A mund të “blihet” paqja me 1 miliard dollarë?

Opinione

A mund të “blihet” paqja me 1 miliard dollarë?

Nga: Beqir Sina Më: 21 janar 2026 Në ora: 07:36
Beqir Sina

Shqipëria mundet të jetë në mesin e vendeve anëtare të mandatit trevjeçar pa pagesë. Po ti referohemi kryeministrit Rama se vendi i tij nuk do të paguaj as edhe një dollar, mundet të kuptojmë se Shqipëria nuk është në  vendet të përhershëme me kontribut 1 miliard dollarë për rindërtimin e Gazës.

Presidenti amerikan Donald Trump ka propozuar një “Board of Peace” (Bordin e Paqes) që fillimisht do të mbikëqyrë fazën e dytë të armëpushimit në Gaza pas tetorit 2025: krijimin e një komiteti palestinez teknik, vendosjen e forcës ndërkombëtare të sigurisë, çarmatimin e Hamasit dhe rindërtimin masiv të territorit. 

Një eksperti i Grupit të Krizave,në Washington, në një analizë të tij me titull "Trump propozon një anashkalim për Këshillin e Sigurimit të OKB-së", tha se kancelaritë po diskutojnë implikimet e zgjerimit të propozuar nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, të "Bordit të Paqes" për OKB-në.

Sipas analistëve dhe ekspertëve të International Crisis Group thuhet se drafti i statutit shkon shumë më larg: ai flet për “promovimin e stabilitetit, rikthimin e qeverisjes së ligjshme dhe paqen e qëndrueshme në çdo zonë të prekur nga konfliktet” pa përmendur fare Gazën drejtpërdrejt. 

Trump do të jetë kryetar i përhershëm me veto pothuajse absolute, ndërsa vendet anëtare mund të zgjedhin vet midis mandatit trevjeçar pa pagesë, ose vend të përhershëm me kontribut 1 miliard dollarë për rindërtimin e Gazës.

Mbi 60 vende kanë marrë ftesa nga Hungaria, Vietnami, India, Jordania, Greqia, Qipro, Pakistani, Turqia, Egjipti, Argjentina, Kanadaja, deri te Rusia, Kina dhe Bjellorusia. Disa (Hungaria, Vietnami, Maroku, Kazakistani, Argjentina, Shqipëria) kanë pranuar të parat; të tjerët hezitojnë ose e refuzojnë përfshirë Francën(Emauel Macron). 

Sipas analistëve dhe ekspertve amerikan Komiteti ekzekutiv përfshin figura si Marco Rubio, Jared Kushner, Tony Blair, Ajay Banga (Banka Botërore) dhe Steve Witkoff.: "Kjo strukturë ngjan me një klub biznesi: pagesa për vend të përhershëm, zgjedhje personale të Trump dhe vendimmarrje e varur nga ai." thonë komentet politike.

Ekspert e analistë amerikan të shumtë e shohin si përpjekje për të anashkaluar Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Teksa vet Trump në fjalimin e tij në AP të Kombeve të Bashkuara (23 shtator 2025) vetë ka thënë se bordi “mund” ta zëvendësojë OKB-në, duke kritikuar se ajo “nuk ka ndihmuar kurrë”. 

Izraeli kundërshton disa anëtarë (si Turqinë dhe Katarin). Kritikët thonë se kjo e kthen paqen në transaksion financiar dhe e bën atë të varur nga një lider i vetëm kundër multilateralizmit të OKB-së.

Por çfarë jehone ka ky propozim për Kosovën dhe Ballkanin? 

Duke ndjekur komentet e ekspertve dhe analistve amerikan për Ballkanin për ta kuptuar, kthehemi te Marrëveshja e Daytonit (1995). 

SHBA-të imponuan një paqe që ndaloi masakrat në Bosnjë, por krijuan një shtet me entitete të ndara etnikisht, veto të shumta dhe pushtet qendror të paralizuar si Republika Serbska. 

Daytoni funksionoi si “frenë emergjence”, por la plagë të hapura: korrupsion, emigrim dhe mungesë zhvillimi. Më e rëndësishmja, ai e la Kosovën jashtë tryezës në një kohë që Rugova u përpoq të merrte vend, por amerikanët thanë “jo tani, se prishim Bosnjën”. 

Kjo ndjenjë "tradhtie" nga Europa, radikalizoi shumë shqiptarë dhe çoi në luftën e 1998-1999.

Bordi i Trumpit tani sipas ekspertve dhe analistve amerikan ngjan me Daytonin në disa aspekte: imponon strukturë të jashtme për të “menaxhuar” një zonë konflikti, mbështetet te fuqia amerikane dhe premton efikasitet (fonde të menjëhershme). 

Por ndryshon thelbësisht: Daytoni u negociua me palët në terren dhe krijoi institucione të përhershme (edhe pse të brishta); Bordi duket si “kontratë me pagesë” ku anëtarësimi varet nga para dhe vullneti i një personi. 

Nëse ky model bëhet normë, a do të ishte Kosova me njohje të pjesshme dhe pa OKB për shkak të vetos ruse/kineze – në gjendje të “blejë” pjesëmarrje në një bord rajonal të ardhshëm? Apo do të mbetet sërish “jashtë tryezës”? pyesin ekspertët dhe analistët amerikan.

Një detaj që e bën krahasimin edhe më intrigant është ai se : Serbia nuk duket se është në listën e ftuarve të konfirmuara publikisht (sipas raportimeve nga Al Jazzers, Bloomberg, Balkan Insight, AP dhe të tjerët deri më 20 janar 2026.

Ndërsa Shqipëria pranoi ftesën, fqinjët si Greqia, Qipro dhe Hungaria (aleate e afërta të Beogradit në disa çështje) e kanë marrë atë por Serbia mbetet në heshtje ose nuk është përmendur fare si e ftuar. 

Pse? 

A është kjo një sinjal i qëllimshëm nga administrata Trump, për të mos e përfshirë Serbinë në një mekanizëm që mund të prek normalizimin Kosovë-Serbi, duke preferuar kanale dypalëshe? Apo thjesht një lëshim në listën e gjatë të ftesave? 

 

Në kontekstin e Daytonit, ku Serbia (nën Millosheviç) ishte pjesë e negociatave por humbi terren, kjo mungesë mund të shihet si një “kthim mbrapsht” ose si shans që Kosova të ketë zë më të fortë në modele të reja paqeje, thonë disa ekspertë e analistë amerikanë.

Ata mendojnë nëse bordi zgjerohet përtej Gazës (siç thotë Trump se “mund” të zëvendësojë OKB-në), dhe mund të hapë rrugë për zgjidhje alternative në Ballkan , p.sh. një bord rajonal me fonde të mëdha rindërtimi, ku Kosova merr pjesë pa pasur nevojë për të qenë në OKB antare e plotë.

Kosova siç dihet e arriti pavarësinë jo me “Dayton 2”, por me luftën UÇK-ën, NATO-n dhe Ahtisaari-n. Megjithatë, modeli i saj i sotëm (ndarje pushtetesh, të drejtat e minoriteteve, integrim PCA/PfP) ka ngjashmëri me atë që u provua në Bosnjë dhe me atë që Bordi premton për Gazën. 

Ndërsa, pyetja që mbetet është : a na çon kjo drejt paqesh më të shpejta dhe të financuara, apo drejt një bote ku paqja bëhet pronë e atyre që kanë para dhe lidhje me superfuqitë? 

Për Ballkanin, përgjigjja mund të jetë vendimtare, pas kësaj .....!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat