Patriotizmi për shtet apo lakmia për pushtet

Opinione

Patriotizmi për shtet apo lakmia për pushtet

Nga: Kujtim Hajdaj Më: 28 janar 2026 Në ora: 13:51
Kujtim Hajdaj

Diktatura dhe demokracia s'mund të jetojnë së bashku në shoqëritë e lira demokratike. Sikur të ishte ashtu, e tërë historia e kaluar njerëzore do të ishte vetëm një iluzion: e pa parime dhe e pa motivuar për të ndërtuar një botë më të mirë për njerëzimin e lirë.

Lakmia ekstreme për pushtet mund të na sjell deri të diktatura. Dhe dihet nga e kaluara historike se sa vuajtje, burgje, internime, vrasje.., i patë sjell diktatura njerëzimit.

Mirëpo, se sa sot mund të ndërtojmë një shtet dhe shoqëri pa diktaturë kjo mvaret parasegjithashë nga logjika e drejtë e funksionimit të pushtetit, e sjelljes dhe veprimit të pushtetarëve në raport me qytetarët dhe shtetin tonë.

Shembull (për fat të keq për ne shqipëtarët) e kishim diktaturën komuniste në Shqipëri dhe atë serbo-jugosllave në Kosovë. Interesat e atëhershme e pushtetarëve që luftonin vetëm për pushtet dhe të bashkëkombasve tonë që synim e kishin lirinë dhe demokracinë, ishin diametrelishtë të kundërta njëra me tjetrën:

- Të paret e donin me shumë se çkado tjetër pushtetin mbi fatkeqësinë e popullit të vet

- Ndërsa të dytët e donin më shumë lirinë dhe pavarësinë e shtetit të vet.

Mirëpo, shikuar realishtë, asnjë shtet dhe shoqëri në botë nuk mund të ekzistoi pa pushtet - atë duhet ta qeverisë dikush..., por shteti mund të ekzistojë pa pushtetar të përjetshëm në pushtet, sepse në të kundërtën prapë do të zhyteshim në DIKTATURË.

Dhe fatkeqësisht për kombin tonë, kësi lloj pushtetarësh i patëm dje dhe i kemi edhe sot në Shqipëri dhe Kosovë, me gjithë faktin se shtetet tona janë të lira me sistem të ndërtuar demokratik.

Ndryshimi i madh që ishte mbështetur dhe arritur masovikisht nga elektorati i jonë me 14 shkurt 2021 (datë historike për Kosovën) patë bërë të mundur për mos t'ua lënë edhe më tutje në duar pushtetin dhe shtetin pushtetarëve të korruptuar, hajnave dhe kontrabanditëve, që i patën përdor të gjitha mjetet jo-demokratike për të ardhur dhe mbet përjetësishtë në pushtet pa shtet.

Është tmerr fakti vetëm kur të mendohet se sa fatkeqësi të madhe i patën sjell ata popullit tonë dhe Kosovës, duke plaçkitur dhe uzorpuar çdo gjë që gjenin përpara, edhepse duke u thirrur se ishin ata që "çliruan" popullin tonë nga okupimi i serbo-sllavisë. Dhe jo vonë.., vet Fatmir Limaj patë deklaruar se ata "çlirimtarët" "duhet ta qeverisin me Kosovën edhe në 400 vjetët e ardhshme."

Qeverisja e Albin Kurtit edhepse jo pa rreziqe, me vetëmohim të madh - dita, ditës - i riparojë dëmet që pushtetarët e vjetër padrejtësisht ia patën bërë popullit dhe shtetit tonë, me synimin e vetëm për të ardhë dhe qëndruar në pushtet pa shtet dhe për pasurim të xhepave të vet.

Por është e qartë se edhe sot populli i jonë po përballohet me sfida të përditshme dhe të shumta, por tanimë Kosova gjindet në duar të sigurta dhe se progresi i saj - dalëngadalë por sigurt - e ka marrë dhe do vazhdojë drejtimin e ri nën qeverisjen e kryeministrit të ardhshëm të Republikës së Kosovës, Albin Kurti 3, dhe me Vjosa Osmani si Presidente e Republikës së Kosovës.

Dhe të jeni të sigurtë se nuk ka asnjë gjasë reale dhe morale që një njëri normal në Kosovë të kërkoj prapë rikthimin e ish-ave në pushtet.

Qytetarët tanë s'mund t'ua shprehin edhe njëherë besimin të njëjtëve hajnave - uzurpatorë dhe kontrabanditëve të popullit dhe shtetit tonë, që më vite të tëra e patën shndërruar Kosovën si parajsë të korrupsionit për pasurim të vet dhe familjet të tyre.

Nën pushtetin e tyre të vjetër e të korruptuar, qytetarët tanë u patën zhvesh nga të drejtat e veta më elementare njerëzore, që për një kohë të gjatë u lanë nën mëshirë e vet të shpëtimit dhe ikjes nga nga Kosova, në kërkim të një jetë më të mirë dhe të dinjitetshme për veten dhe familjet e tyre.

Unë u bëjë thirrje të gjithë bashkatdhetarëve, bashkë guximtareve dhe patriotëve që e donë shtetin dhe popullin e vet - brenda dhe jashtë Kosove - që mos t'i lejojnë vetes të ndikohen nga propagandat dhe mashtrimet e përditshme e të gjithë mercenarëve, qoftë brenda apo jashtë opozite, që po mbjellin frikë që Kosova të mos mundet të udhëhiqet si shtet normal me qeverisje demokratike dhe me ligje të zbatueshme për secilin qytetarë - askush mbi shtetin - me demokraci dhe sistem të pavarur të drejtësisë.

Koha e tyre ka kaluar, dhe ata duhet të mbahen larg nga pushteti dhe shteti i jonë i pavarur për të cilin me dekada të tëra u sakrifikuan atdhetarë, patriot dhe heronjë të shumtë.., vetëm, e vetëm që ta shohin Kosovën të lirë, sovrane dhe demokratike.

Dhe miqësia e jonë si popull me aleatët tanë perëndimorë në krye me SHBA, duhet të mbetët e përjetshme, sepse ishin ata që ndihmuan në çlirimin e popullit tonë dhe Kosovës nga okupimi vrastar qindra vjeçar i Serbo-sllavisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat