Vitin e kaluar Kosova pati bllokada për formimin e Qeverisë. Sot kemi bllokadë në Kuvend për zgjedhjen e Presidentit. Këto veprime të klasës politike, qofshin në pozitë apo opozitë, tregojnë mungesë serioziteti dhe përgjegjësie ndaj shtetit.
Institucionet nuk mund të mbahen peng nga interesat partiake. Çdo bllokadë institucionale e dëmton stabilitetin politik dhe besimin e qytetarëve.
Kosova është ndër vendet më të varfëra në Evropë dhe zgjedhjet e jashtëzakonshme i kushtojnë vendit dhjetëra miliona euro – para që do të mund të investoheshin në zhvillim, arsim, shëndetësi apo siguri.
Madje edhe nëse vendi shkon në zgjedhje të reja, rezultati i tyre nuk garanton zgjidhje. Sido që të ndryshojnë rezultatet e partive – qoftë duke u përmirësuar apo duke u dobësuar – shumë gjasë do të përballemi përsëri me të njëjtat bllokada dhe të njëjtin mentalitet politik që po e shohim edhe sot.
Në një kohë sfidash politike dhe sigurie në rajon, Kosovës i duhen institucione funksionale dhe përgjegjëse, jo kriza të panevojshme politike.
Interesi i shtetit dhe i qytetarëve duhet të jetë mbi interesat partiake.
Keshtu nuk respektohet saktifica e popullit pe liri dhe pavarsi, nuk respektohen deshmorët, veteranet e as familjet e dëshmorëve ! KY ËSHTË TURP për të gjith deputetët e kuvendit, partit politike dhe udhëheqësit e tyre!