E vërtetë se kolonat e gjata tani më kanë filluar te Dheu i Bardhë dhe gjetiu në kufijt në mes Kosovës dhe Serbisë, në prag të Krishtlindjes dhe vitit të ri, kur e tërë bota do të festojnë dhe urojnë, edhe Kosova në mesin e tyre ka një ndjenjë të tillë gëzim dhe hareje me çrast arrijnë edhe shumica e mërgimtarëve të saj në atdhe për të festuar dhe uruar në gjirin e ngushtë familjar dhe atdhetar.
Edhe pse në këtë rast ka edhe diçka tjetër, me ardhjen e diasporës shqiptare e kemi të zbuluar dhe të njohur, përveç se mërgimtarët po vijnë për festat e fundvitit për të festuar, por njëkohësisht edhe për të votuar në zgjedhjet e 28 dhjetorit, me idenë se Kosova, do bëhët më mirë.
Festat vijnë dhe ikin, por gjurmët i lënë dhe mbetën me të cilat populli do të ballafaqohet dhe do i përjetojnë të mirat dhe të këqijat e saj, duke mos anashkaluar situatat e luftrave të atyre vendeve, ku në vend të dhuratave të këtyre festave do shpërblehen me pëlumba, duke shterruar edhe dhuratat e fëmijëve, të cilëve u rrënohet e ardhmja e tyre.
Jo largë edhe Kosova e përjetoi një kohë të tillë, dhe koha jonë e ndien një trazim të tillë, sepse ka edhe shumë të pa gjetur, të cilët i presin familjarët e tyre me vite të tëra, por veprat e këqija njerëzore janë aq të dobëta, që e rrënojnë optimizmin si hapësirë jetike themelore dhe rregullim jetësor të besueshëm.
Prandaj, mërgimtarët do ti quanim si dallandyshet, që dikur i quanin shkrimtarët e vjetër, sepse gjithëherë janë s’provuar me situata të ndryshme, të cilët nuk gjunjëzohen lehtë, edhe pse shumica e tyre përjetuan keqtrajtime e malltertime të ndryeshme gjatë udhëtimëve për në atdhe, duke kaluar kufinin nëpër shtetin serb.
Do të ishte gabim i logjikës mendje lehtë, nëse mendojmë se këta mërgimtarë marshojnë tani vetëm për zgjedhje të jashtëzakonshme, duke dashur të votojnë të preferuarin e tyre, por si gjithëherë, mërgimtarët shqiptarë nga gjitha vendet perëndimore udhëtojnë drejt atdheut si çdo vit tjetër, që ti presin festat e fundvitit dhe ti përjetojnë gëzimet e brengat tyre së bashku me familjarët në atdheun e vet të dashur, që nuk i ndanë asgjë, sepse aty i kanë rrënjët veta, të cilat janë të ngulitura thellë në qenjën shpirtërore e njerëzore të tyre.
Edhe pse udhëtimet e tyre ishin më herët, ndoshta edhe tani me malltretime dhe keqtrajtime nga shteti serb, i cili jep me qëllim jep urdhëra të porositura policisë së saj, për ti shoshitë mërgimtarët shqiptarë, që kalojnë nëpër teritorin e saj, por fluksi i tyre nuk ndalet asnjëherë drejtë Kosovës.
Njeriu mundet të gjejë alternativa të ndryshme, sikur që disa udhëtojnë jo nëpër teritorin e Serbisë, duke gjetur rrugë alternative, nëpër vende të tjera ku nuk malltertohen dhe fyhen qytetarët ,dhe nuk ua prishin vullnetin për të vizituar atdheun e vet, andaj pse të kalohet nëpër Serbi , sjellja e të cilëve nuk është njerëzore, dhe mënyra se si ata sjellën me shqiptarët, tregon se ende vuajnë nga urrejtja dhe xhelozia ndaj këtij populli, të cilët nuk dinë ku të ç’fryjenë „mëllefin“ e tyre , që kundërmon «qelbësirë» me dekada e shekuj.
Reagimet e mërgimtarëve ishin të shumta dhe të arsyeshme, të cilat i janë drejtuar Qeverisë kosovare, sepse kjo sjellje e shtetit serb ndaj qytetarëve kosovar shqiptarë kalon edhe në përgjegjësinë e shtetit të Kosovës dhe BE-së, që duhet të reflektoj nda qeverisë serbe dhe të merr masa të duhura, që të krijoj kushte më të mira për mërgimtarët e pa fajshëm, duke ditur se ata po kthehen në vendlidje për të festuar festat e fundvitit si gjithherë.
Një ndër ato marrëveshje që janë bërë në mes Kosovës dhe Serbisë, duhet të merret parasysh lëvizja e lirë e qytetarëve, posaqërisht edhe e mërgimtarëve shqiptarë që kalojnë nëpër Serbi, si pjesë e qytetarëve të Evropës dhe botës, të cilët gjithëherë bien pre e malltertimëve dhe pritjeve të gjata në kufinjt e shtetit serb, duke mos llogaritur as fëmijët e vegjël, të moshuarit dhe njerëzit tjerë që pasojnë me ndonjë sëmundje.
Derisa jetojmë me një shtet fqinj të këtij lloji sikur që është Serbia, problemi i tyre me shqiptarët, duhet të jetë edhe problem i Evropës dhe rajonit, sepse edhe Evropa nuk duhet ti mbyllë sytë para një situate të tillë , kur e ka në agjendë ta pranojë në familjen e vet shtetin e Serbisë.
Serbia dhe udhëheqja e saj, po i shfrytëzon edhe disa vakume në shtetin e Kosovës , të cilat kanë mbetë pezull, siq është sanksionimi i Kosovës nga BE-ja, të cilën e liron pjesërisht dhe jo në tërësi, duke e neglizhuar dhe në shumë plane dhe programe të çështjes dhe forcimit të shtetit të Kosovës.
Në të vërtetë, fryma që e përshkon dhe e gjallëron qenjën kosovare është fryma e lëvizjes së mërgimtarëve, të cilët kurrë nuk e ndalën kontributin e tyre për atdhe, si në kohë lufte, ashtu edhe në paqë, që guximi i tyre shpesh herë u pague shtrenjtë, sidomos gjatë luftës çlirimtare, të cilët e lënë familjen në mërgim dhe rrokin pushkën kundër armikut pushtues.
Në kuadër të shumë aktivitetëve dhe në vazhdimësi, mërgimtarët shqiptarë gjithherë e luajnë rrolin e tyre kudo që janë, të cilët janë gurrë e angazhimëve dhe veprave humane , që për synim kanë përveq familjeve të veta të krijojnë mundësi të vazhdueshme në ndërtimin e Kosovës së re dhe demokratike.
Mërgimtarët nuk presin kurrë që ndonjëherë tu shkoj përshtati diçka e mirë nga shteti serb, por këta presin nga qeveria e Kosovës, që të mundësojnë plane dhe programe për mërgimtarët e vet, për krijimin e kushtëve më të mira, duke krijuar një baraspeshë sikur qytarët e vendëve tjera dhe jo të pritët se çfarë vullneti ndërmerr Serbia me mërgimtarët shqiptarë, sepse është vonë të diskutohet dhe të parashtrohen akuzat ndaj tyre, në krahasim me dëmët dhe malltertimet ndaj mërgimtarëve të vet.
Është e qartë se, krijimi i marrëdhënieve në mes Serbisë dhe Kosovës, po shkonë në mënyrë graduale, por jo edhe duke i lëshuar pe, ashtu edhe në të shumtën e rastëve po favorizohet nga BE-ja, por pse jo, shteti i Kosovës , ndonjëherë të ndërmerrë masa të reciprocitetit, sepse durimin dhe tolerancën e shqiptarëve populli serb e ka shfrytëzuar dhe përbuzur pa mëshirë.
Prandaj, diaspora shqiptare ndjehët e mirëjohur me qeverinë e vet të z.Albin Kurti, ndoshta sa dopak kërkon një trajtim dhe mirëkuptim tjetër, dhe jo të ndjehët si e „huaja“ në atdheun e vet. Prandaj, është i nevojshëm dialogu demokratik në mes Kosovës dhe Serbisë, por nga ana e shtetit tonë duhet të shtrohen të gjitha problemet që e preokupojnë qytetarin e saj, e ndër të tjera edhe si çështje e hapur të mbetët, keqtrajtimet e mërgimtarëve shqiptarë gjatë kalimit të tyre nëpër Serbi.
Mërgimtarët shqiptarë nuk duhet të kenë një keqkuptim, sepse janë një pjesë e dhimbshme e kombit tonë, të cilët i përqafuan rrugët e botës, të detyruar nga kushtet dhe rrethanat e ndryshme ekonomike e politike, duke e ruajtur identitetin e vet, kulturën dhe traditën në çdo vend të botës , njëherit kjo mërgatë u bë shtytëse e shumë procesëve pozitive në çështjen e politikës së jashtme të Kosovës, e cila çështje ndikoj shumë për ta njohur realitetin e Kosovës më mirë, e cila ishte keqinterpretuar dhe propaganduar nga Serbia, drejtuar qarqeve ndërkombëtare.
Premisa e një mendimi është se, mërgimtarët nuk janë ata të cilët tiparin e shtetit të Kosovës, të përllogarisin në favor të tyre, apo kërkojnë nga atdheu i vet të dekorohen për mëritat e tyre, që do të ishin fatlum, por vendi i tyre të arrinë suksese të mira në aspektin global të zhvillimëve të gjithanshme, që do të zgjidhin të gjitha problemet e qytetarëve të vet, që edhe mërgimtarët do të ndjehën të kënaqur, të cilët janë ajka e atdhetarizmit dhe kafshata më e shtrenjtë e bukës së Kosovës në gjitha periudhat e kohës dhe ndryshimet e saja epokale.