LDK duhet të shpëtohet! Partia e Rugovës nuk mund të zhduket

Opinione

LDK duhet të shpëtohet! Partia e Rugovës nuk mund të zhduket

Nga: Milaim Nela Më: 29 dhjetor 2025 Në ora: 23:02
Milaim Nela

Një nga prioritetet e Sektit Soro-rilindas ka qenë dhe është zhdukja dhe shpërbërja e partive të djathta si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë!

Pasi e kishin infestuar plotësisht Partinë Demokratike të Shqipërisë me krimbat e Sorosit në kohën e Lul Bashës mbase edhe para tij por që vazhdojnë edhe sot u hodhën me gjithë enturazhin e tyre në Kosovë.

Ata u infiltruan fuqishëm në të gjitha partitë për ti kontrolluar ato por në LDK u futën pêr ta shuar atë.

Ftesa e Edi Ramës në eventet e Lidhjes Demokratike të Kosovës, partia e parë e djathtë në trojet shqiptare ishte goditja më e rëndë e më fatale për bazën mbështetëse të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Pozimi i Lumir Abdixhikut jo vetëm me Ramën por edhe Aleks Soros ishin një mesazh shumë i keq për të djathtët e Kosovës!

Një individ si Edi Rama që me veprimet apo edhe heshtjen e tij e kishte fyer rëndë Kryetarin e parë të LDK-se dhe Presidentin Historik të Kosovës bash në Kuvendin e Kosovës nuk kishte vend në selinë e LDK-së!

Pinjolli i Partisë së Miladin Popoviçit dhe Dushan Mugoshës Edi Rama me djallëzinë e tij që është më e madhe se oqeani Atlantik arriti jo vetëm ti fuste në xhep e kontroll të plotë kreret e LDK-ss por në mënyrën më perfide dhe djallëzore u fut edhe në familjen e Presidentit Rugova!

Unë, miqtë e kësaj faqeje dhe rugovistët brenda e jashtë Kosovës e kemi përjetuar tepër keq paraqitjen bashkëshortes se djalit të Presidentit Historik në Podkastin e Edi Ramës!

Kjo për ata që e kanë lexuar dhe interpretuar siç duhet ka qenë jo vetëm një gabim fatal shumë i rëndë i pamenduar, por mbi të gjitha goditje shumë vdekjeprurëse mbi rugovizmin që është thelbi i ideologjisë atdhetare të Partisë se vetme të djathtë në Kosovë.

Unë personalisht kurrë nuk besoj se kjo ka qenë thjesht lapsus, naivitet apo 'institucionalizëm' siç mundohen ta justifikojnë zyrtarët apo advokuesit e LDK-se!

Goditja e dyfishtë djallëzore e Ramës dhe sektit që ai përfaqëson pra nuk ka pasë synim thjesht dobësimin e saj por fshirjen e saj nga skena politike.

Bashkëudhëtarët e Presidentit Rugova ata pak që kanë mbetur brenda saj por edhe ata jashtë saj kanë obligim jo vetëm për LDK-në si një aset i jashtëzakonshëm i skenës politike të Kosovës, fatin e të djathtës Kosovare por edhe fatin e vetë Kosovës që të bashkojnë energjitë dijen e dhe vlerat më të mira rugoviste ta shpëtojnë e ta ngrenë LDK-në edhe njëherë aty ku i takon dhe e ka vendin.

LDK duhet ta shkulë SOROIZMIN sepse kjo flamë që për fat të keq është nenvlerësuar është rrezik serioz për Kosovën, është rrezik kombëtar shqiptar!

LDK në mënyrë urgjente e me hapa konkrete duhet të presë fijet lidhëse helmuese me Edi Ramën dhe sektin e tij kriminal.

Partia e Edi Ramës është partia e themeluar nga njerezit e Beogradit e sot 84 vjet me vonë është e njëjta krijesë e provuar dhe stërprovuar antishqiptare, antikombëtare në avokat i Beogradit e mbi të gjitha e urren Kosovën në gen!

Shikoni çfarë i kanë bërë Shqipërisë!

Shikoni çfarë i kanë bërë Kosovës që nga Konferenca e Bujanit e në vazhdimësi!

Nëse LDK nuk reflekton si duhet e me dorë në zemër kam frikë se shumë shpejt do të ketë fatin e partisë së Fatmir Limajt!

Nuk mund ta lëmë të shuhet Partinë e Ibrahim Rugovës sepse ajo është shumë me teper se një parti e zakonshme. Ajo qëndron fort në themelet e shtetit të Kosovës ajo është vetë HISTORIA e Kosovës!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat