Gjykata kushtetuese në vend të zgjidhjes e bëri lëmsh ?

Opinione

Gjykata kushtetuese në vend të zgjidhjes e bëri lëmsh ?

Nga: Dedë Preqi Më: 29 janar 2026 Në ora: 21:58
Dedë Preqi

Gjykata Kushtetuese e Kosovës, si organi më i lartë juridik i vendit, që garanton, kontrollon dhe dhe respekton Kushtetutën e vendit, çështjen e nënkryetarit të Kuvendit nga Lista serbe, më shumë e bëri lëmsh se bëri zgjidhje.

Këto ditë kjo Gjykatë, e jep një lloj sqarimi sa për sy e faqe, duke i dhënë të drejtë kërkesës së Listës serbe, sëcilës ia jep të drejtën e zgjedhjes së nënkryetarit të Kuvendit, e cila fund e krye është kundër ligjeve dhe shtetit të Kosovës dhe kundër vetë kësaj gjykate.

Gjykata Kushtetuese, duhet të merr parasysh vullnetin e qytetarëve shumicë të këtij vendi, me që ndoshta është edhe veprim i domosdoshëm për të mos e përshkallëzuar situatën në vend, duke krijuar edhe një ngërç tjetër politik, që mund ta qojë vendin edhe në zgjedhje të reja.

Kjo situatë kritikohet nga instancat e vendit dhe ato që janë të interesuara për krijimin e qeverisë së re dhe stabilizimin e institucioneve, poashtu edhe për tejkalimin e tensioneve të mundshme në mes grupeve politike të vendit, për faktin se, një dekret i tillë mund të konsiderohet i njëanshëm që mund ti kushtoj shumë këtij vendi.

Skenari i kësaj mjegulle politike, jep prova të mjaftueshme për një çëllim të aranzhuar edhe nga partitë politike të opozitës, duke bërë kompromise të dhimbshme me votën e popullit të Kosovës.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës, si organi më i lartë i drejtësisë, i ka mekanizmat e veta ligjore dhe kushtetuese në të cilat nuk mundet sëcili të përzihet në kopetencat e saj, por nuk po e kuptojmë se jemi të rrethuar prej një politike dhelpërake serbe, nga e cila nuk mund të largohemi aq lehtë, nëse kridhemi edhe më thellë rreth saj, duke e ledhatuar.

Dhe më e rrezikshme është edhe xhelozia ndaj njëri-tjetrit, e cila po na grish në vallen e vet dhe po na shtyen drejt greminës deri sa të lodhëmi dhe ti dorëzohemi, duke rënë në krihët e saj, duke na ndarë dhe përçarë, por edhe duke e infektuar gjakun shqiptarë.

Dhe tani në këto momente të krijimit të Qeverisë së re, çfarë hapash ndëmerr Gjykata Kushtetuese e Kosovës, në lidhje me konstituimin e Kuvendit, dhe krijimin e qeverisë, duke e ditur se kandidatët nga Lista serbe nuk kalojnë, jo për diçka përsonale dhe nacionale serbe, por nga kjo Listë serbe dualën terroristat më të mëdhenj kundër shtetit të Kosovës, dhe kurrnjëherë nuk janë distancuar anëtarët e saj nga këta kriminel.

Prandaj, sikur përsëri do të kthehët gjendja në pikën zero, që do të thotë, do kemi pikëpamje dhe lëvizje që zhvillohen para syve dhe mendjes së këtij populli, që në kuptimin e funksionimit të Kushtetutës, brenda saj ka një paqartësi apo dikush brenda saj po loz më të dhe me ndjenjat e këtij populli, duke e interpretuar sipas dëshirave dhe ëndjeve të veta politike.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës, në rastin konkret, ka mundur të ndërmerr një vendim të prerë dhe të shpejtuar, të mos e lë pezull këtë çështje të prekshme dhe shumë delikate, në mënyrë që të bëjë një sçarim të nevojshëm, që përputhet me vullnetin e shumëcës dhe të mos bie pre e as një justifikimi dhe përsonazhi, por me ndërgjegje të kryej punën e vet kushtetuese.

Nëse interpretimin e Kushtetutës, do e konsiderojmë si frymën fikse të aparatit ligjor dhe shtetëror, që i përmbush obligimet e veta me opsionin e vetëm, që e dikton e vërteta ligjore në mënyrë të pa anëshme, andaj në domethënjën dhe funksionimin real, nuk do ishte e nevojshme përqëndrimi për ti prekur telat e një fenomeni të këtillë në shoqërinë tonë, sikur do të tingëllonte mirë dhe me shije, por sëcilës iu ka imponuar pesimizmi prej njerëzve të pa ndergjegjshëm.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat