Votimet e manipuluara – vepër penale me përcaktim të kualifikuar

Opinione

Votimet e manipuluara – vepër penale me përcaktim të kualifikuar

Nga: Prof.dr.Kadri Bicaj Më: 7 maj 2026 Në ora: 11:04
Prof.dr.Kadri Bicaj

Votimet janë kategori kushtetuese si e drejtë themelore që janë paraparë në nenin 45 Kapitulli II-të i Kushtetutës së Republikës së Kosovës (E Drejtat Zgjedhore dhe e Pjesëmarrjes) në votime dhe mbrohen me Kodin Penal të Republikës së Kosovës në fuqi, Kapitulli XVIII Veprat penale kundër të drejtave të votimit nga neni 207-217. Çdo shtetas i Republikës së Kosocës që ka arritur moshën tetëmbëdhjetë vjeç, qoftë edhe ditën e zgjedhjeve, gëzon të drejtën të zgjedhë dhe të zgjedhet, me përjashtim kur kjo e drejtë i kufizohet me vendim gjyqësor. Votuesit që kan të drejtë të votojë, shpreh bindjen e fortë duke votuar dhe është e drejtë e secilit për të shfaqur mendimin në kohën e zgjedhjeve që do të mbahen më 7.qershor 2026 si datë e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për mbajtjën e zgjedhjeve të reja parlamentare të parakohshme në Republikën e Kosovës. Del në votim, jep votën e vet në qendrat e votimit i cili votim është i garantuar me ligj.

Votimet janë të shenjta dhe në asnjë mënyrë nuk duhet lejuar ndonjë formë e manipulimit të votimit në të kundërtën kryhet disa forma të kualifikuara te veprës penale: Gjatë aktiviteteve të ndryshme parazgjedhore,gjatë votimeve dhe pas votimeve paraqiten disa forma të veprave penale në zgjedhje dhe votime të parapara në Kapitullin XVIII – Veprat penale kunder të drejtave të votimit sipas KPRK-së,nga neni 207 deri 217.

Disa nga format e kualifikuara të veprës penale nga neni 207 deri 2017 i KPRK- së.

1.Cenimi i së drejtës për të kandiduar – (sipas nenit 207 i KPRK-së), është vepër penale që konsiston në parandalimin apo pengimin e një personi për tu kandiduar në zgjedhje dhe mohim i së drejtës të shtetasit për të qenë i zgjedhur.

Në nenin në fjalë është paraparë forma e kualifikuar e veprës penale dhe konsiderohet se ekziston, nëse kryesi gjatë kryerjës së kësaj vepre penale përdor forcën apo kanosjen serioze dhe dy vepra penale themelore.

Vepra penale Cenimi i së drejtës për të kandiduar, ekziston kur me forcë dhe me kercnim ose në mënyra tjera detyrohet me dhunë,kanosje serioze,ryshfetit ose duke përdor varësin ekonomike (gjendjen e veshtirë ekonomike të votuesit të varfur),gjendjen profesionale të votuesit ndikon në votuesit që të votojnë në zgjedhje - dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në (3) vjetë.

Kanosja e kandidatit - (sipas nenit 208 të KPRK-së) Këtë vepër penale forma e kualifikuar si vepër penale në kuptimin e fjalës forcë dhe kanosje serioze të cilën vepër penale duhet t’i kuptojmë në kontest të dispozitave të dispozitave të përgjithshme të legjislacionit tonë të parapara në KPRK-së. Vepra penale kryhet nga kryesi i kësaj vepre penale kur votuesin e detyron apo e nxit duke ndikuar që të votojë për këtë apo atë subjekt politik pa deshiren dhe vullnetin e tij - dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në (3) vjetë.

3.Parandalimi i ushtrimit të se drejtës për të votuar - (sipas nenit 209 të KPRK-së)

Një nga format e kualifikuar e veprës penale është edhe Parandalimi i ushtrimit të së drejtës së votimit (neni 209 i Kodit Penal i Republikës së Kosovës). Kjo vepër penale – Parandalimi i ushtrimit të së drejtës së votimit,vepra penale kryhet kur shkelet e drejta e votimit nga personat që gjatë ushtrimit të detyrave që i besohen atij lidhur me vtimet në Kosovë dhe me qellim të ushtrimit të së drejtës se votimit të personit tjetër në mënyrë të paligjshme nuk e regjistron personin votues në listën e regjistrimit të votuesve ose në ndonjë mënyrë tjetër e pengon personin tjetër gjatë ushtrimit të së drejtës së votës. Heqja nga lista e zgjedhësve ose mos evidentimi i personit me të drejtë vote në Listën e votimeve është vepër penale. Për të ekzistuar vepra penale është e domosdoshme mos regjistrimi i votuesit me të drejtë vote në regjistër ose shlyerja e tij nga regjistri që t’i bahet e pamundur votuesit që të realizojë të drejtën për votim gje që duhet të konstatohet dhe të vertetohet në secilin rast konkret.Kryes i këtyre veprave penale mund të jenë të gjithë ata persona të cilët në bazë të autorizimeve zyrtare janë caktuar t’i punojnë Fletëvotimet përkatësisht kryetari ose anëtari i Komisionit zgjedhor,mirëpo,shlyerjën nga Lista e zgjedhësëve mund ta ban çdo person tjetër.Për këtë vepër penale është paraparë dënimi dënimi kapital me burgim prej një (1) vjet deri në pesë (5) vjet.

4. Sa i përket veprës penale – Cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve, nga neni 210 i KPRK-së me rastin e votimeve, sipas këtij neni shkelet e drejta themelore e votimit që mbrohet me Ligj, dhe siguria e çdo personit me të drejtë vote që të përcaktohet me rastin e zgjedhjeve. Kjo vepër penale kryhet me dashje në formë alternative, andaj kemi dy forma të kësaj vepre penale ku sipas formës së parë është kur kryesi me përdorimin e forcës apo kanosjes serioze ndikon në vullnetin e lirë të votuesit që të votojë për kandidatin e caktuar, ndersa forma e dytë e kësaj vepre penale kryhet me keqpërdorimin e varësisë ekonomike ose profesionale të votuesit që në shumtën e raste kryhet nga punëdhenësi madje edhe me mashtrime si një forme e detyrimeve.

5.Keqpërdorimi i detyrës zyrtare gjatë zgjedhjeve. – nga neni 211 kjo vepër penale ka dy forma të kryerjës së veprës penale. Vepra penale kryhet në detyrat dhe vendin e punës se besuar si detyrë zyrtare gjatë zgjedhjeve nga personi që kërkohet të mbrohet ligjshmëria e ushtrimit të detyrave zyrtare të cilit person i është besuar detyra gjatë zgjedhjes. Për këtë vepër penale në pajtim me nenin 211 të KPRK-së, ndaj personit që konstatohet se e ka kryer këtë vepër penale dënohet me gjobë dhe me burgim prej dy (2) deri në pesë (5) vjet”. Nga kjo konsiderohet se vepra penale është kryer nga personi zyrtar e cila vepër kryhet me dashje direkte dhe se ekziston kur kryhet nga personi zyrtar në ushtrimin e detyrës lidhur me zgjedhjet. Sipas formës së parë kjo vepër penale kryhet nga personi zyrtar duke e keqpërdor poziten,detyrën apo autoritetin e tij ndersa sipas formës së dytë kryhet nga personi zyrtar duke ndikuar që ndonje votues të hedh ndonje votë të pavlefshme,duke penguar ndonjë votues në votime,etjera-etjera. Cilido person fizik apo juridik që kryen këtë vepër penale,denohet me gjob dhe me burgim prej (2) deri në pesë (5) vjet. 6.Dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje me votimin–nga neni 212 i KPRK-s Me veprën penale të dhënies se ryshfetit nga neni 212 i kodit, rrezikohet ligjshmëria e votimeve që kryhet nëpërmjet ryshfetit. Kjo vepër penale dyshohet se kryhet para mbajtjes se zgjedhjeve, gjatë mbajtjes se zgjedhjeve dhe pas kryerjes së zgjedhjeve për interesat dhe ndonjë përfitim që pritet ta realizojë me forma ndërmjetësimi që kryhet në mënyra të ndryshme. Për këtë formë të veprës penale sipas nenit 212 paragrafët 1-6 të KPRK-së nëse vepra penale nga paragrafët 1. deri 3. të këtij neni kryhet nga anëtari i Komisionit Zgjedhor ose ndonjë person tjetër gjatë ushtrimit të detyrave zyrtare në lidhje me votimin, kryesi dënohet me burgim prej tre (3) deri në pesë (5) vjet” një dënim mjaftë i lartë me minimum tre(3) vjet e maksimumi i denimi pesë(5) vjet. 7.Formë tjetër e veprës penale sipas nenit 213 të KPRK-së është Keqpërdorimi i të drejtës së votimit e cila kryhet duke votuar në emër tjetër të personit votues,apo megjithëse ka votuar,serish tenton të votojë dhe Kryhet nga personi, i cili në votime, voton në vend të personit tjetër ose në ato votime voton më tepër se një herë (disa herë) dhe shfrytëzon më shumë se një listë votimi në zgjedhje.Këtë vepër penale e karakterizon disa forma të kryerjës së veprës penale.Për këtë vepër penale (sipas nenit 213 të kodit, kryesi dënohet me burgim prej tre (3) deri në pesë (5) vjet” një dënim mjaftë i lartë. 8.Pengimi i procesit të votimit. Kjo vepër penale mga neni 214 kryhet në disa forma tjera të kunderligjshme si p.sh., shlyerja nga regjistri i votimit, vënia ose mbajtja në lajthitje e votuesit i cili duhet të regjistrohet në regjistrin e votuesve, përdorimi i dhunës apo i kanosjes me qëllim që të pengohet regjistrimi në listën e votuesve. Për këtë vepër penale (sipas nenit 214 të Kodit Penal të Republikës se Kosovës), kryes dënohet me burgim prej një (1) vjet deri në tre (3) vjet. 9.Cenimi i fshehtësisë së votimit. Të kjo vepër penale - Cenimi i fshehtësisë së votimit sipas nenit 215 paragrafi 1,2 i KPRK-së,kryesi i veprës penale që pritet të mbahen në zgjedhjet e 7 qershorit 2026 për cenim të fshehtësisë se votimit,denohet me burgim deri gjashtë muaj dhe burgim deri në një (1) vit.Forma e kryerjës së veprës penale vjen në shprehje me përdorimin e dhunës e kanosjës serioze,dhe sipas paragrafit 3 i Kodit. : ”Kur vepra penale nga paragrafi 1. ose 2. i këtij neni kryhet nga anëtari i Komisionit Zgjedhor ose ndonjë person tjetër në keqpërdorim të detyrave, pozitës apo autorizimeve të tij në zgjedhje ose në votim, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në pesë (5) vjet”. 10.Falsifikimi i rezultateve të votimit Nji ndër veprat penale më tipike Kunder të Drejtave të Votimit të parapara në Kapitullin XVIII neni 216 i Kodit Penal i Republikës se Kosovës,është edhe kryerja e veprës penale të Mashtrimi i votimeve,fallsifikimi i rezultateve të votimit dhe të rezultatve të zgjedhjeve ku kryesi i kësaj vepre penale sipas paragrafit 1 e 2 denohet me burgim prej një (1) deri në tre(3) vjet, kryesi si anëtar i Komisionit Zgjedhor ose ndonjë person tjetër në keqpërdorim të detyrave, pozitës apo autorizimeve të tij lidhur me zgjedhjet, kryesi dënohet me burgim prej tre (3) deri në pesë (5) vjet”. Vepra penale kryhet me ndryshimin e numrit të votave të dhëna, përkatësisht me shpalljen e rezultateve të zgjedhjeve me anë të votimeve, të cilat nuk i përgjigjen votimeve të shpallura. Kryesi i kësaj vepre penale mund të jetë vetëm personi apo anëtari i Komisionit Qendror të zgjedhjeve. 11.Së fundit kemi edhe veprën penale të asgjësimi i dokumenteve të votimit neni 217. Vepra penale kryhet në asgjësimin, dëmtimin ose fshehjen e ndonjë dokumenti në zgjedhjet e organizuara. Dokumente të zgjedhjeve në këtë kontest konsiderohen Fletëvotime e plotësuara nga votuesit,Procesverbalet e Komisionit Qendror të zgjedhjeve etjera,ndersa lëndet që i kushtohet votimeve ë zgjedhje janë formularet në të cilin shënohen rezltatet e votimeve,kutija për votim dhe vota,Flotëvotimet e pa plotësuara, Formularët e ndryshëm të pa plotësuar etj.Kryesit dënohet me burgim prej një (1) deri në tre (3) vjet; kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet nga anëtari i Komisionit Zgjedhor ose ndonjë person tjetër në keqpërdorim të detyrave, pozitës apo autorizimeve të tij lidhur me zgjedhjet, kryesi dënohet me burgim prej tre (3) deri në pesë (5) vjet”. Vepra penale është kryer kur dokumentet ose lëndët për zgjedhje të cilat asgjësohen, dëmtohen ose fshehën që kanë të bëjnë me zgjedhjet dhe sipas (nenit 217 paragrafi 1 dhe 2 të KPRK-së) forma e kryerjes së kësaj vepre penale kryhet në atë formë: ” Kushdo që asgjëson, fsheh, dëmton apo merr fletën e votimit ose ndonjë tjetër send apo dokument lidhur me zgjedhjet ose referendumin, Në fund, të gjithë ata që kanë fituar të drejtën e daljes në zgjedhje, të votojnë për ata kandidatë të cilët më së miri do ti përfaqësojnë vlerat e tyre njerëzore sikurse që është nderi, shëndeti, miqësia dhe dija. Zgjedhjet të jenë të drejta duke votuar, sepse vota është personale, e barabartë, e lirë dhe e fshehtë. Dilni në votim. Vota e Juaj; formon, krijon dhe ndërton shtetin me tri shtyllat kryesore:Legjislativin, Ekzekutivin dhe Gjyqësorin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat