A hyjnë këtu të gjithë politikanët e pasur, të cilët nuk i frikësohen ligjit dhe besimit të përkushtuar” edhe ndaj një bote tjetër?
Kush betohet se nuk do të dorëzohet përpara humbjes dhe ndëshkimit edhe nëse e humbasin betejën?
A është paraja apo perëndia që i detyron të ndjehen të fuqishëm, edhe kur janë të pa fuqishëm përpara këtyre gabimeve të turpshme?
Fatkeqësisht, sot tentohet dhe bëhet politikë shtetërore me forcën e parasë dhe pasurisë edhe atëherë kur nuk është meritë për këtë privilegj!
Në vendin tonë, ky stil i ri i politikës, vetëm “për të pasurit” ka lëshua rrënjë, që kur s’kishte portë fare, në shtetin e Kosovës për kapitalin e “dreqit dhe t’birit” të cilët me njërën dorë lanë dorën tjetër, ndërsa sot me të dy duartë rruajnë dhe gërryjnë të mirrat e vendit!
Këta tipa në politikën e sotme duket sikur janë të përkushtuar ndaj një bote tjetër, sepse edhe kur urinojnë (me nderë me thënë) mendojnë se po bjen shi!
Opozita me një strategji e ndrydhtë dhe kopjen më t’keqe të një politike vrastare e ndaj ardhmërisë së shtetit, vazhdon rrugëtimin drejtë humnerës!
Kjo “luftë” për turp është e menduar mirë, sepse në një të ardhme të afërt, do të shkon cjapi te kasapi!
Nëse ndodhë kjo hata, ky tërmet, vërtetë do të konfiskohet pasura e fituar në emër të shtetit dhe një fundosje e kësaj bote për të gjithë këta faqezinjë, sepse në emër të politikës dhe besimit ndjehen dhe janë të fuqishëm edhe përpara rendit dhe ligjit!
Mjafton vetëm të paramendohet një ide e trishtueme edhe në shtetin tonë, që të krijohet një SPAK-Kosova dhe pastaj të mos e kuptojnë erifat se çka flasin, kur gënjejnë, shpifin dhe shantazhojnë në pikë të ditës për të mbrojtë vetëveten!
Mirë u pafshim përpara një Dumani të Kosovës!