Shqipëria nuk bëhet duke e vjedhur. Rilindasit na e trasuan rrugën që të ecet në drejtim të atdhedashurisë. Tahiri (ish Ministër i Punëve të Brendshme) devijoi dhe u burgos. Siç duket, nuk i dallonte plantazhet e kanabisit, nga ato të drithërave bujqësore. Përpjekjet e Palloshit që ta shpëtonte, ishin të kota. Pastaj Arben Ahmetaj, ish zëvendëskryeministër iku nga Shqipëria, që t´i shpëtonte arrestimit. Edhe për te Palloshi, s´mundi të bënte asgjë. I kishte duart e lidhura.
Me raste të tilla është e mbushur Shqipëria, po shumica ishin krye bashkiak provincial, ose patronazhistë, të cilët nuk qonin peshë të madhe. Në vazhdim rasti më i rëndë ishte arrestimi i Veliajt, krye Bashkiaku i Tiranës dhe dora e djathtë e Palloshit.
Ky rast jo vetëm që ishte tronditje për PS (Partia e Punës), po edhe për vetë Palloshin, kur të merret parasysh reagimi i tij për Veliajn. I akuzoi gjyqtarët, SPAK - un, sistemin e drejtësisë dhe me fjalë vriste e priste, në të gjitha anët.
Fitoret me Veliajn i kishin të përbashkëta, qeverisjen e përbashkët, planet e brendshme dhe të jashtme, si dhe biznesin (me tendera) e luanin së bashku. Pra burgosja e tij la gjurmë të pashlyeshme te Palloshi.
Dhe ende pa u shëruar nga dhimbja për te, lindi rasti tjetër: prapë fjala ishte për zëvendëskryministren, zonjën Belinda Balluku. Edhe ajo po akuzohet për korrupsion. Kjo kurrsesi të kuptohet nga Palloshi. Si është e mundur kuadrot më të besuara të tij dhe njerëzit më të afërm të kabinetit të tij qeveritar, të akuzohen për korrupsion. Ai të gjitha zgjedhjet, me ta i fitoi. A mund kush, t´i shpjegoi këto gjëra.
A do të thotë kjo se edhe atij po i ngushtohet rrethi dhe një ditë edhe ai, ta mësoi emrin e tij si i akuzuar. Nga kjo problematikë, Palloshit as nuk po i hahet e as nuk i pihet. As nuk po i flihet e as nuk i dilet. Është ngujuar në byro dhe po e mendon zgjidhjen. Nuk po ka kohë, të kujdeset as për mjekrën e zbardhur të tij nga hallet. Opozita po pret prej tij sqarime, çfarë po ndodh me shtetin. Ai nuk po flet nga tronditja, po as Balluku.
Pas disa javësh, as në tokë e as në qiell, u ngujua me Ballukun në byronë e qeverisë. Disa thanë, për 8 orë rresht mbetën të ngujuar, kurse të tjerët deklaruan se mëngjesi i kishte nxënë zgjuar. Aty ishte hartuar plani, se si të veprohej. Të dorëhiqej si të dorëhiqej. Balluku me qëndrimin e hekurt të saj, mund ta tërhiqte zvarrë edhe Palloshin. Asgjë nuk u komunikua për media. As SPAK nuk lëvizte. Ishte krijuar një vakum, ku askush nuk dinte se çdo të pillte takimi maratonë.
Më në fund u lajmërua Gjykata e cila me një vendim, Ballukun e përjashton nga detyra dhe ia konfiskon pasaportën. Rreziku ishte se edhe ajo mund të arratisej nga Shqipëria, njësoi siç kishte vepruar Arben Ahmetaj.
Nuk dihej se ky vendim, a ishte i mirëseardhur për Palloshin, apo ishte një goditje për te. Megjithatë ai nuk u durua dhe reagoi: Gjykata, nuk mund të merr veprime të tilla ndaj ministrave. E tha këtë dhe parashtroi ankesë në kushtetuese, me shpresë se do ta tërhiqte akuzën ndaj Ballukut.
Po shpëtoi ajo do të shpëtonte edhe Palloshi, në të kundërtën rritet rreziku edhe për postin e tij. Kaosi sikurse të ishte i programuar. Në perëndim për një kokërr vezë, apo për një çamçakëz, detyrohesh ta paraqitësh dorëheqjen, po këtu është Ballkan. Këtu veprohet me standarde të tjera, edhe pse jemi pjesë e Evropës. Çudi!
Shqiptari ta vjedh gjysmën e shtetit, (sikurse vepruan shumë ministra e zëvendëskryeministra (e nuk bëhet gjë). Ka shumë arsye, shpresohet në mrekulli. Koha e Rilindasëve, ishte kur na ishte. Tash jetojmë në rrethana tjera.