Mes ligjit dhe moralit: Kush duhet të japë llogari, transparencë apo heshtje?

Opinione

Mes ligjit dhe moralit: Kush duhet të japë llogari, transparencë apo heshtje?

Halil Geci Nga Halil Geci Më 23 mars 2026 Në ora: 13:42
Foto ilustrim

A mundën paratë ta errësojnë të vërtetën?

Milionat nën hijen e avokatëve nuk janë thjesht çështje ligjore – janë alarm për drejtësinë, shtetin dhe ndërgjegjen publike. Kur transparenca mungon, llogaridhënia bëhet domosdoshmëri, jo zgjedhje.

Kur drejtësia hesht, tradhtia flet. Kur milionat qarkullojnë ilegalisht, të fshehura në makina private si në filma, shteti ose duhet të veprojë – ose të dorëzohet para tradhtarëve.

Gjykatat e rregullta, për lëndë të zakonshme, mund të veprojnë siç thonë disa zuzarë, duke u arsyetuar se avokatët mund të jenë shqiptarë, serbë apo boshnjakë – por gjithçka varet nga çfarë lënde po mbrojnë dhe çfarë fshihet pas saj.

Por këtu nuk kemi të bëjmë me një rast të zakonshëm. Këtu është krejt tjetër histori.

Kur miliona euro futen tinëzisht përmes “rrugëve legale”, të fshehura në makina private, dhe qarkullojnë pa asnjë mbulesë, kjo nuk është më drejtësi – kjo është tallje e hapur me shtetin. Në fakt, kjo dëshmon se shtet funksional nuk ka fare. Sepse, po të kishte, këta tradhtarë do të përfundonin prapa grilave pa asnjë kompromis.

Disa zuzarë po përpiqen ta shesin terrin si dritë. Kinse avokatët kanë të drejtë të mbrojnë gjithçka, për këdo që i paguan.

Ju që mundoheni t’i verboni njerëzit me fjalë boshe, duke e mbuluar të vërtetën me një “zjarr” që në fakt ju përvëlon vetë – kot e keni.

A mendoni vërtet se ky popull është aq naiv sa të “hajë bar”?

Serbia, meqë nuk po guxon të përballet drejtpërdrejt me ndërhyrje ushtarake, i ka kthyer milionat në armë të tjera – në blerje të tradhtarëve brenda nesh. Kjo është strategjia, dhe është e qartë për këdo që ka sy të shohë.

Këta avokatë nuk duhet të fshihen pas justifikimeve. Ata duhet të dalin para organeve kompetente dhe të tregojnë qartë: ku, si dhe nga kush i kanë marrë paratë, si dhe për çfarë qëllimi janë përdorur. Çdo heshtje është bashkëfajësi.

Mjaft më me mashtrime. Ky popull nuk është budalla. Ose llogaridhënie, ose dorëzim i shtetit para tradhtarëve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat