Zgjedhja e presidentit të Kosovës, bëhët aq e komplikuar dhe aq e pa arritshme, sikur do të kalonte në këto momente kjo procedurë nëpër atë ngushticën e Hormuzit, e cila nuk ka dyshim se pa bisedime dhe konsulltime serioze ndërnjerëzore, mund të arrihet ndonjë marrëveshje.
Mbas disa përpjekjeve të kryeministrit Kurti, me partitë e opozitës, dhe në takimin e fundit me kryetarin Lumir Abdixhiku të LDK-së, dhe atë të PDK-së, Bedri Hamza, për të arritur një marrëveshje politike për zgjedhjen e presidentit, nuk arritën të gjejnë një konsensues të përbashkët, edhe pse njërës dhe tjetres iu ofruan pozita shumë të rëndësishme qeveritare.
Prandaj, në këtë rast, kjo opozitë, sikur ka më shumë se një motiv për të pasë ambicien e saj për pozitën e presidentit, dhe pengesat që hasin përshkak të pa mundësive objektive dhe subjektive që ndeshën në rrugën e tyre, hipoteza tjetër është se nuk do të ishte çmenduri për ata, se a do e vëjnë në rrezik këtë popull me këto lojra të ndyta politike.
Mbi të gjitha do duhet të përvijohet një ndjenjë vigjilence, serioziteti dhe përgjegjësie përballë problemeve të tilla që kemi në shoqërinë tonë, sikur edhe në këtë rast për emërimin e presidentit të vendit, pikërisht në këtë sfidë problematike, a do formohet ndonjëherë në këtë shoqëri edhe vetëdija politike për arritjen dhe tejkalimin e kësaj situate dhe të tjera.
Megjithatë, vëmë re, se përshkak të mos arritjeve të një konsensuesi të përbashkët në mes partive politike, gjegjësisht në mes pozitës dhe opozitës për zgjedhjen e presidentit, sikur po shkohet drejt shpërndarjes së Kuvendit dhe zgjedhjeve të reja të jashtëzakonshme, sepse nuk ka mbetë rrugë tjetër.
Kjo është ajo, që në të vërtetë varet nga ne, që veprimet ti bëjmë jo sipas tekeve dhe ambicieve tona përsonale dhe klanore, në bazën të të cilave «komedia» po na shfaqët e pa pëlqyer nga publiku dhe opinioni i gjërë, por kemi mundësi ta përmirësojmë, duke i ndryshuar rrolet dhe artistat, që do varet nga vota e popullit.
Hapi që po ndërmirret drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme, do të ishte hap i gabuar për vendin tonë përshkak të shumë arsyesh politike dhe atyre ekonomike, edhe pse partitë opozitare po shpresojnë se do të shpërblehen më mirë, duke menduar se do të rritet vota e qytetarëve ndaj tyre.
Dhe nëse shkohet në zgjedhje, të cilat janë ligjore, por asgjë nuk mund të na sigurojë se nuk do të zbresim në të njëjtën situatë, të cilën po e përjetojmë sot, dhe kjo është e pa shmangshme, kur shumica e popullit është e dëshpëruar dhe demoralizuar nga këto lojra politike dhe nuk e kanë vullnetin e nevojshëm të dalin në zgjedhje sa herë kërkohet nga njëra parti apo tjetra.
Në këtë kuptim dhe këtë këndvështrim, dikush duhet të jep llogari dhe përgjegjësi për këtë gjendje dëshprimi apo optimizmi, dhe të ndikojë në zgjedhjen që bënë, dhe si rrjedhojë, nëse është i pa kënaqur me një pushtet dhe qeverisje, dhe sëcili që dëshiron të ndryshojë situatën apo gjendjen e këtij vendi, së pari duhet të besoj në aftësitë e veta brenda partiake për ta bërë këtë ndryshim.
Nëse kjo shoqëri beson në një formë tjetër, në të cilën triumfon e keqja, sikur krimi i organizuar dhe korrupsioni, dhe prirët të tregohet dyshuaes dhe i frikësuar, dhe në mënyrë të vazhdueshme në kërkim të së keqës, madje thëmi se do e gjenë.
Në të kundërtën, nëse beson në parime, që tregohemi optimist dhe të ndjeshëm, dhe të mos mbështetësh forcat e errëta, apo të jetosh nën hijen e tyre, se të ngresh një pengesë vetëvetës, dhe drejtë ardhmërisë së gjeneratave të reja.
Një gjë tjetër që e frikëson këtë shoqëri opozitare PDK,LDK,AAK, është argumenti i arsyes përballë shumë forcave të errëta, që e pengojnë një njeri të shëndoshë me aftësitë e tij intelektuale dhe politike, dhe rralë që ky vend ka pasë në historinë e qeverisë së vet përveç presidentit historik Ibrahim Rugova.
Sipas këtij imazhi të krijuar nga njëra palë, apo tjetra, në qoftëse njeriu i këtij vendi mendon pak me kokën e kthjelltë dhe gjakftohtë, për ta vlerësuar qartë këtë lloj situate të krijuar nga autorët që vetë i ka zgjedhë në Kuvend dhe në qeverisje, në zgjedhjet e reja të jashtëzakonshme mund t’a ndryshojë situatën që të mos ankohet në askënd, sepse vetëm vota dhe vullneti i qytetarëve të këtij vendi do jetë fuqia dhe mekanizmi më i përsosur për ta thënë realitetin.