Lidhja Shqiptare e Prizrenit është ngjarja më e madhe në historinë shqiptare, sepse për herë të parë në histori shqiptarët lëvizën si komb. Kjo i parapriu dhe i dha shtysën Rilindjes Kombëtare dhe mundësoi dhe e ndërkombëtarizoi egzistencën e kombit shqiptar. Lidhja Shqiptare e Prizrenit lindi dhe veproi në kohët moderne kur po formoheshin shtetkombet europiane, ajo ua imponoi fuqive europiane të marrin në konsideratë sakrificat dhe qëndresën e armatosur të kësaj Ngjarje Epokale.
Lidhja shqiptare e Prizrenit hodhi themelet e Pavarësisë Kombëtare.
Lufta 35 vjecare që nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit deri në vitin 1912 është epoka më e rëndësishme dhe më e lavdishme e kombit shqiptar, që u kurorëzua e Shpalljen dhe formimin e shtetit shqiptar.
Kosova ishte faktori kryesor prej nga erdhi Pavarësia e Shqipërisë.
Luftrat 35 vjecare të shqiptarëve të Kosovës ishin beteja për pavarësi kundër pushtuesve otomanë, por sidomos kundër barbarëve dhe genocidit ortodoks serb,sllav dhe grek, të cilët synonin asgjësimin e substancës etnike e kombëtare shqiptare, asimilimin e tyre dhe coptimin e ndarjen e trojeve shqiptare.
Rënia e Perandorisë Osmane, Luftrat Ballkanik për coptimin e trojeve shqiptare nga fqinjët e shqiptarëve si dhe mbështetja e tyre nga Europa ishin kërcënimi më i madh për shqiptarët në histori. Dhe prandaj, Lidhja Shqiptare e Prizrenit është mgjarja dhe vepra më e madhe kombëtare shqiptare.Asnjë kombi në Europë nuk i është bërë padrejtësi më e madhe se sa shqiptarëve.
Lidhja Shqiptare e Prizrenit është tmerr për serbët e sllavët , por edhe për grekët dhe islamofobët shqipfolës të cilët urrejnë patriotizmin dhe heroizmin e clirimtarëve dhe patriotëve shqiptarë muslimanë. Duan apo nuk duan islamofobët dhe mbeturinat e rrangallet serbo-krajlo-komuninste të Kosovës është fakt se gjaku dhe sakrificat e shqiptarëve muslimanë të Kosovës kanë shkruar dhe bërë historinë kombëtare.
I takon Brezit të Ri që të vazhdojë realizimin e aspiratave të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, të ruajë e lartësojë vlerat morale, patriotike,fisnike e intelektuale të rilindasve, Brezi i Ri duhet të edukohet dhe vazhdimisht të përgatitet mendërisht, fizikisht dhe moralisht për zhvillimin dhe progresin e Kosovës duke sfiduar vështirësitë e kohës por edhe të vjetrën ,atë të vjetrën që pengon dhe që zvarritet në agoni.