Në marsin e 54 viteve më parë(1972),Kosova ishte në panik.
Një sëmundje e quajtur variola vera,e njohur në popull si lija e keqe i kishte trazuar qytetarët e Kosovës.Por jo vetëm.
Dr.Xhelal Xhibo,infektolog në Spitalin rajonal "Prim.Dr.Daut Mustafa" në Prizren ishte i pari i cili ia vuri digën e parë duke zbuluar se lija e keqe po përhapet në Kosovë.Krahas Dr.Xhibos aty ishin edhe Dr.Durmish Celina,epidemiolog,pastaj Dr.Agim Serhati,Dr.Samile Hoxha Brovina si dhe Drita Abazi-Kabashi,infermiere dhe shumë të tjerë.Kurse në ndihmë mjekëve të Kosovës u erdhën edhe mjekët dhe specialistë të mirënjohut nga Shqipëria,Kroacia,Slovenia,Serbia,madje edhe nga Amerika.
Kjo sëmundje e rrezikshme për njerëzit sipas mjekësisë dhe të gazetës "Rilindja",burimin e kishte në katundin Dejnë të Rahovecit,ekzakt të infektuarit ishin Haxhi Smajl
Morina dhe Ibrahim Hoti,banorë të këtij vendbanimi të kthyer asokohe nga haxhillëku.Këta dy pasi u kthye në Dejnë u vizituan nga shumë persona duke përhapur infeksionin te 11 prej tyre.Nga 15-31 mars 1972,edhe 100 persona tjerë u infektuan,anëtarë të familjeve të të prekurve si dhe pacientët spitalorë në Prizren e Gjakovë.Por jo vetëm këta.Atëkohë sipas të dhënave zyrtare të mjekësisë nga kjo epidemi u infektuan 140 qytetarë kurse patën vdekur 26 banorë të Kosovës.Ishte një virus që merrte jetë njerëzish.Kjo sëmundje mbylli shumë njerëz nëpër shtëpitë e tyre në pranverën e vitit 1972.E Spitali i Gjakovës "Isa Grezda" me ekipin e mjekëve u shndërua një karantinë.Atëkohë u bë vaksinimi i popullsisë tejembanë Kosovës si masë parandaluese.
Mjekët që luftuan këtë epidemi u shndëruan në heronj,të ekipeve të mjekëve-specialistë të kësaj fushe etj.
Kosova ishte në kryetitujt të mediave në Kosovë,shih gazetën "Rilindja" dhe atyre botërore.
Ndryshe,sipas njohësve të kësaj epidemie shenjat e para janë ethet,dhimbje të kokës dhe të trupit si dhe të vjellura.
Ekipet e mjekëve nëpër vendbanime dhe spitale e pati vizituar Mahmut Bakalli,ish-kryetari i Komitetit Krahinor të LK.