Çështja e detit mes Shqipërisë dhe Greqisë po aktualizohet sërish këto ditë. Greqia nuk kishte prit kot deri më tash, por e kishte zgjedhur momentin e duhur.
Rama kohën e fundit po ballafaqohet me presionin e protestave nën akuzat mbi korrupsionin e qeverisë së tij si dhe afera Balluku, ku ai me çdo kusht po e mbron edhe nga SPAK, kurse tash e ka edhe problemin e fillimit të negociatave mbi pranimin e vendit në EU.
Që të dy rastet e presionit, në të cilin ndodhet Rama, Greqia i ka të njohura prandaj me plan, po i intensifikon bisedim tash për detin. Greqisë do ti përgjigjej, mbi çështjen e detit, edhe shkuarja në Gjykatën e Hagës në të cilën insiston Rama, po ajo nuk do të dëshironte të priste pa fund që ta fitoi procesin. Edhe Rama, jemi të bindur se fort mirë e din që Shqipëria do ta humbte gjyqin, duke e ditur se nga askush Shqipëria nuk do të merrte mbështetje. Ramës së paku i intereson të kishte mbulesë, kështu vendosi gjykata dhe ne duhet ta respektojmë vendimin e saj.
Po nuk iu bind Rama urdhrave dhe dëshirës së Greqisë, mbi uzurpimin e detit, do ta kushtëzonin me bllokimin e procesit në EU. Dhe po u bllokua procesi, atëherë Rama do të ndodhej nën presionin e brendshëm shkaku i korrupsionit të qeverisë së tij dhe marrja nën mbrojtje e të akuzuarës Balluku.
Këto janë disa nga faktet që do ta shtynin Ramën, detin t´ia dhuroi Greqisë për ta shpëtuar veten, nga akuzat dhe presioni i brendshëm dhe i jashtëm, nën të cilin ndodhet. Shtrohet pyetja, a do të mund ta shpëtonte Rama veten vërtetë, nëse e merr një veprim të tillë?
Nëse do të mendonte logjikisht, me këtë veprim ai do ta fundoste veten përgjithmonë, duke e ditur se askush nuk do ta shpëtonte nga përgjegjësia dhe përballja me ligjin. Ky hap i tij, do të ishte nënshkrimi i kapitullimit të përjetshëm.
Ia përkujtojmë Ramës se derisa me Vuçiqin hante, pinte e dëfreheshin, ushtronte presion të pa parë ndaj Kurtit dhe Kosovës, që ti përgjigjeshin kërkesave të Vuçiqit dhe personaliteteve pro serbe Lajcak dhe Borrellit, mbi Veriun e Kosovës. Ai shkoi aq larg, pa ia kërkuar askush, e hartoi Draft Statutin mbi Asociacionin e Veriut. Ndaj sjelljeve të tij prej diletanti shqiptarët e Kosovës, (përpos atyre nga Shqipëria) të Luginës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Diasporës e krahasonin me Esat Pashën, duke kërkuar që t´ia ndalojnë edhe hyrjen në Kosovë. Më turp se kaq nuk diej se si do të veprohej, ndaj një udhëheqësi shtetëror.
Rama në vend se të ngulte këmbë, ta përkrahte qëndrimin e Kosovës, njëkohësisht edhe të çështjes kombëtare, i cili ishte tërësisht i drejtë, ai kërkonte që Serbisë, (e cila shtrihet tërësisht në territoret shqiptare), që Serbisë ende ti bëheshin koncesione.
Tash ta shohim se si do ta zgjidh ai çështjen e detit, (kur dihet se këto çështje ishin të përfunduara) duke u nisur nga parimet e fqinjësisë së mirë dhe të ardhmes së përbashkët, si i preferonte Kosovës, që të falte territore, thua se pak kemi falur deri tash.