Debati mbi prioritetet e sistemit shëndetësor shqiptar ka marrë një dimension edhe më shqetësues në dritën e zhvillimeve të fundit.
Në një kohë kur shumë pacientë me sëmundje onkologjike, neurologjike, autoimune apo patologji të tjera të rënda vazhdojnë të përballen me mungesa barnash, me lista pritjeje, me pamundësi financiare për të siguruar terapi jetike ose me nevojën për t’i kërkuar ato jashtë vendit, vëmendja institucionale po orientohet edhe drejt politikave të tjera që krijojnë debat të fortë publik mbi rendin e prioriteteve.
Thelbi i shqetësimit nuk qëndron te ekzistenca e grupeve të ndryshme shoqërore, të cilat në një shtet demokratik gëzojnë të drejta dhe dinjitet të barabartë njerëzor.
Problemi lind kur qytetarët përballen me paradoksin e politikave shtetërore dhe krijojnë perceptimin se sistemi po tregohet më i gatshëm të financojë apo të organizojë shërbime të caktuara dytësore të estetikës, ndërsa njëkohësisht nuk arrin të garantojë trajtimin e plotë të sëmundjeve që kërcënojnë drejtpërdrejt jetën.
Kjo ngre një pyetje themelore etike: a mund të konsiderohet i drejtë një sistem që nuk arrin të mbulojë plotësisht nevojat bazë të pacientëve më vulnerabël, por ndërkohë zgjeron angazhimet e tij në fusha që nuk perceptohen nga shumica e qytetarëve si emergjenca të shëndetit publik?
Shëndetësia nuk është thjesht një sektor i zakonshëm i administratës publike, por pasqyra morale e një shteti serioz. Mënyra se si administrohen dhe shpërndahen fondet publike, si vendosen prioritetet dhe si mbrohen grupet më të dobëta të shoqërisë, tregon shumë më tepër për karakterin e një vendi sesa çdo deklaratë politike.
Në një kohë kur mijëra familje përballen me pamundësinë për të siguruar trajtime bazë mjekësore, kur pacientët presin me muaj për ekzaminime jetike, kur barnat shpesh janë barrë financiare e papërballueshme dhe kur emigracioni vazhdon të zbrazë qytetet e fshatrat, debati mbi përdorimin e burimeve publike merr një rëndësi të jashtëzakonshme.
Një shoqëri e drejtë nuk matet nga aftësia për të financuar çdo kërkesë që ngrihet në hapësirën publike, por nga aftësia për të dalluar nevojën urgjente nga dëshira, emergjencën nga preferenca, jetën nga luksi. Ky është thelbi i etikës së qeverisjes.
Nga pikëpamja sociale, Shqipëria po përjeton një transformim të dhimbshëm. Lindjet kanë rënë ndjeshëm, popullsia po tkurret frikshëm dhe mosha mesatare po rritet. Çdo vit që kalon sjell më pak fëmijë në shkolla, më pak të rinj në tregun e punës dhe më shumë të moshuar që kanë nevojë për kujdes. Kjo nuk është thjesht statistikë, por një sinjal alarmi për vetë vazhdimësinë e kombit.
Çdo fëmijë i lindur përfaqëson kapitalin njerëzor të së ardhmes. Çdo familje që arrin të krijohet dhe të rritet është një investim afatgjatë për zhvillimin e vendit.
Kur shteti nuk arrin të mbështesë çiftet që përballen me infertilitetin, kur kostot e trajtimeve bëhen të papërballueshme dhe kur barra financiare i detyron njerëzit të heqin dorë nga ëndrra e prindërimit, pasojat nuk janë vetëm individuale, por më së shumti ato prekin strukturën demografike dhe ekonomike të të gjithë shoqërisë.
Nga këndvështrimi psikologjik, njeriu ka nevojë për siguri, përkatësi dhe qëllim, për të kuptuar përse jeta duhet vazhduar dhe jetuar. Padyshim që familja mbetet institucioni më i rëndësishëm ku formohen këto ndjesi.
Pikërisht aty ndërtohet besimi, solidariteti dhe aftësia për të jetuar në komunitet. Kur familjet ndihen të pambështetura, pasiguria shndërrohet në ankth kolektiv dhe humbja e perspektivës kthehet në fenomen shoqëror.
Edhe antropologjia na mëson se çdo qytetërim ka mbijetuar falë aftësisë për të ruajtur ekuilibrin ndërmjet ndryshimit dhe vazhdimësisë.
Shoqëritë evoluojnë, por ato nuk mund të jetojnë pa rrënjë. Traditat, kujtesa kolektive, koncepti i familjes dhe përgjegjësia ndaj brezave të ardhshëm përbëjnë elementët që mbajnë të bashkuar një komunitet njerëzor.
Sfida më e madhe e kohës sonë nuk është mungesa e teknologjisë apo e informacionit, por mungesa e hierarkisë së vlerave.
Kur gjithçka paraqitet njësoj si e rëndësishme, në fund asgjë nuk mbetet vërtet e rëndësishme. Shoqëria ka nevojë të dijë cilat janë plagët që kërkojnë shërim të menjëhershëm dhe cilat janë debatet dhe programet që mund të presin në kohë.
Pikërisht në këtë kontekst, debati mbi prioritetet e sistemit shëndetësor shqiptar merr një dimension imperativ edhe më të ndjeshëm.
Në një kohë kur shumë pacientë me sëmundje onkologjike, neurologjike, autoimune apo patologji të tjera të rënda vazhdojnë të përballen me mungesa barnash, me lista pritjeje, me pamundësi financiare për të siguruar terapi jetike ose me nevojën për t’i kërkuar ato jashtë vendit, qytetarët pyesin me të drejtë se ku po orientohen burimet financiare, kapacitetet profesionale dhe energjitë e institucioneve publike.
Thelbi i shqetësimit nuk qëndron te ekzistenca e grupeve të ndryshme shoqërore, të cilat në një shtet demokratik gëzojnë të drejta dhe dinjitet të barabartë njerëzor.
Problemi lind kur me të drejtë krijohet perceptimi se sistemi po tregohet më i gatshëm të financojë apo të organizojë shërbime të caktuara, ndërsa njëkohësisht nuk arrin të garantojë trajtimin e plotë të sëmundjeve që kërcënojnë drejtpërdrejt jetën.
Kjo ngre edhe një pyetje themelore etike: a mund të konsiderohet i drejtë një sistem që nuk arrin të mbulojë plotësisht nevojat bazë të pacientëve më vulnerabël, por ndërkohë zgjeron angazhimet e tij në fusha që nuk perceptohen nga shumica e qytetarëve si emergjenca të shëndetit publik?
Nga pikëpamja morale, çdo euro e investuar në shëndetësi duhet të kalojë fillimisht në filtrin e nevojës jetike.
Kur shteti nuk arrin të sigurojë terapitë për të sëmurët rëndë, që nuk mbështet mjaftueshëm fëmijët me patologji kronike, që nuk garanton akses të barabartë në trajtime moderne dhe që nuk ndihmon çiftet që luftojnë me infertilitetin, rrezikon të krijojë ndjenjën e një padrejtësie të thellë sociale në masën më të madhe të shoqërisë.
Në aspektin psikologjik, kjo padrejtësi perceptohet nga qytetarët si braktisje. Familjet që përballen çdo ditë me vuajtjen, me kostot e barnave dhe me pasigurinë e së nesërmes, e kanë të vështirë të kuptojnë pse shteti nuk arrin të zgjidhë më parë problemet që prekin jetën dhe mbijetesën e tyre.
Në planin politik, çdo qeveri gjykohet jo vetëm nga ajo që bën, por edhe nga ajo që zgjedh të vendosë në krye të agjendës së saj.
Prandaj debati i sotëm nuk është thjesht debat mbi një kategori trajtimesh apo mbi një grup qytetarësh, por një debat mbi filozofinë e vetë shtetit social: kë vendos ai të mbrojë të parin, cilat plagë zgjedh të shërojë më parë dhe cilat nevoja i konsideron më urgjente.
Politika, në kuptimin e saj më fisnik, nuk është administrim i procedurave, por arti i zgjedhjes së prioriteteve.
Nga pikëpamja morale, çdo euro e investuar në shëndetësi duhet të kalojë fillimisht në filtrin e nevojës jetike.
Kur shteti nuk arrin të sigurojë terapitë për të sëmurët rëndë, që nuk mbështet mjaftueshëm fëmijët me patologji kronike, që nuk garanton akses të barabartë në trajtime moderne dhe që nuk ndihmon çiftet që luftojnë me infertilitetin, rrezikon të krijojë ndjenjën e një padrejtësie dhe revolte të thellë sociale.
Një shtet i përgjegjshëm duhet të ketë kurajën të pyesë vazhdimisht: a po investojmë aty ku duhet, atje ku vuajtja është më e madhe? A po mbrojmë ata që kanë më shumë nevojë? A po ndërtojmë kushte për jetën, familjen dhe të ardhmen?
Një shoqëri humane nuk matet vetëm nga mënyra si respekton të drejtat individuale, por edhe nga aftësia për të mos harruar ata që luftojnë për jetën.
Pikërisht aty fillon dhe mbaron testi më i rëndësishëm i çdo sistemi shëndetësor: te pacienti që pret ilaçin, te fëmija që pret trajtimin, te familja që pret shpresën për rinisjen e jetës në normalitet.
Në fund, çështja nuk është vetëm financiare dhe as vetëm ideologjike, por çështje vizioni. Nëse një komb dëshiron të ketë të ardhme duhet që vetë shteti të vendosë në qendër të vëmendjes jetën, shëndetin, familjen, fëmijët dhe dinjitetin e njeriut, sepse kur këto bëhen prioritet, çdo politikë tjetër gjen vendin e saj të natyrshëm. Kur ato harrohen, edhe institucionet më moderne humbasin kuptimin e tyre.
Shëndetësia nuk duhet të jetë arena ku përplasen ideologjitë, por tempulli i shenjtë ku mbrohet jeta, ku lehtësohet vuajtja dhe ku qytetari ndien se shteti është pranë tij në momentet më të vështira. Vetëm atëherë mund të themi se kemi një sistem shëndetësor koheziv që i shërben me të vërtetë jetës së NJERIUT…