Fitorja nuk është vetëm një numër,ajo është momenti kur vullneti i qytetarëve shndërrohet në vetëdije historike.
Në frymën filozofike të Hegelit, çdo epokë e re lind nga përplasja ndërmjet asaj që po largohet dhe asaj që kërkon të vijë. Historia nuk ecën e qetë dhe pa sfida,ajo ndërtohet nga vendimet e njerëzve dhe nga guximi i tyre për të besuar se e ardhmja mund të jetë më e mirë.
Teksa Kosova po i afrohet zgjedhjeve të 07.06, numri 116 nuk paraqitet thjesht si një numër. Ai po merr kuptimin e një simboli shprese dhe të një pritjeje për ndryshim. Për shumë qytetarë, ai përfaqëson bindjen se politika mund të jetë instrument i zhvillimit, drejtësisë dhe i dinjitetit qytetar.
Në këtë kuptim, LVV nuk shihet vetëm si një subjekt politik, por si një ide që për shumë njerëz përfaqëson vazhdimësinë e një rruge drejt reformave dhe përgjegjësisë institucionale. Kur një popull zgjedh të besojë, ai nuk voton vetëm për emra dhe programe,ai voton për mënyrën se si e imagjinon të ardhmen e vet.
Gjatë viteve, jeta politike në Kosovë është përballur me tensione, kundërshtime dhe bllokada të shumta. Megjithatë, historia ka treguar se asnjë pengesë nuk është e përhershme. Kur vullneti qytetar bëhet i qartë, çdo bllokadë fillon gradualisht të humbasë fuqinë e saj. Ndoshta pikërisht zgjedhjet e 07.06 mund të shënojnë fillimin e një kapitulli të ri, ku energjia qytetare të jetë më e fortë sesa politika e bllokimit.
Siç do ta shihte Hegeli, liria fiton kuptim vetëm kur shndërrohet në veprim. Dhe ky veprim i takon qytetarëve.
116 nuk është vetëm numër, por një shpresë që pret të marrë formë në histori.