Nuk ka mur në mes Kosovës dhe Shqipërisë

Opinione

Nuk ka mur në mes Kosovës dhe Shqipërisë

Nga: Dedë Preqi Më: 16 shkurt 2026 Në ora: 19:11
Dedë Preqi

Do të ishte krenari shqiptare të shohësh së bashku kryetarin e shtetit shqiptar dhe kryeministrin e këtij vendi, z.Bajram Begaj dhe z.Edi Rama, krah për krah me presidenten z.Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, që arritën në Kosovë, për të uruar dhe kremtuar ditën e pavarësisë së këtij shteti.

Edhe pse dikur Edi Rama, ishte bashkë-iniaciator i « Ballkanit të Hapur » një argat i ngushtë i Vuçiqit, që ishte në dëm të shtetit të Kosovës, edhe pse Edi Rama, përgaditi një draft për themelimin e bashkësisë së komunave serbe në formën e një Asociacioni serb dhe një etnik pa konsultimin e qeverisë së Kosovës, prapë se prap populli i Kosovës, nuk e ka si parim urrejtjen ndaj tij, sepse e konsideron si vëlla të vetin.

Edhe pse Edi Rama, kohën e fundit muar iniciativën të anuloi marrëveshjen në mes dy qeverive në Gjakovë, ku do të firmoseshin 13 marrëveshje, në një mënyrë, duke e sanksionuar i pari Kosovën, prap Edi Rama, nuk ka ka ia mbanë pa bashkëpunimin dhe bashkëdyzimin e halleve në mes njëri-tjetrit Kosovë-Shqipëri dhe anasjelltas.

Edhe pse Edi Rama, nuk ndalet me akuzat ndaj qeverisë Kurti, për mos menagjim të situatës si duhet të situatës në veri të vendit, prap se prapë kryeministri i Kosovës, nuk i mbanë ironi Edi Ramës, por krah për krah i shohim sot në Kosovë, dhe anasjelltas si dy burrështetas të pa ndarë, duke ia shtru tepihun e kuq njëri-tjetrit.

Kosova sot është shtet i pa varur dhe sovran, që nuk mundet dikush tjetër të përgjigjet në emër të saj, dhe kjo është treguar shumë tolerante ndaj atyre që e kanë marrë rrolin në emër të saj në konferencat ndërkombëtare pa u konsultuar me qeverinë e Kosovës.

Prandaj, sigurisht që Edi Rama, ndoshta e ka kuptuar tani, se politikat e dyshimta të Vuçiqit, nuk e qojnë largë, të cilin duhet kuptuar rrolin dhe qëllimet e tij, i cili çështjen e shqiptarëve e konsideron dhe e « çmon » pa dallim, kjo ka ndodhur edhe gjatë historisë dhe as tani nuk e ka ndryshuar një diskurs të tillë ndaj tyre.

Kryeministri Edi Rama, si një politikan i moderuar, duhet ndonjëherë ti parashtroi pyetje vetës para se të shpie në Kosovë, se çfarë do t’u thoshte qytetarëve të këtij vendi, a po kujton se qytetarët shqiptarë janë të verbër dhe nuk i shohin lëvizjet e tij që i bëri në dëm të popullit të Kosovës, duke e favorizuar Serbinë dhe mikun e tij kriminelin Aleksandër Vuçiq.

Edi Rama, nëse nuk e ka kutuar deri më tani, atëherë kur do e kuptoj të vërteton me miqësinë e tij me Vuçiqin, kriminelin e njohur të shqiptarëve, dhe dikush këtë politikë në mes tyre e sheh ndryshe dhe jo të natyrshme, dhe kurrsesi duke menduar se përmes këtij kontakti do sjellet diçka e mirë.

Sikur do kishte pasë mundësi të reja stabiliteti në mes serbëve dhe shqiptarëve të Kosovës, do ishte vërejtë deri më tani, por në realitet përpjekjet e Vuçiqit janë krejtësisht të kundërta dhe të atilla, që nxisin dhe shkakëtojnë vetëm konflikte dhe lufta ndëretnike.

Por, si do që të jetë, nuk ka muri shkëmbor dhe as njerëzor në mes Kosovës dhe Shqipërisë, dhe kur kemi të bëjmë jo vetëm me marrëdhëniet ndër-shtetërore në mes këtyre dy vendeve, por kemi një interes të veçantë dhe interes të përhershëm e të përbashkët gjenetik ndërvëllezëror.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat