Zgjedhjet në Kosovë dhe rëndësia e tyre për Kosovën dhe për Shqipërinë

Opinione

Zgjedhjet në Kosovë dhe rëndësia e tyre për Kosovën dhe për Shqipërinë

Nga: Skënder Sadri Kapiti Më: 17 maj 2026 Në ora: 12:49
Skënder Sadri Kapiti

Me 7 Qersahor 2026 mbahen zgjedhjet e parakohshme në Kosovë,  dhe Kosova ka mbajtur shpesh zgjedhje të parakohshme.Zgjedhjet e shpeshta dhe të parakohshme mbahen kur ka krizë politike, por nga ana tjetër ato e shëndoshin demokracinë, pasi shërbejnë si  referendum popullor.

Ato ndërgjegjsojnë popullin dhe e aktivizojnë atë për pjesmarrje, për rritjet e pjesmarrjes në votim duke vlerësuar rëndësinë e vendimmarrjes plebishitare në zgjedhje për të dhënë zgjidhje.

Ato kur mbahen shpesh për të zgjidhur kriza, zgjedhjet e shpeshta dhe të jashtëzakonshme mundësojnë ndëshkimin e politikës , politikanëve dhe të partive politike, të atyre me rekorde papërgjegjshmërie dhe korrupsioni, tradhtie dhe të keqeverisjes dhe keqbërësve publik.

Zgjedhjet e shpeshta demokratike dhe të lira  i bëjnë dhe shërbejnë për Veting-un dhe pastrimin e politikës, duke i dhënë fshesën deputetëve dhe pushtetarëve injorantë, djallëzorë, spekulantë, mashtrues e sidomos atyre hajdutë dhe të korruptuar.

Zgjedhjet e shpeshta të lira dhe të pamanipuluara janë ilac për demokracinë.

Zgjedhje të tilla të lira dhe të pamanipuluara duhet të mbahen edhe në Shqipëri, pasi akoma në Shqipëri nuk janë mbajtur zgjedhje të ndershme dhe të pamanipuluara, gjë që ka mundësuar ciklimin dhe riciklimin e të njëjtës elite politike  korrupsioni, hajdutërie, papërgjegjshmëri dhe jollogaridhënëse para ligjit e populllit.Pra, këto zgjedhje në Kosovë kanë rëndësi edhe për Shqipërinë, pasi si Kosova dhe Shqipëria duhet të ndëshkojnë elitën dhe establishmentin e vjetër politik.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat