Egoja që rrënon shtetin dhe tradhton besimin e qytetarëve

Opinione

Egoja që rrënon shtetin dhe tradhton besimin e qytetarëve

Halil Geci Nga Halil Geci Më 29 mars 2026 Në ora: 19:53
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Nga mbështetja e verbër te zhgënjimi i thellë: kur pushteti vendoset mbi shtetin dhe interesin publik

“Ai që i vë flakën vetes dhe e djeg bishtin e vet, s’mund të fajësojë të tjerët. Më e keqja është se askush nuk guxon t’i afrohet për ta ndihmuar, nga frika e fajësimit — ashtu siç më fajësove mua.”

“Kur njeriu dëmton vetveten, për shkak të veprimeve dhe egos së tij, zor se ngjall keqardhje. Por të fajësosh të tjerët për gabimet e tua, kjo është krejtësisht e pajustifikueshme.”

“Ngjarjet që kanë ndodhur para syve të gjithë Kosovës nuk i mashtrojnë më qytetarët. Thirrja ime për presidenten është e qartë: kthehu në pikën zero, fillo nga e para, kërko besimin e qytetarëve dhe fitoje me votë. Vetëm kështu mund të flasësh për legjitimitet — jo duke u bërë temë diskutimi në rrugë e kafene.”

“Sot, egoja jote ka dalë hapur në sipërfaqe; bota politike dhe elektorati tashmë dinë gjithçka për ty. Besimi ndaj teje ka humbur plotësisht. Egoja jote është shndërruar në një vrimë të zezë që përpin çdo arsyetim dhe çdo përgjegjësi.”

Dikur fajësoja Sejdiun dhe Isa Mustafën për situatën tënde. Madje të dola krah dhe të mbështeta, edhe pse kisha dyshime. I anashkalova ato, duke menduar se dëmi ndaj LDK-së ishte shkaktuar nga të tjerët. Besoja se ata e kishin rrënuar partinë time.”

“Sot është e qartë se, me egon tënde, ke kontribuar në shkatërrimin e LDK-së. Po ashtu, u përpoqe të destabilizoje edhe VV-në dhe institucionet që u krijuan me votën e mbi 60% të qytetarëve.”

“Populli e pa qartë: je në gjendje të shkatërrosh çdo gjë që nuk përputhet me egon tënde fëminore, të pangopur, për pushtet e para.

“Sot e pranoj: kam gabuar. Nga mosdija ime të kam mbështetur, dhe për këtë i kërkoj falje rugovistëve të guximshëm që qëndruan me parimet e tyre.”

“Dalja jote publike, ku me krenari shpalle rrëzimin e Kuvendit përmes një dekreti pa bazë, nuk tregoi forcë politike, por papjekuri dhe papërgjegjësi. Kjo lë hapur një pyetje të rëndë: në duart e kujt ishte besuar shteti?”

“Sot ndjej zhgënjim edhe ndaj Kurtit, për faktin se të besoi. Ashtu si unë dikur, ai mendoi se bashkëpunimi me ty do të ishte i drejtë, por rezultati ishte i gabuar.”

Qytetarët nuk janë më naivë.

Gabimet tashmë janë të dukshme — dhe përgjegjësia nuk mund të fshihet më. E vërteta është e qartë, dhe e di e gjithë Kosova.

“Ti vazhdove rrugëtimin përmes protestave dhe kafeneve, duke menduar se do të bëheshe e para. Por rezultati flet vetë — tani është koha të tërhiqesh dhe të bësh vend për të tjerët.”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat