Vjosa Osmani Sadriu
(Raport jozyrtar, i hartuar me vëzhgim të vazhdueshëm dhe syçeltësi.)
Pozita:
Presidente e Republikës së Kosovës
Vetëpërkufizimi i preferuar:
Zëri i popullit
Vendbanimi simbolik:
Afër popullit në fjalime.
Afër milionerëve në terren.
Periudha e vlerësimit:
Mandati aktual, me fokus të veçantë në performancën vizuale, deklarative dhe ndërtimore.
...
1. AFTËSI NDËRTIMI
• Ka demonstruar kapacitet të admirueshëm për zhvillim paralel të pronës private.
• Ka menaxhuar me efikasitet të plotë ndërtimin e dy shtëpive në zonë elitare.
• Ka mbikëqyrur proceset ndërtimore me përkushtim të lartë, duke përfituar nga mbështetja logjistike e rojeve shtetërore,
të cilët, përveç sigurisë, kanë pasur rastin të ndjekin nga afër edhe progresin e punimeve.
• E menaxhon pronën private me seriozitet shtetëror.
• Ka përfituar nga një model i rrallë i administrimit:
siguri publike për interes privat.
Verësim:
Ambicioze në metra katrorë.
...
2. AFTËSI PROTOKOLLARE TË NIVELIT TË LARTË
• Me stabilitet institucional ka zhvilluar një kompetencë të qëndrueshme në:
• vendosjen e këmbës mbi këmbë
• pozicionimin korrekt para kamerës
• shtrëngimin e duarve me liderë
• buzëqeshjen diplomatike me disiplinë
Vlerësim:
S’ka vërejtje.
...
3. AFTËSI PËR MODESTI ME KOSTO TË LARTË
• Arrin të flasë me bindje për:
• drejtësi sociale
• nevojat e qytetarëve
• vuajtjet e njerëzve
• Ka aftësi të rrallë për ta mbajtur tonin moral lart, ndërsa standardin e jetesës edhe më lart.
• Demonstron elasticitet të admirueshëm në raport me parimet:
• kur i shërbejnë, janë historike
• kur s’i shërbejnë, janë të vjetra
Vlerësim:
Modeste në fjalë.
E kushtueshme në praktikë.
...
4. AFTËSI PËR TË QENË OPOZITË NGA ZYRA E PRESIDENTES
• Ka demonstruar aftësi të veçantë për:
• të folur si e paangazhuar
• reaguar si e sulmuar
• moralizuar si shenjtore lokale
• Arrin të qëndrojë në qendër të konfliktit, duke u paraqitur si mbi të.
• Arrin të jetë njëkohësisht:
• në pushtet
• në protokoll
• në qendër
• dhe megjithatë… me shpirt opozitar
Vlerësim:
E shkëlqyeshme në rol të dyfishtë:
Presidente në zyrë, opozitë në ton.
...
5. AFTËSI TË VEÇANTA
(Shtesa e domosdoshme në dosjen morale të performancës.)
• Shfaq aftësi të lartë për të folur keq për kundërshtarët.
• Demonstron fleksibilitet të admirueshëm në raport me të vërtetën, veçanërisht kur bindet se pala tjetër “e meriton” të mashtrohet.
• Ka aftësi të rrallë për t’u dukur e sinqertë.
• Reagon me shpejtësi të lartë në hakmarrje, duke ruajtur njëkohësisht tonin moral të lënduar dhe pamjen publike të viktimës.
• Mund ta kthejë zemërimin personal në qëndrim institucional, me efikasitet të lartë.
• E përdor indinjatën si metodë pune, dhe lëndimin si burim legjitimiteti.
• Ka kujtesë të mirë për ofendime.
• E mbron veten me ton shtetëror.
• Dhe shtetin me ton personal.
Vlerësim:
E pashoqe.
...
6. AFTËSI PËR KUSHTETUTË KREATIVE
• Ka treguar fleksibilitet të admirueshëm në raport me interpretimin e kohës dhe hapësirës.
• Demonstron gatishmëri të lartë për ta trajtuar Kushtetutën si tekst të hapur për interpretim emocional.
Vlerësim:
Inovative në lexim.
...
7. AFTËSI PËR TË QËNDRUAR NË MES
TË TË GJITHA KAMERAVE
• Ka sens të lartë orientimi mediatik.
• Arrin të jetë:
• në qendër të kuadrit
• në qendër të vëmendjes
• dhe shpesh në qendër të keqkuptimit
• Ka ruajtur vazhdimësi të admirueshme në performancë vizuale presidenciale.
Vlerësim:
Stabile në kënd.
...
8. AFTËSI PËR T’U DHËNË LEKSIONE KUNDËRSHTARËVE
• Shfaq kompetencë të lartë në:
• qortimin moral të kundërshtarëve
• ligjërimin mbi standardet demokratike
• kujtesën selektive
• Mund të flasë me bindje të plotë për:
• shtetin ligjor
• etikën publike
• përgjegjësinë institucionale
Vlerësim:
Shumë e fortë në predikim.
...
9. RREZIQE PËR REPUBLIKËN
Honorificabilitudinitati…bus.
(Love’s Labour’s Lost)
...
10. DOBËSI PROFESIONALE
Sekret.
Vlerësim:
Tejkalon pritshmëritë.
...
11. VLERËSIMI PËRFUNDIMTAR
Shkëlqen në protokoll.
Ndërton në privat.
Flet në emër të popullit.
Dhe herë pas here… e lodh Republikën.
...
12. NË PROCES
• U ankua se ia kanë përqeshur frizurën.
• Një kalimtari me setër të bardhë i tregoi:
“S’po duan të më bëjnë Presidente.”
• Sot Kushtetuesja i tha se dekreti i saj s’prodhon efekt juridik.
(Juristja që s’prodhon efekte juridike.)
• Dje qau në një tubim… pas 27 vitesh.
Me lot.
• Më pas, u zgjerua rasti: “I’m every woman… It’s all in me…”
• Dhe vazhdoi turneun emocional:
rrugë, dyqane, çajtore…
...
P.S. Me respekt,
Kimete Berisha,
bashkëvendase e Presidentes.
...
AUTOKRITIKË:
Kija inatin - jepja hakun.