Prej 3 ditësh në Shqipëri rinia patriotike shqiptare proteston kundër politikës së tranzicionit, e cila montoi regjimin antipublik e të tradhëtisë, të krimit të korrupsionit.
Kjo protestë është një lëvizje kundër politikës së vjetër për clirimin e Shqipërisë nga hajdutët dhe tradhëtarët të cilët kanë nxjerr në ankand trojet shqiptare dhe interesat kombëtare.
Këto protesta janë shëmbulli më i mirë në historinë e shtetit shqiptar të qytetarisë, demokracisë dhe të patriotizmit shqiptar.Kjo protestë , më vjen shumë mirë edhe për faktin se një levizje të tillë patriotike që pashmangshmërisht do të vinte në Shqipëri e kam parashikuar në Librin me titull “TRIUMFI I KOMBIT” në kapitullin “VIZIONI PËR NJË POLITIKË TË RE”, botuar në Prishtinë në vitin 2012.
Vota për t’ia besuar qeverisjen përsëri Kurtit në Kosovë me 7 Qershor 2026 dhe largimi nga pushteti i Edi Ramës në Shqipëri mundësojnë fitoren kombëtare gjithshqiptare:fitoren mbi korrupsionin, krimin, tradhtinë dhe hajdutërinë, triumfin e dinjitetit dhe të krenarisë kombëtare.Largimi Ramës nga pushteti në Shqipëri do të ishte ndihmë e madhe e Shqipërisë për Kosovën , sepse Shqipëria do të fliste dhe do t’a mbështeëste Kosovën ashtu sic duhet dhe për cfarë ka nevojë shteti i Kosovës për popullin dhe shtetin vëlla të Shqipërisë.
Protesta e rinisë patriotike shqiptare po zgjojnë dhe po japin ndërgjegjsimin dhe kushtrimin për zgjimin kombëtar në Shqipëri.