Moskuptimi - tentim bastardues i ç’vlerësimit të intelegjencës!

Opinione

Moskuptimi - tentim bastardues i ç’vlerësimit të intelegjencës!

Nga: Sabahate Byci Më: 16 shkurt 2026 Në ora: 20:07
Sabahate Byci

Ky portal elektronik gazetaresk, fjalën e kam për këtë faqe elektronike të gazetës më prestigjioze shqiptare, „Bota Sot“, ku e drejta e shprehjes, si dhe e shkrimit të fjalës së lirë (sipas mendimit tim), ka gjetur „vendlindjen“ e saj të sigurtë, si askund tjetër. Botërisht kjo meriton lavdatë, dhe së paku një mirënjohje atdhetare dhe kombëtare për gjithë shqiptarët.

E them këtë sepse ka disa vite me radhë që punimet e mia, qofshin ato botuar në rubrikën e kulturës me poezi, apo në rubrikën e opinioneve dhe analizave, kanë qenë të pranuara me respekt nga lexuesit e nderuar të kësaj gazete. Kjo qëndron në faktin se unë kurrë nuk kam takuar, e bile as nuk e njoh personalisht pronarin e këtij portali apo gazete, zotëriun shumë të vlerësuar nga unë, Xhevdet Mazrekaj, po ashtu nuk kam njohur dhe nuk kam takuar as kryeredaktorët.

Andaj, jam shumë krenare për komunikimin nonverbal me zotëriun Xhevdet Mazrekajn dhe me kryeredaktorët e gazetës „Bota Sot“, sa i përket civilizimit të njerëzimit dhe të mirëkuptimit, pa kurrfarë të metash, çfarëdo natyre qofshin ato. Sepse moskuptimi ose keqkuptimi është „vrasës“ i kuptimit të mirë, kur dihet se:

Të kuptuarit mirë nuk do të thotë thjesht të dëgjosh apo të lexosh, por të kesh aftësinë ta kapësh qartë informacionin dhe me empati të kuptosh motivet e të tjerëve, në një mënyrë të qartë, të besueshme dhe koncize. Kështu automatikisht krijohen lidhje, besim dhe ndërtohen ura në biseda.

Kuptimi ndahet në disa aspekte:

Kuptimi kognitiv – të kuptohet logjikisht njoftimi me shkakun dhe pasojat; situatat të kuptohen qartë.

Empatia dhe inteligjenca emocionale – gjendja e kuptimit të motiveve, ndjenjave ose veprimeve të personave të tjerë.

Komunikimi – mënyra e qartë, dalluese dhe e kuptueshme e prezantimit të vetvetes, si në të folur ashtu edhe në të shkruar.

Niveli i marrëdhënieve – të shkohet mirë me të tjerët duke aplikuar marrëdhënie të mira dhe harmonizuese.

Andaj, bazuar në këto aspekte, le të kuptohet se nuk ia vlen vetëm të dëgjohet ose lexohet një mesazh, por është e rëndësishme që ai të kuptohet dhe të transmetohet.

Pra, kuptimi është një çështje intelektuale që kërkon njohuri të thjeshta, por mbi të gjitha kërkon të kuptuarin intelektual të kontekstit (njësisë gjuhësore) të çështjes.

P.S.
Fatkeqësisht, në ditët e sotme, në shumicën e rasteve, reflekton një pjesë e njerëzimit e definuar si:

„People-Pleaser“ – që do të thotë dikush që gjithmonë don të ketë të drejtë;

Janë personat që dëshirojnë të pëlqejnë të tjerët, njëkohësisht duke u përpjekur pa pushim, me ose pa të drejtë, që të tjerët të ndihen të kënaqur.

„Njerëzit që mendojnë se gjithçka dinë më mirë, duhet të dinë se vetëm Zoti di gjithçka.“

Zoti e bekoftë shtetin tonë, Kosovën Dardaninë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat