhe shoqërinë në tërësi, duke u dhënë vajzave dhe djemve mundësinë të rriten në një vend që vlerëson çdo njeri në mënyrë të barabartë.

Sidoqoftë paqartësitë mbeten duke patur parasysh pikërisht në se i Ligji sapo miratuar i Barazisë gjinore do të shtojë apo jo ndonjë gjini tjetër në Librin e Familjes apo do të jërë vetëm Dy gjini atë Mashkull dhe Femër te cila është sanksionuar deri tani në ligjet tona por edhe në Biblën dhe Kuranin apo dhe Torah të cilat i referohen Zanafillës ku Zoti bëri Njeriun Mashkull Femër por edhe kafshët dhe zogjtë madje dhe kafshët ujore duke patur si qëllim vazhdimësineë e brezave nëpërmjet çiftimit si mjet i vetëm për këtë qëllim.

Vlen për tu bërmëndur shkrimi që ka bërë deputetja iris Luarasi e cila spjegon qartë ligjin për barazinë gjinore duke hedhur poshtë disa pretendime të kundërshtarëve demokratë kur shkruan se: `` disa.. lajme online …e paraqesin ligjin si një instrument që do të sjellë gjini krejtësisht të reja – shtatë ose 72 gjini, në varësi të personit që përhapte keqinformimin dhe sa shumë ai dëshironte ta ekzagjeronte atë. Është përhapur gjithashtu dezinformim se ligji do të ndryshojë rolet gjinore apo madje do të rregullojë emocionet njerëzore – pa asnjë bazë në përmbajtjen e vërtetë të legjislacionit sepse Ligji për Barazinë Gjinore synon jo vetëm zbatimin e barazisë në organet e zgjedhura dhe në vendin e punës, por edhe krijimin e një kulture respekti dhe drejtësie``(Ligji për Barazinë Gjinore në Shqipëri: Tani ta shohim të vihet në zbatim – Reporter.al).

Problemi qëndron se çdo të bëhet me LGBTIQ të cilët me promovimet e tyre npër rrugët e Tiranës herë pas here kanë krijuar përshtypjen se individët që janë bërë trans-sexualë apo ata me perversione sexuale të cilët mbulohen dhe justifikojnë veten nëprmjet këtij sekti jo normal ylberistësh – mund të dëmtojnë dhe të prishin familjen shqiptare, dhe kjo mund të ketë me të vërtetë një efekt negative në shoqërinë shqiptare.

Për Barazinë Gjinore vetëm Mashkull Femër janë shprehur njëzëri dhe komunitetet Fetare shqiptare duke qënë kundër barazisë së shumëfishtë gjinor e cila do të shkaktonte kaos dhe prishjen e qelizës bazë të shoqërisë njerëzore- Familjen- por dhe do të largonte njerëzit nga Zoti.

Është gjë e mirë që ky Ligj nuk do të shtojë nene specifike ligjore për gjini të reja në shoqërinë shqiptare megjithse kjo duhet monitoruar me kujdes në zabtim të këtij ligji të ri. Përse sepse rreziku mbetet i madh në shoqërine me demokraci liberale dhe në shoqërinë Globaliste që është futur edhe në Shqipëri e kudo në botë.

Prandaj është mirë të kuptojmë se Shqipërija nuk ka nevojë për gjini të reja përvecse ato që janë sanksionuar me ligje edhe në të kaluarën.

Bazat ideologjike të ideologjisë Gjinore.

Shtrembërimet për gjininë njerëzore janë futur nëprmjet ideologjisë gjinore një nga bazat e ideologjisë së vetë LGBTIQ dhe pikërisht nga John Money që në 1955 propozoi që identiteti gjinor ishte i ndryshueshëm dhe përcaktohej nga fakti nëse një fëmijë ishte rritur si mashkull apo femër në fëmijërinë e hershme. Hipoteza e Money-t është diskredituar që atëherë, por studiuesit kanë vazhduar të studiojnë efektin e faktorëve socialë në formimin e identitetit gjinor.

Sipas tyre , ideologjia gjinore e LGBTIQ bazohet tek besimi se fëmijët mund të lindin në trupin e gabuar. .deologjia gjinore është teoria se binariteti seksual nuk e kap kompleksitetin e specieve njerëzore dhe se individët njerëzorë përshkruhen siç duhet në terma të një "ndjenje të brendshme të gjinisë" të quajtur "identitet gjinor" që mund të jetë i papërputhshëm me "seksin e tyre të caktuar në lindje". Pavarësisht kësaj mangësie, ne mund të krijojmë një ideologji më të mirë gjinore duke u përqendruar në përdorimin e saj të termave "gjini" dhe "seks". Pse ka rëndësi kjo? Sepse ideologët gjinorë kanë tendencë të përdorin "gjininë" si shkurtim për "identitetin gjinor" - si në eufemizmin "kujdes që pohon gjini" në mjekësi. Një "kujdes" i tillë pohon identitetin e supozuar gjinor të pacientit, edhe nëse kjo do të thotë shkatërrimin e organeve seksuale primare dhe sekondare të pacientit. Pra, ideologët gjinorë, nga ana e tyre, nuk pranojnë asnjë parim kufizues për numrin e identiteteve gjinore. Në vend që ta mohojnë drejtpërdrejt realitetin e seksit, ideologët e gjinisë përdorin zëvendësuesin tani të kudondodhur, "seks i caktuar [ose i regjistruar] në lindje". Kështu, ata shmangin përdorimin e fjalës "seks" - ndryshimi i vërtetë biologjik midis qenieve njerëzore mashkull dhe femër - dhe në vend të kësaj paraqesin një konstrukt të thjeshtë shoqëror. Nuk është çudi që njerëzit normalë janë të hutuar Pse ideologët e gjinisë luajnë lojëra të tilla verbale? Pse pretendojnë se pikëpamja e tyre nuk mund të përcaktohet? Sigurisht, kjo ndodh sepse ata duan që ajo të shihet si një shpjegim i thjeshtë i shkencës dhe arsyes së ëmbël, në vend të një dogme aq të çuditshme sa pothuajse askush nuk do ta pranonte nëse do të shpjegohej saktësisht dhe pa kërcënimin e përbuzjes shoqërore. Këto dy kategori "seksuale" janë thjesht konvencione, thotë ideologu i gjinisë, dhe jo fakte?!! Sipas ideologëve të gjinisë pra të LGBTIQ: `Qeniet njerëzore, në thelb, janë vetvetja psikologjike me ndjesi të brendshme të gjinisë - si shpirtra gjinorë të pa trup. Këto "identitete gjinore" janë të pavarura dhe mund të jenë të papërputhshme me trupat që Zoti na dha, dhe që mjekësia i ka lidhur me "mashkullin" dhe femrën. Këto kategori "seksuale" janë thjesht konvencione, thotë ideologu i gjinisë, jo fakte`. (what is Gender ideology? | The Heritage Foundation), nga ` ` Ëhat is Gender ideology `` -Jay .Ë. Richards (@JayRichards) Director, DeVos Center for Human Flourishing, viti 2023).

Argumentat kundërshtues.

Kjo kundërshtohet lehtësisht duke konfirmuar se "Ka dy identitete gjinore", Për shumicën e të huajve, "gjinia" mund të duket si një sinonim i "seksit" - siç ka qenë për shekuj me radhë. Kandidati presidencial Vivek Ramasëamy, për shembull, kohët e fundit shkroi në Tëitter dhjetë "të vërteta", midis tyre, "2. Ekzistojnë dy gjini". Do të kishte qenë më mirë nëse ai do të kishte thënë, "Ka [vetëm] dy gjini" - që është qartësisht ajo që ai nënkuptonte.

Sidoqoftë nuk mund ta përkufizosh ideologjinë gjinore pa përmendur disa nga termat që ajo ka futur tashmë në gjuhën tonë - terma që gjithashtu kërkojnë përkufizim.

Ndërsa e vërteta e thjeshtë është se: ideologjia gjinore nuk e përputh realitetin e seksit - strategjinë riprodhuese të gjitarëve, përfshirë qeniet njerëzore.

Këto "identitete gjinore" janë të pavarura dhe mund të jenë të papërputhshme me trupat që Zoti na dha dhe që mjekësia ka filluar t'i shoqërojë me "mashkullin" dhe femrën.

E vërteta e thjeshtë është se ideologjia gjinore nuk e përshtat realitetin e seksit - strategjinë riprodhuese të gjitarëve, përfshirë qeniet njerëzore. Seksi, në këtë kuptim, nuk është një e vërtetë objektive për burrat dhe gratë. Ne nuk jemi mashkull ose femër për shkak të strukturës së trupit tonë ose faktit që trupat tanë janë të orientuar rreth prodhimit të spermës ose vezëve. Qeniet njerëzore, në thelb, janë vetvetja psikologjike me ndjesi të brendshme të gjinisë - si shpirtra gjinorë pa trup.

Në përfundim mund të shprehemi se konfuzionet lindur me këtë problem janë që nga momenti kur në perëndim u hoq ligji për të dënuar pederastinë, si një formë e vjetër mohimit të lirive dhe të drejtave të njeriut por edhe nga vendimi i Shoqatës Amerikane të Psikiatërve nga vitet `70, e cila hoqi diagnozën Pederasti nga Libri i Psikiatrisë gjithashtu për të njëjtin motiv të shkeljes së lirive dhe të dretave të njeriut.

Sidoqoftë nxitja dhe promovimi i anomalive sexuale nëpërmjet ideologjisë Gjinore dhe nga John Money që nga viti 1955 në dukje në emër të Lirive dhe të drejtave të Njeriut, sot është bërë një nga bazat për prishjen e Familjes dhe nëpërmjet saj pakësimit të popullatës botërore si ide e Deep State. Dihet që ky problem është prekur edhe nga Makarenko (idea e prekjes me spec djegës të përdhunuesve) i vili spjegoi se devijimet sexualelindin në fëmijëri apo në fillimet e Adoleshencës dhe konsistojnë se cili person e prek seksualisht një fëmijë apo adoleshent (në periudhën e pubertetit), pra nëse një djalë preket sexualisht nga një mashkull në këtë periudhë ai ka mundësi të bëhet biseksual apo pederast pasiv, dhe vice versa për vajzat për lesbianizmin, kurse transeksualizmi po zhvillohet vitet e fundit si një fushatë kundër të drejtave të njeriut me pretekstin kundërt.

Ligji i Barazisë gjinore nëse është formuluar ashtu si e spjegoi Deputetja , ka vlera për ruajtjen e familjes por sidoqodftë e ardhmja do të tregojë nëse Barazia gjinore do të jetë e tillë apo do të ketë çfaqje të gjinive të tjera apo të të ashtuquajturës Barazi të shumëfishta Gjinore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat