Flamuri i Kosovës në Çikago, miqësia e përjetshme me Amerikën

Opinione

Flamuri i Kosovës në Çikago, miqësia e përjetshme me Amerikën

Nga: Skënder Karaçica Më: 13 shkurt 2026 Në ora: 19:13
Skënder Karaçica

Në qytetin Çikago me pallate të jetës urbane kah qielli i lirë,në organizim të KSHA-së për nder të ditës së pavarësië së Republikës së Kosovës(17 shkurt 2026)u organizua manifestim kombëtar të shqiptarëve nga të gjitha trevat entike,ku u bë ngritja e flamurit të Kosovë,krah për krah me flamurin e shtetit të Ilinosit  dhe të Amerikës.

Prej sot,në qeder të Çikagos,në sheshin 50 W.Washington St.do të valoj flamuri i shtetit  dhe,mesazhi i festës për shtetin e Kosovës,tregon kohën kur Amerika u doli në krah të mbrojtjes së shqiptarëve dhe për tokën e djegur nga kasapi i Ballkanit,Slobodan Milosheviq për të realizur ëndrrën shekullore të brezave shqiptarë për liri dhe pavarësi të Kosovës.

Përkitazi me këtë manifestim tashmë tradicional në Çikago,Luan Kadriu (KSHA-së)theskon kujtesën historike kombëtare dhe,në vendin e lirë të fidanishtës  së demokracisë në Amerikë,të tregojmë dashurinë dhe orën e historisë,që,tregon sot e gjithmonë miqësinë e përjetshme shqiptaro-amerikane.

Duhet theksuar se flamurin e Kosovës,para do kohe e solli  në Çikago i riu nga Prishtina ,Gani Dragusha, që vdiq para një jave dhe,shqiptarët kujtojnë dhe lutën për shpirtin e tij.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat