Kur “guximi” harrnohet me mendjemadhësinë, atëhere të tmerrojnë sfidat dhe kompromisi!

Opinione

Kur “guximi” harrnohet me mendjemadhësinë, atëhere të tmerrojnë sfidat dhe kompromisi!

Nga: Hamdi Rafuna Më: 5 mars 2026 Në ora: 18:00
Autori Hamdi Rafuna

Bujaria e grupeve të partive tona politike, gjegjësisht kompromiset për të mirën e shtetit dhe kombit janë vlera të shejta. Prandaj edhe thuhet se personi i kompromisit shpesh herë konsiderohet si një tip me virtyte të larta në marrëdhëniet ndërpersonale, kurse në kontekstin politik, (kryesisht te ne) interpretohet si dobësi ose mungesë e të kuptuarit të strategjisë politike për shtetin!

Pra, politikanët tanë nuk janë fare të ndërgjegjshëm dhe të drejtpërdrejtë në lidhje me gabimet, por janë të “mëshirshëm”, dhe kështu haptas dëmtojnë besimin e votuesit!

Guximi dhe shpresa në politikë, janë forca të lidhura ngushtë me njëra tjetrën, por vetëm shpresa në vetëvete, është një pritje pozitive ose një plan “aktiv veprimi” për një të ardhme më të mirë, ndërsa guximi është gatishmëri për t'u përballur me pasigurinë dhe sfidat.

Së bashku, këto ofrojnë forcën për të krijuar kuptimin dhe ndryshimim, madje edhe përballë vështirësive.

Pse “mëndjemëdhenjët tanë në politikë”, nuk e gjejnë këtë forcë, por urrejnë sfidat e kompromisit për të mirën e vendit?

Unë e kam bindjen se kur këta bukëpërmbystë hypin në front, “ndihen si finalist të përjetshëm”, pra nuk kanë nevojë për kualifikime, përderisa edhe mund të sfidohen në të shumtën e rasteve, për faktin se ndjehen të përkryer!

Sipas këtij kuptimi po del se, edhe Vjosa e paska gabua rrugëtimin e sigurtë me guximin në politikë!

Edhe pse guximi i saj ishte i nevojshëm për të guxuar me shpresua dhe për të zbatuar ndryshime në situata të bllokuara, si fuket Vjosës i beteti vetëm shpresa e cila ndoshta i jep kuptimin dhe cilësinë e një mësimi të natyrshëm.

Dje ishte thuaja se kundër të gjithëve, ndërsa sot shpreson të ndihmohet nga ata të cilët i përbuzi!

A është ky guxim apo nënshtrim?

Krenaria e teprueme, t’a tredhë idealin, por edhe guximin personal, përderisa edhe kjo zonjë filloi të ndjehet e përkryeme në krahasim me të tjerët dhe kështu ra në gropën e mendjemadhësisë!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat