Albin Kurti... i keq edhe kur bën mirë...

Opinione

Albin Kurti... i keq edhe kur bën mirë...

Nga: Adriatik Riza Dosti Më: 23 maj 2026 Në ora: 23:20
Adriatik Riza Dosti

Të tërbuar pasi sa qenë vetë në krye të Kosovës nuk bënë pothuajse absolutisht asgjë për popullin e saj, përveçse e vodhën dhe e lanë vendin e popullin më të varfër të Evropës... Abdixhiku, Hasha, Isa, Dulla, Ramush, Hamza, Lushtaku, Kadri, Hykmete, Gana, Fatmirët e tash po shtoj edhe Vjosa (vetëm për çka po bën sot)... ia nisën me vjell helm, vrer e mllef edhe pse Kurti e qeveria e tij me vendimin e fundit po ndihmojnë popullin e tyre e jo veten e tyre, jo VV e as kënd tjetër.

“E gjetëm SHUMË të varfër Kosovën kur erdhëm në pushtet”, deklaroi pak ditë më parë publikisht Kurti... e tash fatkeqësisht jemi ende të varfër... po na lini pra të punojmë të gjithë së bashku e mos na pengoni e mos na bllokoni që ta kalojmë këtë situatë e ta çojmë Kosovën aty ku e meriton të jetë.

E di që mund të tingëllojë pak si politike dhe një lloj bonusi elektoral ajo çka Kurti e qeveria e tij bënë dje publike... por në fund të fundit është një vendim qeverie që sido që të jetë nesër... fiton apo humb Kurti e VV e tij... e mira i mbetet Kosovës e popullit të saj...

E kam fjalën për pensionin minimal 500 euro në muaj... për 500 euro në muaj për 6 muaj rresht për nënat lehona... për 100 euro plus në muaj për punëtorët privatë, për pensionistët, fëmijët e studentët.
Për uljen e tarifave në disa shërbime qytetare jetike etj. etj.

E di që nuk janë edhe aq shumë, sikurse jam koshient që edhe nuk e zhdukin dot as varfërinë momentale të Kosovës e të popullit të saj... e as nuk pasurojnë dot kënd.
Por diçka janë... të paktën nga asgjëja po... po... madje krahasuar edhe me “atdheun-mëmë” por edhe me disa vende të zhvilluara evropiane, diçka janë vërtet.

E nuk e di pse mu kujtua me këtë rast një fjalë e urtë popullore shqiptare që përdoret në kësi rastesh... “zbrit nga kali se të vrava... hip në kalë se të vrava”... kështu e ka gjetur edhe opozitën e sotme të Kosovës në marrëdhëniet e saj me Kurtin e qeverinë e tij...

Kjo farë opozite që mirë vetë s’bëri kurgjë për vendin e popullin e vet deri dje, veçse u pasurua e vodhi sa mundi... sot edhe ata që po duan të bëjnë diçka të mirë dhe brenda mundësive që kanë për vendin e popullin e tyre nuk po i lënë, po i pengojnë e bllokojnë dhe po u vënë gurë nën rrota.

Nejse... përgjigjen e gjithë kësaj poshtërsie që po bëni... e merrni më 8 qershor 2026... s’keni ç’bëni... ju ka zënë dhe do ta hiqni... ndaj duroni edhe 15 ditë... ok.

V.O. – Ju që me budallallëkun, injorancën dhe keqdashjen tuaj më akuzoni se unë po bëj propagandë për Albin Kurtin e VV-së dhe se për këtë ata më paguajnë...

Ju siguroj 100% dhe ju them publikisht se unë, Adriatik Riza Dosti, shqiptar për nga kombësia dhe shqiptaro-amerikan për nga shtetësia prej 25 vjetësh e kusur... jo vetëm që nuk paguhem prej askujt, por nuk përfitoj asnjë nga bonuset e mësipërme... sepse me punën dhe djersën time këtu ku jetoj e kam siguruar jetën time derisa të jem gjallë...

Ndaj ju jap të drejtën publikisht që të hetoni e të verifikoni ku të doni, kur të doni e si të doni... nëse aty në Kosovë, apo edhe në Tiranë, apo edhe këtu ku unë jetoj në SHBA... ok.

A.R.D.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat