Ky konsumator i “baglave” i Drenicës heroike, e cila ka lindur dhe rritur kësi bërllogu bashkë me Baton Stanishiqin dhe grupin e Fondit prej 1 miliard e 600 milion dollarësh të Serbisë, të cilët hanë e pijnë, kanë punuar me armikun dhe miqtë e saj, ashtu siç po bën sot Serbia dhe opozita e sotme, e cila për qëllim kryesor ka largimin e Albin Kurtit – “gjarpëri helmues” i Serbisë dhe i dy Vuçiqëve, atij të Beogradit dhe atij të Tiranës.
Ky i fundit e ka marrë përsipër të jetë në krye të kolonës së pestë, i cili, për fatkeqësinë tonë, i futi nën kontroll dhe i dirigjon, që nga Kryetarja e shtetit, e cila ia dorëzoi Republikën atij që ka punuar dhe po punon kundër ekzistimit të Republikës së Dardanisë, duke e injoruar, zbehur dhe, një ditë, sipas planit të duet-it antikombëtar Vuçiq–Vuçiq, duan ta eliminojnë, gjoja duke e bashkuar me Shqipërinë pa pjesën veriore – ëndërr e planeve të treshes famëkeqe: Vuçiq, Rama, Thaçi me bashkëpunëtorë.
Tani nuk e kam të qartë se si opozita, e cila ishte në miqësi me udhëheqjen terroriste serbe dhe bandat e saj si Radojiçiçi, i cili, nën urdhrin, kontrollin, trajnimin dhe furnizimin me armatim nga kazermat ushtarake, sulmoi Banjskën, sot e kësaj dite shëtit lirshëm në Serbi, edhe pas kërkesave të BE-së, posaçërisht ditëve të fundit, që të ekstradohet te organet shtetërore të Dardanisë.
BE-ja, pa e detyruar Serbinë që ta ekstradojë Millan Radojiçiçin te organet shtetërore dardane, mos të presë biseda të suksesshme pa e kryer këtë obligim ndaj Dardanisë. Përndryshe, nuk do të jetë më e paanshme – presion ndaj Dardanisë dhe ledhatim ndaj Serbisë.
Kjo mënyrë e bisedimeve nuk do të ketë sukses përderisa sulmohet viktima dhe përkëdhelet agresori.
Ndodhi deformimi kombëtar në mënyrën më të turpshme, kur ata që rrahin gjoks se “na kanë çliruar” (pos atyre që janë në varr), bashkëpunuan dhe po bashkëpunojnë me ata që ushtruan gjenocid ndaj popullit të cilit i takojnë.
A kemi arritur deri në atë stad kur, me vetëdije, po punojmë dhe bashkëpunojmë me mikun dhe aleatin e Serbisë, armikun e Dardanisë dhe të kombit – Kryeministrin e Serbisë në Tiranë, Edi Rama, siç e quaj unë, me të drejtë, “Vuçiqi i Tiranës”, i pagëzuar kështu edhe nga gazetari i Frankfurter Allgemeine Zeitung, Michel Martens, i cili deklaroi: “Serbia e ka Kryeministrin më të mirë në Tiranë që nga koha e Nikolla Pashiqit”.
Ku jemi ne, kur të tjerët po na japin vlerësime dhe sinjalizime se çfarë po ndodh në Republikën e Dardanisë, që nga udhëheqja e shtetit dhe opozita, e cila është në gjendje ta dorëzojë pavarësinë, lirinë, sovranitetin dhe integritetin territorial për arsye që nuk i thonë, por janë të qarta: nuk duan një shtet funksional që zbaton ligjin ndaj çdo qytetari pa dallim.
Qoftë pjesëmarrës në luftë duke e keqpërdorur atë status për përfitime, duke u mbrojtur se, me këtë status, askush nuk guxon t’ua konfiskojë pasurinë e vjedhur nga xhepat e popullit, ose nga frika se kanë bërë vepra kriminale e tradhti – gjë që, nën qeverisjen e Albin Kurtit, nuk do të amnistohet, sepse do të zbulohen dhe duhet të zbulohen. Nuk guxojmë që gjeneratave të reja t’ua fshehim turpin dhe tradhtinë që i është shkaktuar vendit në bashkëpunim me armikun – shtetin xhelat, Serbinë – në një bashkëpunim të turpshëm para syve dhe me bekimin e ish-udhëheqësve për 20 vjet me radhë.
Gazetari Michel Martens është bërë halë në sy për ata që e kanë pasur mizën nën kapuç. Tani po më kujtohet një reagim i frustruar i Presidentes kohë më parë, që duket se ishte një deklaratë paralajmëruese ogurzezë për atë që po i përgatitet vendit.
Pyetje publike për popullin shqiptar të Republikës së Dardanisë: a pajtoheni që bashkëpunëtorët e Serbisë, bashkë me opozitën që për 20 vite lavdërohej me statusin e “çlirimtarit”, tani përsëri duan ta kthejnë gjendjen e mëparshme për arsye të obligimeve ndaj armikut, duke pranuar statusin e të shantazhuarit?
Jeni para një akti historik: mes dorëzimit të shtetit, lirisë, pavarësisë dhe sovranitetit ndaj armikut për shkak të shantazhit, dhe amnistimit të krimeve – si atyre të Serbisë, ashtu edhe atyre ndaj bashkëkombësve.
Këto janë veprime nën presionin e një shantazhi të fuqishëm, të cilat qeverisja e Kurtit nuk do t’i lejojë.
Këtu qëndron edhe lufta pozitë–opozitë, duke tentuar që popullit t’i shitet një propagandë që nuk qëndron dhe nuk do të fitojë.