Mos ta harrojmë kurrë se “miku i armikut tim është armiku im”

Opinione

Mos ta harrojmë kurrë se “miku i armikut tim është armiku im”

Nga: Sabahate Byci Më: 23 dhjetor 2025 Në ora: 08:37
Autorja Sabahate Byci

Fjalia e urtë dhe e mençur popullore thotë:

“Armiku i armikut tim është miku im”, një formë klasike që rezulton nga përfitimi i ndërsjellë.

Anasjelltas, thënia:

“Miku i armikut tim është armiku im”!

Kjo është një logjikë e kundërt, e cila thekson mosbesimin dhe rrezikun që afërsia e një armiku me dikë tjetër mund ta shndërrojë atë në armik. Për shembull, “një mik” i armikut tim është, përkatësisht, mund të jetë një aleat i mundshëm kundër meje?!

Andaj, me emrin dhe me forcën e Zotit të Madh, le ta bëjmë ditën e diel, më 28.12.2025, një ditë të shenjtë, të madhe dhe historike për shtetin tonë iliro-dardan, Kosovën tonë martire, duke votuar për një të ardhme TË SIGURT DHE AFATGJATË, JO KORRUPTE DHE JO KRIMINALE, për fëmijët tanë dhe për gjeneratat që do të vijnë; për femrat e të gjitha moshave dhe për të gjithë meshkujt, të rinj e të moshuar, me mbështetje ekonomike dhe financiare, sikurse këto 4 vite, 9 muaj e 15 ditë, dhe me siguri të plotë territoriale, duke mos e anashkaluar ndihmën e aleatëve tanë, respektivisht ndihmën e Shtetit Republikan dhe Presidentit, zotëri Donald J. Trump, të SHBA-së, aleatit të shtetit tonë, Kosovës.

T’i votojmë duart që përgdhelen dhe puthen edhe nga nënat e bijve jo të lindur nga barku i tyre, por bijtë që, me sjelljet e tyre korrekte ndaj popullit të vet, me sjellje të drejta dhe të pastra, kanë zënë vend në shumë shpirtra e në zemrat e shumë nënave, qofshin ato edhe jo nga Kosova jonë iliro-dardane bukuroshe, sikurse ishin Nëna Shirley dhe Nëna Xhemile.

Të votojmë për politikanë/e inteligjentë/e, që kudo në tërë rruzullin tokësor i dalin zot vendlindjes sonë.

Mos t’i lëmë më të na udhëheqin njerëz egoistë, të cilët për interesa personale private, me djersën e popullit të Kosovës, kanë ndërtuar shtëpi apo pallate ekstravagante, përmes manipulimeve të tyre në emër të së kaluarës së tyre, qofshin protagonistë të historisë së kaluar apo kalimtarë mbi dhe, në emër të gjakut të të afërmve të tyre që kanë rënë për liri?!

Persona të cilët edhe më tutje janë në gjendje të aplikojnë, praktikojnë dhe veprojnë si shumë vite më parë?!
Me zhvatje, vjedhje dhe manipulime votash, duke e shfrytëzuar skamjen e shumicës së popullit si “Mittel zum Zweck”, siç thonë gjermanët, që do të thotë:
“Mjet për qëllim”!

Persona të vetëquajtur “politikanë të fortë”, të cilët, besa, nuk dinë fare as “nga urinon pula”, siç thotë një fjalë e urtë popullore?!

Dashtë Zoti që të mos votohen personat që këtë vit e bllokuan Kuvendin e Kosovës, duke ua bërë qejfin armiqve tanë shekullorë, duke u bërë miq e mike me ta!!!!
Sepse:

“Miku i armikut tim është armiku im”, në njëjës, dhe

“Miqtë e armiqve tanë janë armiqtë tanë”, në shumës!

P.S.

“Asgjë në botë nuk është aq madhështore sa një ide të cilës i ka ardhur koha.”
— Victor Hugo

Edhe unë them se:
Kur shihet se situata ka mbetur në pozitë status quo, atëherë jo “ngreh e mos këput”, por “mos lësho pe”!

URIME, GËZUAR DHE RROFTË SHTETI YNË, KOSOVA ILIR0-DARDANE 🙏

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat